Pamjet që shihni tregojnë momentin dramatik nga aksidenti tragjik që i mori jetën 17-vjeçarit, Leandro Shametajt.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të 28 tetorit në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Mjeti tip Porsche ka marrë zvarrë motorin me të cilin lëvizte viktima, për disa metra, duke i shkaktuar atij plagë të rënda që i sollën vdekjen.
Ndërkohë, rezultoi se shoferi i mjetit ishte i dehur, gjë që e konfirmoi zyrtarisht edhe policia.
Kujtojmë se Shametaj punonte si kamerier në një lokal në qytetin bregdetar, ndërsa po kthehej nga puna me motor ku u përfshi në aksidentin që i mori jetën.












