Rreth orës 09:00 të mëngjesit, në Krumë ka ndodhur një incident i rëndë pas dyshimeve për shpërthimin e një bombole gazi në depon e banesës së një shtetaseje.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetases Sh. D., e cila ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Përveç dëmtimit të banorës, nga shpërthimi janë shkaktuar edhe dëme materiale në banesë si dhe në një objekt tjetër në afërsi të saj.