Një tragjedi e papërshkrueshme ka ndodhur mëngjesin e së martës, 17 dhjetor, në një fshat të Evisë në rajonin e Kymit në Greqi.
Sipas informacioneve të evima.gr, dy vëllezër kanë vrarë të atin brenda shtëpisë së tyre.
Djali i tij 45-vjeçar fillimisht lajmëroi policinë dhe raportoi se babai i tij 65-vjeçar kishte vdekur.
Forca të forta policore kanë shkuar në zonë për të zbardhur rrethanat e krimit.
Mbrëmjen e djeshme, dy vëllezërit së bashku me dhëndrin e 65-vjeçarit, pas një marrje të gjatë në pyetje, kanë rrëfyer se kanë vrarë babanë e tyre me jastëk, duke i shkaktuar mbytjen e tij.
Sipas informacioneve, vitet e fundit ka pasur konflikte të shpeshta në familje. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.