Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Pa u menduar dy herë, mora frymë thellë dhe u zhyta”/ Historia e shqiptarit hero që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Greqi: Bëra atë që do të bënte çdo prind

June 12, 2025
in TvShow
0
VIEWS

Një akt trimërie që ka prekur zemrat e të gjithë opinionit publik grek dhe shqiptar

ka ardhur nga një emigrant shqiptar në Greqi. Levian Goga, 41-vjeçar nga Berati, shpëtoi dy fëmijë të mitur nga mbytja në lumin Arachthos, në zonën e Neokorit të Artës, duke rrezikuar jetën e tij.

“Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Unë jam i huaj, por jam qenie njerëzore,” tha ai për mediat greke, ndërsa qëndronte në radhën e urgjencës në spital, me këmbën e thyer nga përpjekja për të nxjerrë fëmijët nga uji i thellë dhe i turbullt.

TëFundit

Aksident i rëndë, plagoset rëndë një fëmijë që lëvizte me biçikletë (Detaje)

Aksident i rëndë, plagoset rëndë një fëmijë që lëvizte me biçikletë (Detaje)

July 29, 2025
Xheneta s’lë gjë pa thënë për Egli Takon: “Përdor gjithçka veç talentin” (Foto)

Xheneta s’lë gjë pa thënë për Egli Takon: “Përdor gjithçka veç talentin” (Foto)

July 29, 2025

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mesditë. Sipas dëshmisë së Gogës, ai ndodhej në një kafene kur dëgjoi një fëmijë që bërtiste për ndihmë, duke treguar se dy të mitur po mbyteshin në lumë. Pa hezituar asnjë çast, ai u nis me makinë drejt vendit të ngjarjes dhe, pasi nuk pa asgjë nga bregu, u fut në një varkë me banorë të tjerë dhe u zhyt në ujë.

“U zhyta rreth tetë metra thellë. E pashë fëmijën në fund të lumit, i palëvizshëm, i nxirë. E kapa me forcë dhe e nxora. Pastaj më thanë se kishte edhe një tjetër. U zhyta sërish, disa herë, derisa e gjeta. Edhe ai kishte gjak në gojë dhe hundë. U frikësova,” tregoi ai me zë të dridhur.

Levian Goga jeton prej 24 vitesh në Greqi. Ai mbërriti në moshën 17-vjeçare, fillimisht në Athinë, ku punoi çdo punë që i dilte përpara, me përkushtim dhe pa u ankuar. Prej pesë vitesh jeton në Arta me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Jeta e tij ka qenë modeste dhe larg vëmendjes publike – derisa guximi i tij e vendosi në qendër të saj.

“Njëri prej fëmijëve ishte në moshën e vajzës sime. Nuk mendoja për asgjë tjetër, vetëm për t’i shpëtuar. Bëra atë që do të bënte çdo prind,” tha ai, ndërsa kërkonte të kthehej në shtëpi për të qetësuar fëmijët e tij që, të shqetësuar, e prisnin me lot në sy.

Për komunitetin, Levian Goga është një hero i heshtur. Por për veten e tij, ai është vetëm një baba që rastësisht ndodhej aty dhe bëri atë që e ndjeu në shpirt.

“Shpresoj vetëm që ata të jetojnë. Të zgjohen. Të kenë jetën që u takon,” tha ai, pak para se të mbyllte telefonatën me gazetarin, ende duke pritur në urgjencë.

Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të rrezikshme të lumit Arachthos, ku uji krijon vorbulla të thella dhe rryma të forta. Banorët e zonës kanë denoncuar më herët mungesën e masave mbrojtëse, barrierave apo tabelave paralajmëruese – një neglizhencë që, sipas tyre, mund të kishte sjellë një tragjedi të madhe.

Related Posts

Aksident i rëndë, plagoset rëndë një fëmijë që lëvizte me biçikletë (Detaje)
TvShow

Aksident i rëndë, plagoset rëndë një fëmijë që lëvizte me biçikletë (Detaje)

July 29, 2025

Në aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Myltës në Lezhë. Një automjet tip ‘Ford’ ka përplasur një...

Read moreDetails
Xheneta s’lë gjë pa thënë për Egli Takon: “Përdor gjithçka veç talentin” (Foto)
TvShow

Xheneta s’lë gjë pa thënë për Egli Takon: “Përdor gjithçka veç talentin” (Foto)

July 29, 2025

Një reagim nga Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, pasi ajo duket se ka thumbuar publikisht Egli Takon....

Read moreDetails
E rëndë/ Një 33-vjeçar gjendet i mbytur në liqen, ngjarja trondit vendin
TvShow

E rëndë/ Një 33-vjeçar gjendet i mbytur në liqen, ngjarja trondit vendin

July 29, 2025

Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit nga Kosova, emigrant, i cili dyshohet se ka kapërcyer nga ura e liqenit të...

Read moreDetails
Gjendet në makinën e bashkëshortit, telefoni i gruas së zhdukur prej një jave
TvShow

Gjendet në makinën e bashkëshortit, telefoni i gruas së zhdukur prej një jave

July 29, 2025

Detaje të reja nga hetimet e zhdukjes së 48-vjeçares në Tropojë, e cila ka humbur kontaktet me familjen e saj,...

Read moreDetails
E rëndë në Fier! 30-vjeçari bashkë me dy adoleshentë kryejnë marr*dhënie me një vajzë të mitur…
TvShow

E rëndë në Fier! 30-vjeçari bashkë me dy adoleshentë kryejnë marr*dhënie me një vajzë të mitur…

July 29, 2025

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier, ku tre persona kanë abuzuar seksualisht me një vajzë të...

Read moreDetails
Çudit Neda Balluku: “E pyeta burrin nëse më ka tradhtuar dhe…”
TvShow

Çudit Neda Balluku: “E pyeta burrin nëse më ka tradhtuar dhe…”

July 29, 2025

Neda Balluku ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me gazetarin Ronaldo Sharka, ku ka ndarë...

Read moreDetails
E MARTË “TERSI” për këto tri shenja/ Ja çfarë thonë yjet
TvShow

E MARTË “TERSI” për këto tri shenja/ Ja çfarë thonë yjet

July 29, 2025

Dashi Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni ta shfrytëzoni sa më shumë çdo mundësi që do iu jepet për ta...

Read moreDetails
I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një burri, nuk dihet identiteti i tij
TvShow

I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një burri, nuk dihet identiteti i tij

July 28, 2025

Një trup i pajetë është gjetur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Ende nuk dihet identiteti i personit,...

Read moreDetails
I ndodh e prapritura pronarit që bëri për spital ish-policin në Vlorë (Foto)
TvShow

I ndodh e prapritura pronarit që bëri për spital ish-policin në Vlorë (Foto)

July 28, 2025

Vasil Bedinaj, pronari i rrjetit hotelier “Regina Group” në Vlorë, është kthyer në qendër të vëmendjes pas incidentit të ndodhur...

Read moreDetails
Ishte shpallur i zhdukur nga JOQ, Arbeni gjendet i vd*kur: E përplasi një makinë më 19 korrik…
TvShow

Ishte shpallur i zhdukur nga JOQ, Arbeni gjendet i vd*kur: E përplasi një makinë më 19 korrik…

July 28, 2025

Arben Byku, 55-vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej 27 qershorit, është gjetur i vdekur në morgun e...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.