Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq, të afërm dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit 19-vjeçarit shqiptar, Flavio Saraçi, që humbi jetën në banesë në rrethana dhe shkaqe ende të panjohura dhe që janë ende nën ekspertim mjeko-ligjor.
Ceremonia mortore është zhvilluar në vendin fqinj, në provincën e Pistoias, pasi prej vitesh familjarisht jetonte në Masotti, zona e Serravalle Pistoiese.
I riu është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët fundjavën e kaluar. Kur vëllai i tij hyri në dhomën e gjumit, e pa Flavio Saraçin të rrëzuar dhe të palëvizshëm dhe shkoi të shihte se çfarë po ndodhte. Ishte një tronditje e vërtetë atëherë kur kuptoi se vëllai i tij më i madh, një djalë i fortë dhe atletik, tani ishte i vdekur.
Tragjedia të premten, më 24 tetor, në Provincën e Pistoias. Vdekja e tij ishte aq e papritur, sa është aktualisht e pashpjegueshme për autoritetet. I riu merrej me sporte dhe nuk kishte probleme shëndetësore të shfaqura.

Këtë herë, dyshohet se një sëmundje fatale i mori jetën Flavio Saracit, duke lënë një familje në shok të plotë. Gjithçka ndodhi brenda pak minutash, rreth orës 6 të mbrëmjes.
Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë dhe i riu u dërgua me urgjencë në Spitalin San Jacopo, por mjekët mundën vetëm të konfirmonin se nuk kishte asgjë më shumë që mund të bënin për Flavion, duke i lënë prindërit e tij, të shkatërruar nga një tragjedi kaq e papritur dhe e madhe, në humnerën e dëshpërimit të tmerrshëm, informon media italiane.












