Gjatë kohës që Egli Tako ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 4”, një nga kritikuesit e saj më të zëshëm ishte gazetari Ronaldo Sharka.

Ai nuk hezitoi ta komentonte shpesh me tone kritike, si për mënyrën e saj të lojës, ashtu edhe për ndjenjat që shprehu ndaj Gjestit brenda shtëpisë.
Madje, një prej momenteve më të përfolura të kritikës së tij ishte kur Egli u largua për pak kohë nga spektakli dhe më pas u rikthye sërish si banore.
Gjatë asaj periudhe, ajo nisi të humbiste ndjekës në Instagram, dhe Ronaldo i dokumentonte publikisht këto ulje të ndjekësve në Instastory, duke bërë postime të njëpasnjëshme si: “Egli humbi 1000 ndjekës… sapo humbi edhe 1000 të tjerë… dhe tani 3000 më pak.”
Por ndonëse ai ishte ndër më të ashpërit në qëndrimet e tij, ditën e djeshme ka habitur ndjekësit me një kthesë të papritur.
Po në Instastory – aty ku dikur ironizonte Eglin – Ronaldo ka shpërndarë këngën e re të saj, “Jetë”, duke i dhënë asaj një mbështetje publike të qartë.