Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ngjarje tragjike! Nënë e bijë u gjetën të vd*kura në një park të Romës, zbardhen detaje te renda!

June 14, 2025
in Të Fundit
3.7k
VIEWS

Një shtetas amerikan 46-vjeçar, i identifikuar si Rexal Ford,

është arrestuar në Greqi pasi dyshohet se është përgjegjës për vdekjen tragjike të një vajze rreth 6 muajshe, e gjetur pa shenja jete në parkun Villa Doria Pamphilj në Romë, vetëm pak metra larg trupit të pajetë të nënës së saj, për shkaqe ende të paqarta.

Ford, i cili rezulton me precedentë penalë në Shtetet e Bashkuara, u lokalizua në ishullin Skiathos të Greqisë.

TëFundit

Ngjarje tragjike! Aksidenti i rëndë i merr jetën fëmijës shqiptar 4 vjecar

Ngjarje tragjike! Aksidenti i rëndë i merr jetën fëmijës shqiptar 4 vjecar

August 12, 2025
Përkeqësohet situata e zjarreve, flet banorja e tmerruar ‘Nuk na ka mbetur më asgjë, na u dogjën: shtëpi, bagëti e pasuri…’

Përkeqësohet situata e zjarreve, flet banorja e tmerruar ‘Nuk na ka mbetur më asgjë, na u dogjën: shtëpi, bagëti e pasuri…’

August 12, 2025

Ai u arrestua mbi bazën e një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet italiane.

Sipas prokurorisë italiane, ekstradimi i tij në Itali mund të ndodhë pas 20 deri në 25 ditë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai t’i dorëzohet autoriteteve amerikane, nëse këto të fundit do të bëjnë kërkesë zyrtare.

Hetimet në Romë dhe pista e një vrasjeje të dyfishtë

Prokurori i Romës, Francesco Lo Voi, tha se ndaj 46-vjeçarit ekzistojnë “indikacione të forta” për përfshirjen e tij në vdekjen e vajzës së vogël, e cila sipas ekspertizës paraprake, mund të ketë ndërruar jetë një ditë para se të zbulohej trupi i saj.

Sipas mediave italiane, ai akuzohet gjithashtu edhe për fshehjen e kufomës së nënës së saj, e cila u gjet nudo, e futur në një thes, nën një shkurre në park.

Identiteti i saj ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, megjithëse dyshohet të jetë gjithashtu shtetase amerikane.

Sipas hetuesve, ekziston një “dyshim i arsyeshëm” që bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë.

Rexal Ford kishte deklaruar më herët gjatë një kontrolli nga autoritetet se ishte babai i vajzës, por ende nuk ka prova shkencore që të konfirmojnë lidhjen biologjike.

Ford kishte udhëtuar më 11 qershor nga aeroporti i Fiumicinos drejt Greqisë me një fluturim të linjës “Ryanair”. Autoritetet greke u aktivizuan menjëherë për kapjen e tij pas kërkesës italiane, ndërsa sinjalet e telefonit të tij celular bënë të mundur gjurmimin në ishullin Skiathos. Sipas Prokurorit Lo Voi, arrestimi ndodhi “në kohë”, duke shmangur një arratisje të mëtejshme të mundshme.

Dëshmitë

Një ndihmesë të rëndësishme për hetuesit e Policisë së Romës e dha një qytetar që kontaktoi emisionin investigativ italian “Chi l’ha visto?”, pas publikimit të imazheve të tatuazheve të viktimës.

Sipas dëshmitarit, ai kishte parë çiftin teksa debatonin ashpër në një nga sheshet e qendrës historike të Romës disa ditë para zbulimit të trupave. Konflikti kishte qenë aq i dhunshëm, sa kërkoi ndërhyrjen e forcave të rendit, të cilat më pas identifikuan Fordin.

Gjithashtu, “Chi l’ha visto?” publikoi një foto të datës 5 qershor, ku Ford shfaqej me vajzën në krahë, e veshur me një fustan të vogël rozë, ndërsa rreth tyre ndodheshin oficerë policie, të thirrur pasi foshnja po qante. Në atë moment, ai kishte deklaruar se ishte babai i vajzës.

Hetimet po përqendrohen edhe në ndjekjen e lëvizjeve të Ford, gruas dhe foshnjës gjatë qëndrimit të tyre në Itali. Sipas të dhënave, ata ndodheshin në Itali që prej muajit prill.

Nuk ka gjurmë të tyre në regjistrat zyrtarë të akomodimeve, por mësohet se kanë përfituar nga ndihmat e organizatës “Caritas”, ku emri i Ford rezulton i regjistruar në mensë. Ai ishte identifikuar më parë nga autoritetet gjatë incidentit të konfliktit me gruan.

Tre personat ishin parë shpesh në zonën e parkut Villa Pamphilj, por edhe në lagje të tjera të Romës. Gjatë javës para ngjarjes tragjike, kishin frekuentuar tregun e San Silverio, pranë Shën Pjetrit, ku hanin dhe përdornin tualetet publike për t’u larë.

Janë marrë disa dëshmi nga tregtarë dhe persona që jetojnë në rrugë, të cilët e përshkruajnë Ford si një “njeri të dhunshëm”.

Autoritetet italiane po vlerësojnë edhe mundësinë e një misioni hetimor në Greqi për të marrë në pyetje të dyshuarin për zbardhjen plotësisht të ngjarjes, duke nisur nga identiteti i saktë i viktimës dhe shkaqet e vdekjes, deri te motivi i mundshëm i një vrasjeje të dyfishtë.

Tags: nene e bijromete fundit

Related Posts

Ngjarje tragjike! Aksidenti i rëndë i merr jetën fëmijës shqiptar 4 vjecar
Të Fundit

Ngjarje tragjike! Aksidenti i rëndë i merr jetën fëmijës shqiptar 4 vjecar

August 12, 2025

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen....

Read moreDetails
Përkeqësohet situata e zjarreve, flet banorja e tmerruar ‘Nuk na ka mbetur më asgjë, na u dogjën: shtëpi, bagëti e pasuri…’
Të Fundit

Përkeqësohet situata e zjarreve, flet banorja e tmerruar ‘Nuk na ka mbetur më asgjë, na u dogjën: shtëpi, bagëti e pasuri…’

August 12, 2025

Situata me zjarret në vend vijon të përkeqësohet nga momenti në momenti, ku deri tani numërohen 30 vatra aktive të...

Read moreDetails
Prekëse! I moshuari humbi jetën, nusja shpërthen në lot ‘I thërrita, nuk mu përgjigj, kur e gjeta nuk kishe cfarë të shikoje…’
Të Fundit

Prekëse! I moshuari humbi jetën, nusja shpërthen në lot ‘I thërrita, nuk mu përgjigj, kur e gjeta nuk kishe cfarë të shikoje…’

August 12, 2025

Në fshatin Kullollas të Gramshit, si pasojë e flakëve ka humbur jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet...

Read moreDetails
Aksident i rëndë rrugor, makinat përplasen me njëra-tjetrën!
Të Fundit

Aksident i rëndë rrugor, makinat përplasen me njëra-tjetrën!

August 12, 2025

Dy automjete njëra tip ‘Benz’ dhe tjetra ‘Nissan’ janë përplasur me njëra-tjetrën. Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme...

Read moreDetails
Aksident tr*nditës: Një i vd*kur dhe 10 të pIagosur, dalin detajet!
Të Fundit

Aksident tr*nditës: Një i vd*kur dhe 10 të pIagosur, dalin detajet!

August 12, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:20 te ura në Komoran, në drejtimin Pejë – Prishtinë. Naser Syla,...

Read moreDetails
Temperaturat e larta mbërthejnë vendin! Ja cfarë pritet të ndodh pasditen e kësaj të Marte
Të Fundit

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin! Ja cfarë pritet të ndodh pasditen e kësaj të Marte

August 12, 2025

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së...

Read moreDetails
‘Ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme!’ Horoskopi për sot, bëhuni të fortë, kjo ngjarje do ju trondis shumë!
Të Fundit

‘Ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme!’ Horoskopi për sot, bëhuni të fortë, kjo ngjarje do ju trondis shumë!

August 12, 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë...

Read moreDetails
Një shtator me temperatura të larta! Ja cfarë tregojnë të dhënat e fundit metereologjike
Të Fundit

Një shtator me temperatura të larta! Ja cfarë tregojnë të dhënat e fundit metereologjike

August 11, 2025

Grafikët e Meteo që paraqesin devijimet e temperaturës mesatare për shtatorin – Vlerat më të larta në Evropë shënohen në...

Read moreDetails
Aksident tr*nditës në vend! Benzi dhe Golfi përpIasen kokë më kokë, mjetët bëhen copash!
Të Fundit

Aksident tr*nditës në vend! Benzi dhe Golfi përpIasen kokë më kokë, mjetët bëhen copash!

August 11, 2025

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet në...

Read moreDetails
Lot e dhimbje! Ndërron jetë 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj në aksidentin e Fierit
Të Fundit

Lot e dhimbje! Ndërron jetë 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj në aksidentin e Fierit

August 11, 2025

I mituri 15-vjeçar që i kishte mbijetuar aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka humbur jetën në...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.