Rozana Radi së fundmi ka pasur një debat të ashpër me Livia Brungën, por edhe me të tjerët në shtëpi.

Ajo shpërtheu në lot pas kësaj duke thënë se e ka mbrojtur gjithnjë atë dhe nuk e ka lënë për asnjë moment vetëm.
Derisa po qëndronte në oborr, këngëtarja e njohur shpërthen me lot, gjersa thekson se nuk po e do askush.
Madje, artistja e njohur tha se këtë po e bëjnë që të dal jashtë nga shtëpia e Big Brother.
“Duan që unë të dal jasht”, u shpreh ajo derisa afër po i qëndronte Kelly dhe Rizarta.
Ky moment u komentua tejet shumë edhe në rrjete sociale, ku disa u shprehën që Rozana e ka mbrojtur nga fillimi, edhe pse Livia nuk ia kishte kërkuar.
E në anën tjetër kjo mund të jetë një faktorizim për atë meqë ndodhet në një televotim kokë me kokë me Loredanën. /Telegrafi/