Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu paralajmëron një javë të fuqishme! Ja cfarë i pret këto shenja

May 19, 2025
in Të Fundit
2.2k
VIEWS

Një epokë e re astrologjike është në prag, me ndikim të fuqishëm e ndryshime rrënjësore.

Në parashikimin e javës në emisionin “Rudina”, Meri Shehu paralajmëron se me datën 24 që Saturni kalon në Dash, do të na duhet të mundohemi ca më shumë. Saturni, i cili është planeti i rregullit dhe disiplinës vendoset në një shenjë kardinale si Dashi, e cila ka në thelb iniciativën dhe energjinë.

Kjo do të thotë se ritmi do të ngadalësohet paksa, do të marrim më shumë kohë për vendimet dhe ky planet do të jetë një “dorë e hekurt”. Ndikimi më i fortë do të jetë te Dashi dhe shenjat e tjera kardinale si Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi.

TëFundit

Rikthehet moti ekstrem, ja sa do të shënojnë temperaturat ditën e nesërme!

Rikthehet moti ekstrem, ja sa do të shënojnë temperaturat ditën e nesërme!

July 10, 2025
Cfarë po ndodh? Një person hidhet nga ballkoni i katit të pestë

Cfarë po ndodh? Një person hidhet nga ballkoni i katit të pestë

July 10, 2025

Meri Shehu: Çfarë jave e fuqishme që është sepse Saturni përfundimisht pas 3 vjetësh qëndrimi në Peshk kalon në datën 24 në shenjën e Dashit. Kjo do të thotë që ngrihet një tabelë shumë e fuqishme për shenjën e Dashit, Gaforres, Bricjapit dhe Peshores, është si një tabelë polici që i drejton në rrugëtimet e tyre. Duke qenë se Dashi është shenjë kardinale, shumë e rrëmbyeshme, shumë energjike futet një lloj serioziteti që do t’i lërë të ndalur në kohë, si një film që fillon dhe nuk ecën sipas ritmit të tyre. Shenjave do t’u marrë më shumë kohë për të vendosur, do të vërë shumë rregulla, seriozitet, ndonjëherë do të vërë diktatin e vet që kjo gjë nuk do të bëhet nëse nuk e them unë ose nuk është në rregull, ka një lloj ashpërsie, një lloj ligji të fortë pa të cilin nuk mund të bëjmë dot gjë. Do të ndikojë në çështje sociale shumë të rëndësishme dhe në çështje shëndetësore që do të prekë te Dashi shumë.

Dashi – 3 yje

Jemi afër një kombinimi të bukur të Afërditës në shenjën e tyre me Marsin në Luan dhe mund të jetë një javë erotike, por futet Saturni në shenjën e tyre dhe Dashi bën një lëvizje më mbrapa ose do të kërkojë më shumë kohë të marrë një vendim. Futet një rregull, dominancë, përgjegjësi e madhe. Në çështjet shëndetësore duhet të kenë kujdes nga sëmundjet e lëkurës, dhimbjet e kokës, aksidentet, trombozat.

Do ta kenë me proces psikologjik futjen e Saturnit në Dash që do të jetë shumë i fuqishëm për këtë 3-vjeçar, do të merren shumë me botën e tyre, të rregullojnë kaosin që ka ndodhur me Uranin në shenjën e tyre, ka 7 vjet që janë në një kaos, sa ndryshon një gjë, s’ka asgjë stabël dhe Saturni vjen për ta rregulluar kaosin e brendshëm psikologjik. Do të jetë një periudhë e vështirë dhe vendimmarrje të vështira për Demët. Këtë javë do të kenë ndryshime ekonomike të mira.

Binjakët – 2 yje

Parapërgatiten për hënën e re në shenjën e tyre por do të ndikohen fuqishëm nga futja e Saturnit në Dash ku Binjakët do të pozicionohen në një përgjegjësi ose do të mbajnë një anë. Nuk do të luajnë dot me dy porta dhe do të luajnë vetëm me një drejtim.

Gaforrja – 4 yje

Do të ndikohen fuqishëm nga Saturni në Dash, mund të vënë diktatin e tyre, mund të fillojnë një punë me shumë përgjegjësi, mund të jetë edhe shumë e vështirë, të bëhen diktatorë të punës ose marrëdhënies së tyre ose të bëjnë një martesë shumë të fuqishme apo të planifikojnë një gjë që do të shihet, adhurohet dhe do të ketë përgjegjësi të mëdha. Do të kenë një ndryshim të madh në jetën e tyre dhe do të vendoset në një prizëm shumë të ndryshëm nga ai që është tani.

Luani – 3 yje

Kanë ndikim në çështjet ligjore, pra ata që duan të udhëtojnë, të studiojnë jashtë mund të marrin një vendim të prerë e të bukur, por udhëtimi i tyre do të jetë me shumë përgjegjësi. Çdo detaj do të kontrollohet jashtë mase mirë dhe do të kenë një polic në rrugën e tyre. Një gabim i vogël, një dokument do të jetë i vështirë, kujdes në çështjet ligjore.

Virgjëresha – 4 yje

Do të përpiqen që nga mesi i kësaj jave të rregullojnë borxhe, para të prapambetura për të marrë, detyrime që kanë ndaj pasurive të patundshme, trashëgimi. Do të duan të rregullojnë gjërat që kanë ngelur në kohë, shitblerje, prapaskena që janë bërë me njerëz të ndryshëm që duan t’i sqarojnë.

Peshorja – 2 yje

Do të marrin shumë përgjegjësi sa u përket bashkëpunimeve, marrëdhënieve me të tjerët, do të kenë antagonizëm në jetën e tyre, përballje shumë të fuqishme, por edhe marrje përgjegjësish që shkojnë në martesa ose më shumë na sa kanë menduar deri më tani. Do të kuptojnë sa mundet partneri ose bashkëpunëtori përballë që të durojë këtë veprimtari ose një punë të vështirë që kanë me ta.

Akrepi – 1 yll

Jemi përballë hënës së re dhe duhet të kuptojnë mirë me intuitë një ndryshim të madh në çështjet ekonomike. Futja e Saturnit në Dash do të thotë që duhet të marrin seriozisht një çështje pune, një kontratë, një mundësi që mund të mbartë shumë përgjegjësi në kohë, por nuk duhet ta marrin në mënyrë të menjëhershme. Duhet ta studiojnë mirë propozimin para se ta marrin.

Shigjetari – 3 yje

Shigjetari më aventurier do të fillojë të mendojë për një marrëdhënie më të sigurt, më të qetë, më të stabilizuar dhe do të kërkojë një njeri që ia jep këtë mundësi apo të zgjedhë me kë do të përfundojë. Mund të mendojë për një ndarje nga një marrëdhënie që nuk ka shkuar shumë mirë. Do të shkojnë shumë mirë në fushën e talenteve.

Bricjapi – 2 yje

Do të kenë një goditje të çuditshme, do të bëhen gati të mendojnë të blejnë një shtëpi, të krijojnë një bazë tyren ose të sqarojnë marrëdhëniet familjare të ndërlikuara, të destabilizuara ose që kanë pasur konflikte dhe do të largohen nga fantazitë.

Ujori – 3 yje

E kanë me shumë fat ndikimin e Saturnit në Dash dhe po përgatiten për një 3- vjeçar shumë të fuqishëm sepse do të kenë ide të reja, të qëndrueshme, shumë marrëdhënie pozitive, do të merren shumë parasysh pozicionet dhe talentet e tyre. Do të bëjnë udhëtime dhe veprimtari të rëndësishme që s’i kanë marrë me mend që do të vijnë në jetën e tyre. Njerëzit do t’i marrin më seriozisht.

Peshqit – 2 yje

Do të bëhen gati për një finalizim të rëndësishëm sa u përket çështjeve ekonomike. Janë një shenjë që duhet patjetër të rregullojnë çështjet ekonomike, huatë, prapambetjet që mund të kenë pasur. Duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet personale sepse del një njeri nga lista në këtë periudhë.

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Rikthehet moti ekstrem, ja sa do të shënojnë temperaturat ditën e nesërme!
Të Fundit

Rikthehet moti ekstrem, ja sa do të shënojnë temperaturat ditën e nesërme!

July 10, 2025

Ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Read moreDetails
Cfarë po ndodh? Një person hidhet nga ballkoni i katit të pestë
Të Fundit

Cfarë po ndodh? Një person hidhet nga ballkoni i katit të pestë

July 10, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 40-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur...

Read moreDetails
Aksident i rëndë! Motori përplas biçikletën, dy drejtuesit e mjeteve…
Të Fundit

Aksident i rëndë! Motori përplas biçikletën, dy drejtuesit e mjeteve…

July 10, 2025

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë ku një motor më targa të huaja...

Read moreDetails
Një urim BEFASUES! Ledri Vula feston ditëlindjen, ja cfarë shkruan Xhensila Myrtezaj për të
Të Fundit

Një urim BEFASUES! Ledri Vula feston ditëlindjen, ja cfarë shkruan Xhensila Myrtezaj për të

July 10, 2025

Reperi i njohur Ledri Vula feston sot ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat, ka spikatur...

Read moreDetails
‘Një 4 ditësh i fuqishëm, me rikthime të forta…’ Meri Gjini paralajmëron si asnjëherë më parë!
Të Fundit

‘Një 4 ditësh i fuqishëm, me rikthime të forta…’ Meri Gjini paralajmëron si asnjëherë më parë!

July 10, 2025

Astrologe Meri Gjini bëri prashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emsionin “7pa5” me...

Read moreDetails
U gezua se do niste nje jete te re, 18 vjecari humb jeten pasi fitoi shtepine te re!
Të Fundit

U gezua se do niste nje jete te re, 18 vjecari humb jeten pasi fitoi shtepine te re!

July 10, 2025

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, ku një djalë 18-vjeçar, Sonny Blundell, ka humbur jetën si pasojë e një...

Read moreDetails
Nuk do e besoni dot, kush janë emrat B0MB që përfliten të jenë pjesë e BBVA5?
Të Fundit

Nuk do e besoni dot, kush janë emrat B0MB që përfliten të jenë pjesë e BBVA5?

July 10, 2025

“Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat...

Read moreDetails
Cfarë po ndodh në Theth? Gruas i bie të fikët gjatë përplasjes me…
Të Fundit

Cfarë po ndodh në Theth? Gruas i bie të fikët gjatë përplasjes me…

July 10, 2025

Një grua ka humbur ndjenjat në Theth gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit...

Read moreDetails
Humbje e madhe në mjekësi! Ndërron jetë mjeku i njohur shqiptar, shërojë e ndihmoi qindra njerëz!
Të Fundit

Humbje e madhe në mjekësi! Ndërron jetë mjeku i njohur shqiptar, shërojë e ndihmoi qindra njerëz!

July 10, 2025

Doktor Evriviadhi Goro ka ndërruar jetë! Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka reaguar në rrjete sociale për vdekjen e doktor...

Read moreDetails
Tronditëse! Aksident me vd*kje në autostradën Tiranë-Durrës!
Të Fundit

Tronditëse! Aksident me vd*kje në autostradën Tiranë-Durrës!

July 10, 2025

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.