Një aeroplan i vogël që transportonte 11 persona është rrëzuar në Qarkun Kwale, Kenia,
duke shkaktuar vdekjen e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kenias ,
aeroplani i kompanisë Mombasa Air Safari po fluturonte nga Diani drejt Kichwa Tembo në Maasai Mara kur u rrëzua rreth orës 5:30 të mëngjesit.
Në bord ndodheshin 8 pasagjerë hungarezë, 2 gjermanë dhe 1 anëtar ekuipazhi nga Kenia.
Kompania ajrore ka konfirmuar se nuk ka pasur të mbijetuar nga ngjarja tragjike.
Sipas një deklarate të linjës ajrore, “Fatkeqësisht nuk ka të mbijetuar…”.
Agjencitë qeveritare janë dërguar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar arsyet e rrëzimit të aeroplanit.












