Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home Këshilla Shëndeti

Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni qe te…

December 16, 2024
in Këshilla Shëndeti
12
VIEWS

Sindroma e zorrës së irrituar, simptomat, shkaktarët dhe trajtimi natyral

Ylli Merja, Zorra

 

Vitet e fundit gjithnjë e më shumë kemi dëgjuar të flitet se zorra është ‘truri ynë i dytë’, dhe në fakt jo më kot, pasi shumë studime kanë treguar rëndësinë e këtij organi, si sistemi kyç qendror i organizmit tonë.

Jeta sedentare, stresi i shtuar, ushqimet e pashëndetshme apo bakteret e parazitët, na bëjnë që të kemi një mosfunksionim të mirë të aparatit tretës dhe të mirëfunksionimit të zorrëve.

TëFundit

Ylli Merja

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025
Ylli Merja

Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

May 21, 2025

Ndaj në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në ‘Bima dhe Shëndeti’ ndalemi në një një nga problematikat e zorrëve, siç është sindroma e zorrës së irrituar.

Çfarë është zorra e irritueshme, çfarë e shkakton atë dhe cilat janë simptomat tipike të kësaj problematike shëndetësore?

Sa zgjat sindroma e zorrës së irrituar, cilat zakone apo ushqime e nxisin atë? Ashtu dhe si çdo problematikë shëndetësore edhe sindroma e zorrës së irrituar ndikon shumë në cilësinë e jetës së përditshme, ndaj nuk duhet neglizhuar.

“Në sindromën e zorrës së irrituar, zorra sillet si e sëmurë, por në fakt nuk është e sëmurë, pra nuk ka dëmtim, por çrregullim funksioni” thekson Merja në fillim të bisedës. Çrregullimi i funksionit të zorrëve do të na japë shenjat e para pas disa ditësh, ku shenja e parë është dhimbja e barkut e cila shoqërohet me spazma, të prera barku apo ngërçe. Shenja e dytë është fryrja e barkut, distendim, kërcitje zorrësh. Më pas kemi shenja të tjera si dhimbje që çlirohen pas defekimit, gazra, zbrazje jo e plotë e zorrës, kapsllëk ose diare.

Shkaktarët e mosfunksionimit të mirë të zorrëve, pra sindromës të zorrës së irrituar sipas specialistit Merja janë: parazitët në zorrë, myku në zorrë, medikamentet e shumta që prishin florën bakteriale, dieta dhe intoleranca ushqimore, çrregullimet në orarin e të ushqyerit, jeta sedentare, çrregullimet hormonale, sidomos gjatë ciklit menstrual.

“Dieta ushqimore ka një rol shumë të rëndësishëm në drejtim të sindromës së zorrës së irrituar. por po kaq rëndësi ka dhe gjendja jonë shpirtërore. Stresi, faktorët emocionalë dëmtojnë florën e mirë bakteriale, pasi në muskulaturën e traktit tretës janë 100 milion qeliza nervore që komandojnë peristaltikën. Pra stresi është i lidhur direkt me funksionin e zorrës së trashë” thekson specialisti Merja.

Për të qetësuar zorrën e trashë, bari i majasëllit është shumë i mirë. Tek ky çaj me bar majasëlli shtojmë mëllagë dhe pak shegë. Në rastet e dhimbjeve të barkut çaji i kamomilit apo çaji i luleve të shtogut si dhe nenexhiku janë shumë qetësuese. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thekson se zorra e irrituar nuk është një sëmundje, prandaj dhe quhet sindromë, ndaj dhe trajtimi alternativ ndahet sipas simptomave kyçe të kësaj problematike.

Në raste diareje:

– Konsumoni një ftua të pjekur të lyer me mjaltë dhe rigon (1 ose 2 herë gjithsej)
– Heqim qumështin dhe bishtajoret nga përdorimi
– Konsumoni supë pule ku shtoni mendër dhe trumëz ose rigon
– Pini një gotë çaj aronia ose boronicë në ditë
– Në 2,5 litra ujë zieni 2 minuta një paketë çaj Kolimer dhe 3 lugë gjelle çaj Kandimer. Pini 3 x 1 gotë në ditë para buke
– Ekstrakt balsamik, pini 2×1 lugë çaji në ditë para bukе
Në raste kapsllëku:

– Pini vaj liri 2×1 lugë çaji në ditë para buke
– Në 2.5 litra ujë zieni 2 minuta një pako çaj Kolimer (ose 7-8 lugë gjelle) dhe nga një lugë gjelle drunakuq, finok dhe ake. Pini 3 x 1 gotë në ditë para buke
– Konsumoni fibra gjatë ditës, musli, etj
– Në të dy rastet kur ka parazitë shtoni në mëngjesin tuaj një lugë çaji shege dhe një lugë supe fara kungulli
– Konsumoni bukë të thekur, mundësisht pak të djegur si karbon
– Konsumoni në mëngjes dy thelpinj hudhra
Në rastet e dhimbjeve të barkut te fëmijët:

– Çaj kamomili apo çaj me lule shtogu si dhe nenexhiku janë shumë qetësuese.
– Në 250 ml ujë zieni 2 minuta një lugë gjelle mendër dhe një lugë finok, ky çaj pihet gjatë ditës
– Vaj basani ose liri, pihet ose hidhet në gjellë 2×1 lugë kafe në ditë
Në fund të bisedës Merja thekson se është shumë i rëndësishëm regjimi ushqimor dhe ngrënia me orare. Për personat që i kanë zorrët më të ndjeshme kujdes duhet të kenë në konsumimin e fasuleve dhe thjerrëzave, duke i vendosur në ujë të ngrohtë për disa orë dhe më pas t’i ziejnë dhe gatuajnë. Ndërsa kur kemi fryrje zorrësh një zgjidhje efikase është dhe konsumimi i ujit të ngrohtë me 1 lugë sodë buke, e cila do të rregullojë aciditetin e stomakut dhe do të ndihmojë në drejtim të gazrave dhe fryrjeve të zorrëve./Shqiptarja.com

Tags: Ylli MerjaZorra

Related Posts

Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025

Aguliçja, lulja që lulëzon në pranverë dhe shëron gjithë vitin Aguliçja është një nga bimët më të fuqishme që na...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

May 21, 2025

Ënjtja e këmbëve, shkaqet më të zakonshme dhe trajtimi natyral Ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset shpesh në...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

May 21, 2025

Propolisi, thesari i shëndetit, përdorimet e tij dhe vlerat në shëndetin tonë Në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV me...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve, Ylli Merja: Ky eshte trajtimi me i mire me…

May 21, 2025

Kapsllëku kronik tek të moshuarit, çfarë i lehtëson nga natyra? / Ja trajtimi më i thjeshtë natyral nga Ylli Merja...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me…

May 21, 2025

Çfarë tregon mpirja e duarve për shëndetin dhe si ta shërojmë me dy veprime të thjeshta. Të paktën një herë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Thundërmushka, magjia e shërimit / Ja si ta përdorni për këto sëmundje, Ylli Merja: Ilaç natyral për…

May 21, 2025

Thundërmushka, bima me emrin e veçantë dhe me veti shëruese kundër kollës, problemeve me mushkëritë, por dhe shumë problematika të...

Read moreDetails
Ylli Merja, Koliti
Këshilla Shëndeti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 % / Ja kura dhe receta ideale qe do tju…

May 21, 2025

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë...

Read moreDetails
Këshilla Shëndeti

Mos e injoroni këtë, çfarë tregojnë për shëndetin tuaj shenjat në këmbë kur hiqni çorapet

April 11, 2025

Nëse kjo ka ndodhur një ose dy herë, ka mundësi që buza e këpucëve   të jetë shumë e ngushtë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

March 16, 2025

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good...

Read moreDetails
Ylli Merja, Fara e Zeze
Këshilla Shëndeti

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

March 16, 2025

Mjeku Ylli Merja shpjegoi efektet të vajit të farës së zezë. I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.