Ditën e djeshme, këngëtari Shpat Kasapi foli për herë të parë për lajmet për ndarjen nga gruaja e tij Selvija.
Këngëtari mohoi zërat për ndarje duke thënë vetëm se mes tyre ka krizë dhe asgjë më shumë.
Asnjë ndryshim nuk ka ndodhur në jetën personale dhe se si çdo çift tjetër, edhe ne kemi mosmarrëveshje të vogla.
“Nuk jemi ndarë. Si çdo çift kemi zënkat tona, por kjo është krejt normale,” theksoi ndër tjerash Shpati.
Dhe pa vonuar shumë një përgjigje erdhi nga Selvija. Përmes një postimi në InstaStory, Selvija u shpreh:
“Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e dikujt vetëm duke mos treguar anën e tuaj të historisë”?
Ky postim u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një mesazh i direkt për situatën me Shpatin, duke lënë të kuptohet se Selvija ka shumë më tepër për të thënë, por ka zgjedhur të heshtë për hir të reputacionit të dikujt tjetër – ndoshta pikërisht të partnerit të saj.