Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Shkodra me bilancë tronditës! Nga janari në shtator 6 at*ntate me a*më zjarri, 7 të vd*kur dhe 2 të pIagosur

September 9, 2025
in Të Fundit
36
VIEWS

6 atentate me armë zjarri, 7 persona të vdekur dhe 2 të plagosur, ky është bilanci i ngjarjeve kriminale që kanë tronditur Shkodrën e rrethinat e saj nga janari e deri në shtator të këtij viti.

Nga vrasje për çështje nderi, tek ato për motive pronësie, hasmëri të vjetra e larje hesapesh nga grupet kriminale, Shkodra nuk po gjen qetësi.
Më 4 janar 2025 në orët e para të mëngjesit u gjet i vrarë me armë zjarri në automjetin e tij në Dragoç të Postribës 33-vjeçari Ramazan Mataj. I riu u gjet pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili njoftoi policinë, ndërsa familjarët deklaruan se në dijeninë e tyre 33-vjeçari nuk ka pasur konflikte me askënd.

Pak ditë më pas, policia ra në gjurmët e autorëve, duke arrestuar dy vëllezër Arjon dhe Klisman Hasaj. 29-vjeçari Arjon Hasaj pranoi autorësinë e krimit, ku në dëshminë e tij përpara togave të zeza tha se e vrau 33-vjeçarin Ramazan Mataj sepse kishte një lidhje intime me motrën e tyre dhe në 6 vitet e fundit i kishte prishur asaj 2 martesa. 23-vjeçari Klisman Hasaj u arrestua si përkrahës i autorit të krimit sepse pas ngjarjes ndihmoi të vëllanë të fshihte armën e krimit.

Më 28 shkurt 2025 rreth orës 14:50 u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij, 20-vjeçari Pavlin Preka. 20-vjeçari u gjet nga xhaxhai i tij pa shenja jete, ndërsa grupi hetimor ngriti dyshimet se i riu ishte vrarë disa ditë përpara se të gjendej nga të afërmit. Pavlin Preka jetonte me babanë dhe vëllanë mes Dukagjinit dhe fshatit Guci e Re, ndërsa vrasja ka mbetur pa autor.

TëFundit

Shtatëzënë në Ferma Vip? Alba Pollozhani e thotë të vërtetën me gojën e saj

Shtatëzënë në Ferma Vip? Alba Pollozhani e thotë të vërtetën me gojën e saj

September 9, 2025
Meritoni u harrua, Ilnisa Agolli nis një romancë të re dashurie?

Meritoni u harrua, Ilnisa Agolli nis një romancë të re dashurie?

September 9, 2025

Më 5 gusht 2025 në Paçram të Vaut të Dejës u ekzekutua me armë zjarri me silenciator 65-vjeçari Frrok Lleshaj. Pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet gjakmarrja. Frrok Lleshaj ishte në hasmëri me kushërinjtë e tij, si dhe me një shtetas nga Puka. Hasmëria brenda fisit Lleshaj nisi në vitin 1991, pas vrasjes së djalit të Frrok Lleshajt në Greqi në vitin 1991, vrasje për të cilën ai akuzonte kushëririn e tij. Nga kjo hasmëri janë shkaktuar 5 viktima, ku Frrok Lleshajt veç djalit i kanë vrarë edhe vëllanë. Gjithashtu i vrarë ka mbetur edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj dhe një shtetas nga Puka. Edhe kjo ngjarje vijon të mbetet pa autor.

Më 28 gusht 2025 në Abat të Postribës u vra me armë zjarri 61-vjeçari Pirro Prroni, ndërsa një ditë pas vrasjes u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës, bashkë me armën e krimit autori i dyshuar Ndoc Maçaj. Shkak për vrasjen e 61-vjeçarit Pirro Prroni janë bërë konfliktet për pronat me Ndoc Maçajn.

Më 4 shtator 2025 pasi doli nga ambientet e një lokali ku ndodhej me 2 miqtë e tij, u qëllua me breshëri plumbash 34-vjeçari Kristian Kola. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se i riu është ekzekutuar nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk ka precedentë të mëparshëm kriminal. Familjarët kanë deklaruar se Kristian Kola nuk pa pasur konflikte me askënd dhe kërkojnë nga autoritetet identifikimin e vrasësit edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më 8 shtator 2025 në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës mbetën të vrarë pas një sulmi me armë Armando Pali, Liridon Kraja alias Lusha, si dhe u plagosën Erogen Vaso alias Bajroviç dhe Meri Kacerri kamerierja që po shërbente në këtë subjekt.

Pak pas vrasjes policia kapi dhe arrestoi autorin Ragip Gila, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja me një motor. Autori Ragip Gila në dëshminë e parë tha se shënjestër e sulmit të tij ishte Erogen Vaso alias Bajroviç, ndërsa ky i fundit mohon të ketë lidhje me grupet kriminale. Grupi hetimor ka dyshime se autori i masakrës Rakip Gila, që dyshohet si një nga ushtaret e grupit kriminal te drejtuar nga Lulzim Kulla, mund të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e 34-vjecarit Kristian Kola.

Tags: atentatjanarshkoderShtatorte fundit

Related Posts

Shtatëzënë në Ferma Vip? Alba Pollozhani e thotë të vërtetën me gojën e saj
Të Fundit

Shtatëzënë në Ferma Vip? Alba Pollozhani e thotë të vërtetën me gojën e saj

September 9, 2025

Ish-fermerja Alba Pollozhani zbuloi më shumë detaje për eksperiencën në Ferma VIP. E ftuar në një studio televizive Pollozhani mohoi...

Read moreDetails
Meritoni u harrua, Ilnisa Agolli nis një romancë të re dashurie?
Të Fundit

Meritoni u harrua, Ilnisa Agolli nis një romancë të re dashurie?

September 9, 2025

Ilnisa Agolli ka tërhequr vëmendjen me një postim të ri në rrjetet sociale, ku shfaqet me një buqetë me lule...

Read moreDetails
Ngjarje tronditëse! Digjet e gjallë bashkëshortja e ish-kryeministrit (Detaje)
Të Fundit

Ngjarje tronditëse! Digjet e gjallë bashkëshortja e ish-kryeministrit (Detaje)

September 9, 2025

Rajyalaxmi Chatrakar, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Nepalit, Jhala Nath Khanal, ka humbur jetën pasi protestuesit i vunë flakën shtëpisë ku...

Read moreDetails
E Mërkura sjellë kthesën e papritur të motit? Ja cfarë parashikohet për nesër
Të Fundit

E Mërkura sjellë kthesën e papritur të motit? Ja cfarë parashikohet për nesër

September 9, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare,...

Read moreDetails
E rëndë në vend! Makina përpIas fëmijën 4 vjecar, raportohet për…
Të Fundit

E rëndë në vend! Makina përpIas fëmijën 4 vjecar, raportohet për…

September 9, 2025

Një fëmijë është përplasur nga një makinë në Fier, duke mbetur i plagosur. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin...

Read moreDetails
Ish gruaja e Erion Isait flet pas divorcit ‘Dy shtëpi, më mirë se një shtëpi e stresuar. Unë kam gjetur partnerin…’
Të Fundit

Ish gruaja e Erion Isait flet pas divorcit ‘Dy shtëpi, më mirë se një shtëpi e stresuar. Unë kam gjetur partnerin…’

September 9, 2025

Ish-bashkshortja e aktorit të humorit Erion Isai, Ajlin Petrela ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit në MCN, ku...

Read moreDetails
Dalin detaje, zbulohet qeveria e re e kryeministrit Rama!
Të Fundit

Dalin detaje, zbulohet qeveria e re e kryeministrit Rama!

September 9, 2025

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ka paralajmëruar, ditën e enjte, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 11...

Read moreDetails
‘Bëhet fjalë për një motiv shumë të rëndë…’ Dalin detaje, ja cfarë thuhet për vr*sjen e Kristian Kolës
Të Fundit

‘Bëhet fjalë për një motiv shumë të rëndë…’ Dalin detaje, ja cfarë thuhet për vr*sjen e Kristian Kolës

September 9, 2025

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku foli për...

Read moreDetails
G Bani-t nuk i del e keqja me produksionin e BBV ‘Bënë show të shëmtuar në shpinën time…’
Të Fundit

G Bani-t nuk i del e keqja me produksionin e BBV ‘Bënë show të shëmtuar në shpinën time…’

September 9, 2025

Reperi G-Bani, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, ka reaguar ashpër ndaj produksionit të spektaklit disa muaj pas përfundimit...

Read moreDetails
Nuk arriti t’ia dilte dot! U aksidentua me makinë, humb jetën i riu në spital
Të Fundit

Nuk arriti t’ia dilte dot! U aksidentua me makinë, humb jetën i riu në spital

September 9, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e 7 shtatorit në fshatin Zdrajsh të Librazhdit ku i lënduar mbeti shoferi...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.