Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home Të Fundit

‘Një vit i shtrënguar financiarisht….’ Jorgo Pulla bënë PARASHIKIMIN për 2025 ‘Vit i ndryshimeve të mëdha, KUJDES! KUJDES! KUJDES!’

December 24, 2024
in Të Fundit
413
VIEWS

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim vjetor për të gjitha shenjat e zodiakut, për vitin 2025.

 

”Ky vit është shumë i rëndësishëm për të gjithë dhe do të ketë një ndikim shumë të madh në të gjithë shenjat, ndikim i cili do të vijojë deri në vitin 2027” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se viti 2025 sa i takon mundësive do të jetë viti i Virgjëreshës dhe i Peshqve.

TëFundit

Aksident me vd*kje, humb jetën 39 vjecari shqiptar në Itali!

May 27, 2025

Cfarë po ndodh me vipat shqaiptar dhe ChatGPT? Dagz bënë deklaratën e papritur ‘Eixhel e detyroi chatin ti kërkonte falje…’

May 27, 2025

”Këto dy shenja kanë vuajtur shumë, ndaj ky do të jetë viti i tyre i revanshit” shtoi Jorgo. Për Peshqit është mundësia më e mirë që të ndreqin shumë çështje të së shkuarës dhe të marrin më të mirat e këtij viti.

”Sa i takon të gjitha shenjave, mund të themi se 2025 do të jetë një vit disi i shtrënguar financiarisht.

Duhet të kemi vëmendje në ekonomi, por dhe në dashuri! Kujdes, kujdes, do të kemi shumë thashetheme, por jo gjithçka duhet të merret për bazë” paralajmëron astrologu Jorgo Pulla. Por çfarë thonë yjet më specifikisht për çdo shenjë të zodiakut për vitin 2025?

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim vjetor për të gjitha shenjat e zodiakut, për vitin 2025. ”Ky vit është shumë i rëndësishëm për të gjithë dhe do të ketë një ndikim shumë të madh në të gjithë shenjat, ndikim i cili do të vijojë deri në vitin 2027” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se viti 2025 sa i takon mundësive do të jetë viti i Virgjëreshës dhe i Peshqve. ”Këto dy shenja kanë vuajtur shumë, ndaj ky do të jetë viti i tyre i revanshit” shtoi Jorgo. Për Peshqit është mundësia më e mirë që të ndreqin shumë çështje të së shkuarës dhe të marrin më të mirat e këtij viti.”Sa i takon të gjitha shenjave, mund të themi se 2025 do të jetë një vit disi i shtrënguar financiarisht. Duhet të kemi vëmendje në ekonomi, por dhe në dashuri! Kujdes, kujdes, do të kemi shumë thashetheme, por jo gjithçka duhet të merret për bazë” paralajmëron astrologu Jorgo Pulla. Por çfarë thonë yjet më specifikisht për çdo shenjë të zodiakut për vitin 2025?

Demi

10-të ditëshi i parë i Demit do të ketë një vit me transformim rrënjësor. Do të ketë rindërtime dhe themele të forta për të ardhmen për Demin. Po përgatiteni për gjëra të rëndësishme dhe të forta! Një padrejtësi që ju është bërë, tani në vitin 2025 do të ndreqet dhe do të fitoni të drejtën tuaj. Për të gjitha sakrificat që keni bërë, do të vlerësoheni pikërisht tani. Do të jetë një vit me favorizime dhe kontrata të reja, favorizime në punë, në dashuri dhe karrierë, si dhe udhëtime të largëta apo plotësime dokumentacioni. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, një lidhje problematike që keni patur, duket se zgjidhet pikërisht tani. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë, do të ketë çështje të mëdha që kanë lidhje me rinovim kontratash, apo me blerjen e një mjeti apo pasurie të paluajtshme. Keni mundësi për të vënë pikat mbi “i” për stabilizimin dhe konkretizimin e një lidhje afatgjatë në martesë. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, kanë një mundësi shumë të mirë për punën e tyre nga Janari deri në fund të Marsit. Do të bëni një shitje apo blerje për investim, e cila do jetë me shumë leverdi. Evitoni të dëgjoni çfarë thotë bota, por dëgjoni çfarë thoni ju brenda vetes tuaj!

Binjakët

10-të ditëshi i parë i Binjakëve do të ketë një vit ndryshimesh të guximshme. Një vit shumë i rëndësishëm për punën dhe karrierën pritet të jetë 2025. Do të keni mundësinë për të zgjidhur shumë çështje problematike. Në lidhje me financat është shumë e rëndësishme periudha 10-24 Korrik dhe 13-24 Shtator, koha më ideale për Binjakët. Në anën shpirtërore, të palidhurit kanë mundësitë më të mira. Të gjithë ata që i takojnë 10-të ditëshit të dytë të Binjakëve, edhe pse kanë patur një vit disi të vështirë, i kanë dhënë provat që ia dalin më së miri. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, do kenë shumë mundësi, por duhet të kenë kujdes në çështjet e dashurisë. Gjithashtu duhet të kenë kujdes në lidhje me shpenzimet e tepërta. Në fushën shpirtërore, lidhjet afatgjata janë pikërisht të favorizuara në këtë periudhë.

Gaforret

10-të ditëshi i parë i Gaforres do të ketë një vit kyç. Duhet të lënë pas kujtimet e së shkuarës dhe të vazhdojnë përpara. Mbyllet për ju një cikël i vjetër problematik! Në anën e dashurisë, do të jetë një vit mjaft i mirë për ju. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë për shenjën e Gaforres, do të ketë një stabilizim ekonomie apo udhëtime në vende të largëta. Koha më e mirë në dashuri falë ndikimeve planetare është Janari dhe Marsi. Në fushën shpirtërore, një lidhje me probleme që kanë patur duket se tani favorizohet. Për 10-të ditëshin e tretë, viti 2025 do ju gjejë të kënaqur, do të jetë një vit i mbarë për ju, sikurse çështjet e vështira do të zgjidhen njëherë e mirë. Një ndarje që keni patur duket se rifillon dhe normalizohet, ndërsa viti karakterizohet nga pozitiviteti për këtë shenjë.

Luani

10-të ditëshi i parë i shenjës së Luanit, nëse do të nisë një punë të re ka momentin më të mirë gjatë vitit 2025. Sa i takon një blerje të re apo çështjeve ekonomike, duket se muajt e verës janë shumë të favorshme. Në fushën shpirtërore, mund të veçojmë Janarin, Marsin, Qershorin dhe Nëntorin, muaj shumë të favorshëm për dashurinë. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë të shenjës së Luanit, do të kenë shumë mundësi që kanë të bëjnë me çështjet ekonomiko-financiare dhe me karrierën. Ndërsa kujdes, politikanët specifikisht do të kenë shumë probleme. Do jetë një mundësi e mirë për të nisur gjëra të reja, ndërsa në çështjet e dashurisë duket se ky do të jetë vit i lumtur për ju që prisni një pasardhës. Për 10-të ditëshin e tretë, do të jetë një vit pak i turbullt, pasi duhet të mbyllin disa çështje të së shkuarës. Koha më e mirë në ekononi dhe për blerje është Maj-Shtator 2025. Moto juaj do të jetë: Eci avash, sepse nxitoj.

Virgjëresha

10-të ditëshi i parë për Virgjëreshat do të ketë prioritet për vitin 2025 punën dhe financat. Një shanc të dhënë mos e neglizhoni, sepse nuk do e keni më! Në fushën e dashurisë duhet të keni kujdes, sepse problematikat që mund të keni do i zgjidhni pikërisht në 2025. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë të kësaj shenje, do të ketë dukshëm një përmirësim në ekonomi, dashuri dhe familje.Vazhdimësia duket e mbarë. Për 10-të ditëshin e tretë mund të themi se kanë patur një problem shëndetësor, por vjen momenti tani që do të marrin vetëm lajme të mira. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me marrëdhënie serioze, nga muaji Mars deri në Qershor duket se do të kenë kohën më të mirë dhe ideale për vendime të rëndësishme.

Peshorja

Sa i takon 10-të ditëshit të parë të Peshores, 2025 do të jetë një vit me surpriza. Duhet të keni kujdes në Janar, Shkurt, Mars, Shtator dhe Tetor, muaj plot ndikime të forta planetare. Në dashuri është koha dhe momenti më perfekt. Kur flasim për 10-të ditëshin e dytë të Peshores, mund të themi se do të ketë shumë mundësi, besim dhe optimizëm për vitin 2025. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, një pengesë që keni patur tani do të zgjidhet përfundimisht. Në dashuri duhet të tregoni pak kujdes, sidomos përgjatë muajve të verës.

Akrepi

10-të ditëshi i parë i shenjës së Akrepit edhe pse ka patur shumë probleme nga e shkuara, nuk duhet të shqetësohen më, pasi vjen momenti që gjithçka të zgjidhet më së miri. Në fushën ekonomike duket se do të ketë stabilizim për këtë shenjë. Në çështjet shpirtërore, lidhjet afatgjata janë në Janar, Shkurt dhe Mars. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë të shenjës së Akrepit, do të jetë një vit i kënaqshëm, ku do të keni një moment të rëndësishëm në firmosje kontratash dhe në fushën shpirtërore. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, në dashuri jeni ju pa janë të tjerët dhe do të arrini majat në atë që kërkoni dhe dëshironi.

Shigjetarët

10-të ditëshi i parë i Shigjetarëve, nuk duhet të marrë si të mirëqenë fjalët e mëdha dhe pritshmëritë. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë për shenjën e Shigjetarit, është mundësia për t’u çliruar nga ngarkesa që keni patur mbi shpinë. Ndërsa për 10-të ditëshin e tretë, është një vit që ju jep rëndësi dhe mundësi në ekonomi dhe stabilizim. Në fillim të muajit Janar prisni një lidhje afatgjatë në fushën e dashurisë.

Bricjapi

Për këtë shenjë fillon një vit mjaft i rëndësishëm për të tre 10-të ditëshet si në fushën ekonomike -financiare, në punë dhe dashuri. Koha me ndikime më favorite planetare për Bricjapin do të jetë Janari, Marsi, Maji, Qershori, Korriku dhe Nëntor- Dhjetor, mund të arrijnë majat në fushën ekonomike dhe në stabilizimin financiar. Pak kujdes duhet të bëjë 10-të ditëshi i tretë që të mos nxitohen në firmosje kontratash, ndërsa muaji Mars e tutje për të tre 10-të ditëshat do të ketë ndikime fantastike.

Ujori

Ndikimet që kanë të bëjnë me 10-të ditëshin e parë do japin mundësinë për të zgjidhur problematika të ndryshme nga e shkuara. Favorite do të jetë për Ujorin fusha e punës dhe karrierës. Pak vëmendje 10-të ditëshi i dytë i Ujorit, duhet të ketë kujdes me problemet ligjore në muajt Maj dhe Shtator. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, ka një ndikim fantastik sidomos në fushën e dashurisë.

Peshqit

2025 për Peshqit është një vit i qetë. Falë disa trekëndëshave të rëndësishëm planetar mund të themi se ky do të jetë një vit i rëndësishëm për Peshqit. Do të zbulohen disa intriga pas shpinës së tyre, por Peshqit dinë të falin. Tre muajt e parë të vitit do të jenë perfekte në marrje vendimesh dhe në zbulime të reja në fushën e biznesit. Muajt Shtator, Tetor dhe Nëntor do të jenë A-ja dhe Zh-ja për 10-të ditëshin e tretë për vazhdimësinë dhe vitet që do të vijnë.

Tags: HoroskopiJorgo Pullashenjatyjet

Related Posts

Të Fundit

Aksident me vd*kje, humb jetën 39 vjecari shqiptar në Itali!

May 27, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cortona të Italisë, ku një 39-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike....

Read moreDetails
Të Fundit

Cfarë po ndodh me vipat shqaiptar dhe ChatGPT? Dagz bënë deklaratën e papritur ‘Eixhel e detyroi chatin ti kërkonte falje…’

May 27, 2025

ChatGPT, nga shqiptarja Mira Murati tashmë dihet se është bërë një nga aplikacionet më të përdorur kudo në botë dhe...

Read moreDetails
Të Fundit

Nuk la gjë pa thënë kur ishte në BBVA, Ronaldo Sharka bënë atë që nuk pritej ndaj Eglit!

May 27, 2025

Gjatë kohës që Egli Tako ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 4”, një nga kritikuesit e saj më të...

Read moreDetails
Të Fundit

Kiara nuk përmbahet, ndanë foto nga shtrati me Luizin!

May 27, 2025

Moderatorja Kiara Tito ka publikuar disa imazhe të ëmbla nga shtrati, ku shfaqet përkrah partnerit të saj Luizit. Çifti duket...

Read moreDetails
Të Fundit

Java e hënës së re! Meri Shehu flet për ndryshimin e rëndësishëm astrologjik, fatëkeqësia do mbërthej këtë shenjë!

May 27, 2025

Java e Hënës së Re në Binjakë sjell ndryshime dhe ndikime të veçanta për çdo 12-të shenjat e horoskopit. Astrologia...

Read moreDetails
Të Fundit

‘S’kam c;ka baj motër, nuk kthehem ma te Eri…’ Zbardhen 5 audio mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para tragjedisë.

May 27, 2025

Zbardhen 5 mesazhet zanore që Alma Arrazi, i ka dërguar me telefon motrës së saj Gentjana. Z, duke i shprehur...

Read moreDetails
Të Fundit

Mes lotësh dhe dhimbjes, i jepet sot lamtumira e fundit Artan Lames!

May 27, 2025

Sot i jepet lamtumira e fundit një prej figurave më të njohura të jetës publike shqiptare, publicistit dhe intelektualit Artan...

Read moreDetails
Të Fundit

Nuk do e njihni më! Pas ndërhyrjes në sy, G Bani kryen dhe një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. (Foto)

May 27, 2025

Reperi i njohur shqiptar, G-Bani, ka kaluar sërish nën bisturi për një ndërhyrje të dytë kirurgjikale në fytyrë. Pas problemit...

Read moreDetails
Të Fundit

Ditë tersi! Horoskopi për sot, këto shenja do ‘TR0NDITEN’ nga ndodhitë që i presin.

May 27, 2025

Dashi Përfitoni nga ambienti i ngrohte qe kane krijuar yjet ne jetën tuaj ne çift dhe dashurojuni ashtu si e...

Read moreDetails
Të Fundit

Sara Gjordeni shtatëzënë për herë të dytë? Ja cfarë thotë moderatorja ‘Një familje e madhe…’

May 26, 2025

Sara ka folur në daljen e fundit për planet për të zgjeruar familjen përsëri me Bardhin. Sara u shpreh se...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.