Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Për t’u duartrokitur! Shkodrani hero në Londër, shpëton vajzën 7 vjeçare nga mb*tja!

May 23, 2025
in Të Fundit
828
VIEWS

Himset Smakaj, një 65 vjeçar me origjinë nga Shkodra dhe me banim në Londër, është kthyer në personazhin e ditës në Angli. Ai është hedhur në një pjesë të rrezikshme të lumit Tamiz në Londrën Lindore, kur ka parë se një vajzë 7 vjeçare po mbytej.

Shkodrani dhe gruaja e tij kishin qenë duke ecur në Parkun “Thames Barrier” pas një vizite për pazar pranë shtëpisë së tyre në Newham kur ai vuri re vajzën të ulur në një nga kangjellat metalike pranë lumit.

Teksa i kalonin pranë, ajo u hodh në ujë disa metra më tej dhe Hismeti menjëherë është zhveshur dhe është hedhur në lumë, duke e ndjekur pas.

TëFundit

E PAPRITUR: Ish banorja e BBVA i zë kolltukun e opinionistit në BBVA5 Arbër Hajdarit?

E PAPRITUR: Ish banorja e BBVA i zë kolltukun e opinionistit në BBVA5 Arbër Hajdarit?

October 30, 2025
Cudira shqiptare: Polici i dehur përplas një makinë, nje grua…

Cudira shqiptare: Polici i dehur përplas një makinë, nje grua…

October 30, 2025

“Kur po ecnin nëpër park, babai im pa këtë vajzë të vogël duke u ngjitur në gardh përpara se të ulej mbi të dhe të shikonte lumin. Ai u ndal dhe pa vajzën për t’u siguruar që ishte mirë. Kur ai bëri rreth tre ose katër hapa, ajo u hodh brenda. Ajo po mbytej. Babai im as nuk mendoi, hoqi tutat sportive dhe u fut në ujë”, ka treguar djali i tij, Euklid Smakaj për mediat britanike.

Hismeti ka notuar për rreth pesë metra, mezi i shihte flokët vajzës sepse po fundosej, niveli i ujit ishte shumë i lartë por ai arriti ta kapte 7 vjeçaren. Ai e çoi vajzën te kollona e bregut të lumit, kapi një copë metali që varej nga muri dhe qëndroi pa saj.

Një turmë e madhe u mblodh pranë lumit ndërsa drama zhvillohej rreth orës 5:30 të pasdites së të shtunës, më 17 maj.

Ajo i thoshte “më lër të shkoj” dhe bërtiste, ka treguar djali i 65 vjeçarit nga Shkodra, ndërsa bashkëshortja bërtiste “ndihmë, ndihmë” sepse nuk mund ta shihte se ku ndodhej Hismeti. Ai mbeti i bllokuar me vajzën për disa minuta dhe turma i hodhi një komerdare shpëtimi, por litari u këput.

“Ishin mbledhur rreth 200 njerëz së bashku me policinë, ambulancën dhe zjarrfikësit. Të gjithë duartrokisnin dhe thoshin se babai im është hero. Një burrë rreth moshës së babait tim i shtrëngoi dorën dhe i tha faleminderit, po mendojmë se ishte babai i vajzës. Vajza u trajtua në ambulancë dhe më pas ekipi tha se ajo ishte autike”, ka thënë Euklid Smakaj për Metro.

36 vjeçari shkodran është një oficer sigurie nga Essex dhe i ka thënë medias britanike se babai i tij reagoi instinktivisht në një vend të rrezikshëm në lumë ku ka rryma të forta, duke mos menduar fare për sigurinë e tij.

“Në fillim, mamaja ime mendoi se edhe ai ishte mbytur. Ai është një notar shumë i mirë dhe ka vetëbesim, pasi në vendin e tij në Shqipëri shpëtoi dy ushtarë nga mbytja. Por ajo që bëri nuk ishte e lehtë, atij nuk i interesonte aspak edhe nëse do të vdiste duke shpëtuar vajzën”, ka treguar Euklidi.

Uji në Barrierën e Tamizit konsiderohet i rrezikshëm për shkak të baticave të fuqishme, vorbullave dhe rrjedhave nënujore, ujit të ftohtë dhe shkarkimeve të ujërave të zeza. Vetë Hismeti ka shpjeguar sesi veproi instinktivisht për të shpëtuar 7 vjeçaren.

“Kam fëmijë dhe nipër e mbesa, kështu që në momentin që pashë vajzën e dija se duhej të veproja. Isha i përgatitur të bëja gjithçka që duhej për ta nxjerrë nga uji”, është shprehur 65 vjeçari nga Shkodra për median britanike.

Tags: Hismet Smakajlonder

Related Posts

E PAPRITUR: Ish banorja e BBVA i zë kolltukun e opinionistit në BBVA5 Arbër Hajdarit?
Të Fundit

E PAPRITUR: Ish banorja e BBVA i zë kolltukun e opinionistit në BBVA5 Arbër Hajdarit?

October 30, 2025

Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka ndezur rrjetet sociale me një postim të vetëm. Ditën...

Read moreDetails
Cudira shqiptare: Polici i dehur përplas një makinë, nje grua…
Të Fundit

Cudira shqiptare: Polici i dehur përplas një makinë, nje grua…

October 30, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.Q., me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë...

Read moreDetails
Cfarë trishtimi! Klubi i DINAMOS jep lajmin e dhimbshem, për futbollistin e Kombëtares!
Të Fundit

Cfarë trishtimi! Klubi i DINAMOS jep lajmin e dhimbshem, për futbollistin e Kombëtares!

October 30, 2025

Nasër Aliji po kalon një moment të vështirë, ndërsa Dinamo ka njoftuar se nëna e tij ka ndërruar jetë. Vetë...

Read moreDetails
‘Muaj me energji të vecantë…’ Meri Gjini paralajmëron fuqishëm ‘Ditë katastrofike i pret këto shenja…’
Të Fundit

‘Muaj me energji të vecantë…’ Meri Gjini paralajmëron fuqishëm ‘Ditë katastrofike i pret këto shenja…’

October 30, 2025

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin nëntor në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e...

Read moreDetails
Aksident i frikshëm! Makina ‘fluturon’ motorin në ajër, humb jetën një person!
Të Fundit

Aksident i frikshëm! Makina ‘fluturon’ motorin në ajër, humb jetën një person!

October 30, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Korçë. Sipas raportimeve, një automjet ka përplasur një...

Read moreDetails
Cfarë trishtimi! Mbyll sytë përgjithmonë djali i shkrimtarit të njohur shqiptar!
Të Fundit

Cfarë trishtimi! Mbyll sytë përgjithmonë djali i shkrimtarit të njohur shqiptar!

October 30, 2025

Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit tonë të shquar Fatos Kongoli, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Dorian Kongoli ishte...

Read moreDetails
Garë e fortë dhe ‘sherr’ mes Arbana Osmanit dhe Grida Dumës? Cfarë po ndodh mes moderatoreve
Të Fundit

Garë e fortë dhe ‘sherr’ mes Arbana Osmanit dhe Grida Dumës? Cfarë po ndodh mes moderatoreve

October 30, 2025

Këtë javë, rrjetet u ndezën nga një garë e heshtur por shumë e vërejtur mes dy prej grave më të...

Read moreDetails
Pamje dramatike! Ja momenti kur ‘Porschi’ LUKSOZ i merr jetën 17 vjecarit që sapo kishte lënë punën
Të Fundit

Pamje dramatike! Ja momenti kur ‘Porschi’ LUKSOZ i merr jetën 17 vjecarit që sapo kishte lënë punën

October 30, 2025

Pamjet që shihni tregojnë momentin dramatik nga aksidenti tragjik që i mori jetën 17-vjeçarit, Leandro Shametajt. Ngjarja ndodhi rreth orës...

Read moreDetails
Nëntori vjen B0MBASTIK për këto shenja! Ja cilat janë ditët më me fat të këtij muaji
Të Fundit

Nëntori vjen B0MBASTIK për këto shenja! Ja cilat janë ditët më me fat të këtij muaji

October 30, 2025

Muaji nëntor pritet të jetë një periudhë me fokus te ambicia, reflektimi dhe vendosmëria për të përfunduar vitin 2025 me...

Read moreDetails
TRONDITESE në vend! 48-vjeçari kryen marrëdhënie s*ksuale me një të mitur me dh*ne
Të Fundit

TRONDITESE në vend! 48-vjeçari kryen marrëdhënie s*ksuale me një të mitur me dh*ne

October 30, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një të miture....

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.