Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në Gramsh ditën e sotme, pasi është zënë poshtë nga një masiv dheu.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol, ku gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin me iniciale H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i fadromës, shtetasi me iniciale S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat.
Gramsh/Informacion paraprak
Në fshatin Tervol, dyshohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.