Menaxheri i Gjestit, ka reaguar përmes një mesazhi në “Big Brother Vip Fun Club”, duke sqaruar disa spekulime që kanë qarkulluar në rrjet dhe në media lidhur me jetën e tij private.
Ai thekson se Gjesti nuk ka qenë kurrë i martuar dhe as nuk ka bashkëjetuar me dikë, ndryshe nga çfarë është aluduar në media.
Sipas menaxherit, artisti ka pasur një lidhje të gjatë me një vajzë, e cila është përfolur shpesh në rrjet, por marrëdhënia e tyre ka përfunduar prej kohësh dhe ai nuk ka më kontakte me të.
“Gjesti është një djalë me norma dhe vlera që dëshiron t’i marrë gjërat shtruar për të qenë i sigurt dhe për të mos lënduar askënd,” thuhet në reagimin e menaxherit.
Në fund, ai thekson se vetëm Gjesti di çfarë ka në zemër dhe se, nëse lumturia e tij është Egli, ai do të jetë ndër të parët që do ta mbështesë, ashtu si edhe familja e tij.