Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ngjarje të vrullshme, planetët sjellin trazira! Meri Shehu sjellë parashikimin e madh ‘Përplasje në marrëdhenie dashurore…’

July 14, 2025
in Të Fundit
438
VIEWS

Java që sapo ka nisur pritet të jetë e mbushur me energji impulsive dhe ngjarje të vrullshme, sipas parashikimit të astrologes Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Me Hënën në shenjën e Dashit dhe një lidhje dinamike me Uranin në Binjak, kjo javë sjell një ndjesi të fortë lëvizjeje dhe shpërqendrimi, ku duket se gjithçka ndodh njëkohësisht.

Astrologia paralajmëroi se, ndonëse Afërdita në Binjak sjell mundësi të reja, përplasja e saj me Marsin në Virgjëreshë mund të shkaktojë tensione, veçanërisht në fushën ekonomike dhe emocionale.

“Është një javë shumë impulsive sepse fillon me Hënën në shenjën e Dashit, e cila bën një lidhje shumë të bukur me Uranin në Binjak dhe, si të themi, vrapojnë dhe nuk arrijmë dot. Kaq shumë ngjarje do të ketë, sa nuk dimë se çfarë të shikojmë më përpara. Pra, shpërqendrimi ekziston, por ekziston edhe ai vrulli që ne duhet të ecim përpara. Afërdita në Binjak jep shumë mundësi në fakt edhe në fillim të kësaj jave, por kundërshtimi me Marsin në Virgjëreshë u jep një lloj stresi çështjeve ekonomike ose pasigurive emocionale, në çështjet se si ne ndjehemi. Pra, jemi të gjithë në ndryshime dhe, duke qenë në ndryshime, bëjmë sherre dhe debate për atë që kemi në krah”, tha astrologia Meri Shehu.

TëFundit

Dhimbje dhe humbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë psikologia e Fakultetit ne moshe te re

Dhimbje dhe humbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë psikologia e Fakultetit ne moshe te re

September 11, 2025
Djalin e gjeti të v*rur dhe vajzën e mitur ia përdh*nuan/ Një histori nga nëna korcare që do ju rrënqeth shpirtin!

Djalin e gjeti të v*rur dhe vajzën e mitur ia përdh*nuan/ Një histori nga nëna korcare që do ju rrënqeth shpirtin!

September 11, 2025

Dashi, 2 yje: Fillimin e javës e kanë shumë të mirë, me Uranin në Binjak kanë shumë udhëtime dhe kontakte, dhe janë kaq shumë të shumta, sa Dashët nuk do të dinë se ku do të përqendrohen. Edhe Afërdita në Binjak, që u ka dhënë mundësi që ata të dinë se si të alternohen me të tjerët, godet nga Marsi në Virgjëreshë dhe u sjell disa pengesa me punën dhe ekonominë. Nuk do të jenë të kënaqur, ose me ndonjë flirt aty fillon sherri.

Demi, 3 yje: Do të merren më shumë me çështjet ekonomike. U fillon ai ndryshimi i madh që u jep sa më shumë shanse, por mund edhe të hutohen. Megjithatë, një ngërç i madh u ndodh kësaj jave në një marrëdhënie në çift. Duan shumë gjëra që duan t’i realizojnë, por do të hasin një ngërç ekonomik, ose një kundërshtim nga partneri apo partnerja. Do të jetë një javë me shumë xhelozi dhe debate.

Binjakët, 4 yje: Jupiteri në Gaforre, që do të vazhdojë gjatë gjithë verës dhe gjatë gjithë dimrit, është një stimul, një pikë e fortë në çështjet ekonomike. Por, Afërdita në shenjën e tyre ua ka ëmbëlsuar më shumë kontaktet dhe marrëdhëniet. Do të kenë një debat familjar gjatë kësaj jave; duhet të kenë kujdes.

Gaforrja, 3 yje: Janë në një moment shumë të bukur, por një e fshehtë në jetën personale ose një prapaskenë në punë fillon dhe ngre disa debate. Kujdes në mënyrën se si do të justifikohen dhe sa do ta durojnë sulmin që do t’u vijë nga njerëzit e afërt. Megjithatë, Jupiterin e kanë në shenjën e tyre dhe janë në mbrojtje.

Luani, 3 yje: Janë në ditë shumë të bukura; do të kenë kontakte, dalje, do të bien në sy, do të jenë në qendër të vëmendjes. Por, do të bien më shumë në sy nga sa duhet dhe do të duket sikur kanë anë ekonomike më shumë nga sa kanë në të vërtetë. Do t’u bëhet një kërkesë ekonomike, që Luanët nuk do të kenë mundësi që ta realizojnë dot, në disa premtime që kanë dhënë ose u kanë dhënë.

Virgjëresha, 1 yll: Marsi vazhdon të jetë në shenjën e tyre dhe i ka bërë impulsive, por këtë impulsivitet do ta drejtojnë kundër vetes së tyre në një moment shumë të mirë. Urani në Binjak u premton një ngritje në karrierë, më modern dhe nuk i lë stabël, por është edhe Afërdita në Binjak në çështjet e karrierës, por duket sikur nuk do të jenë të kënaqur dhe, dashur pa dashur, i bëjnë një sulm vetes.

Peshorja, 3 yje: Është një nga shenjat që do të marrë më shumë zhvillim me çështjet e komunikimit me jashtë, më shumë biseda, kontakte, por edhe këto kanë ndonjë problematikë të vogël, ose me punën, ose me ndonjë shpërblim. Mund të kenë një xhelozi përbrenda që nuk do t’i lërë të shijojnë momentet e bukura të komunikimeve dhe të kontakteve.

Akrepi, 2 yje: Jupiteri në Gaforre premton shumë dhe është një verë shumë e këndshme për Akrepin, dhe korriku do të jetë një nga muajt që do të shijojnë më shumë. Por, u ka dalë një punë, ose duan të bëjnë një punë, që nuk po i lë të shijojnë sa duhet pushimet dhe ta shikojnë xhepin e tyre plot. Nga ana tjetër, xhelozitë në flirtime do t’u ngacmojnë pak nervat.

Shigjetari, 2 yje: Pavarësisht se janë flamurtarë të një pune ose të një ngritjeje në karrierë, në një farë mënyre do të mohojnë një bashkëpunim shumë të mirë. Nuk do ta shikojnë mirë një bashkëpunim, një marrëdhënie të re ose një rast të mirë në jetën e tyre personale. Ngaqë nuk do ta marrin në konsideratë, do të humbasin një rrugë të re për t’i shkuar nga mbrapa një qëllimi të vjetër.

Bricjapi, 1 yll: Kanë periudhën më të mirë që lidhet me punën, por do të kenë një problem ligjor. Gjithashtu, do të kenë edhe një problem, keqkuptim nga një bashkëpunëtor ose nga një mik i afërt, që ua errëson këtë moment dhe nuk i lë që ta shijojnë. Mund të jetë një person nga e kaluara, por edhe një problem i tyre i brendshëm që nuk i lë të shijojnë momentet e bukura.

Ujori, 4 yje: Janë një nga shenjat më të favorizuara për momentin në dashuri. Urani është futur në Binjak dhe dominon të gjitha llojet e komunikimeve. Këta janë modernë në komunikim. Çdo gjë që u del para, do ta bëjnë për vete. E vetmja gjë që do t’i pengojë do të jenë çështjet ekonomike.

Peshqit, 3 yje: Do të merren shumë me ekonominë dhe do të gjejnë një rrugë të re për të ringritur çështjet e tyre ekonomike, një ide dhe një iniciativë e re, e cila do të ecë jashtë mase mirë. Duhet të kenë kujdes vetëm nga bashkëpunëtorët, nga antagonizmat, nga xhelozitë në çift dhe, mesa kuptoj, të gjitha marrëdhëniet në çift do të kenë xhelozira./tvklan.al

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Dhimbje dhe humbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë psikologia e Fakultetit ne moshe te re
Të Fundit

Dhimbje dhe humbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë psikologia e Fakultetit ne moshe te re

September 11, 2025

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës njofton ndarjen nga jeta të psikologes Ilirjeta Metushi, e cila prej...

Read moreDetails
Djalin e gjeti të v*rur dhe vajzën e mitur ia përdh*nuan/ Një histori nga nëna korcare që do ju rrënqeth shpirtin!
Të Fundit

Djalin e gjeti të v*rur dhe vajzën e mitur ia përdh*nuan/ Një histori nga nëna korcare që do ju rrënqeth shpirtin!

September 11, 2025

Një histori e dhimbshme është përcjellë nga gazetari Xhensil Shkëmbi, një intervistë me zonjën Emona Lato, nga Korça e cila...

Read moreDetails
Rrebeshe dhe përmbytje, 14 persona humbin jetën në këtë shtet! Ja cfarë raportohet
Të Fundit

Rrebeshe dhe përmbytje, 14 persona humbin jetën në këtë shtet! Ja cfarë raportohet

September 11, 2025

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Bali të Indonezisë pas përmbytjeve më të rënda në dekadën e fundit....

Read moreDetails
Ndodh në Durrës: Gruaja shtatëzënë lind në oborrin e maternitetit, nëna e re dhe fëmija janë…
Të Fundit

Ndodh në Durrës: Gruaja shtatëzënë lind në oborrin e maternitetit, nëna e re dhe fëmija janë…

September 11, 2025

Një nënë e re 23-vjeçare, nga Durrësi, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ka lindur në...

Read moreDetails
A mbaruan reshjet e shiut? Moti për ditën e nesërme, ja cfarë pritet të ndodh
Të Fundit

A mbaruan reshjet e shiut? Moti për ditën e nesërme, ja cfarë pritet të ndodh

September 11, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do u ndikua nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Read moreDetails
E Premtja mbyllet me vendime të rëndësishme! Horoskopi për nesër, kësaj shenje do i ndryshojë jeta!
Të Fundit

E Premtja mbyllet me vendime të rëndësishme! Horoskopi për nesër, kësaj shenje do i ndryshojë jeta!

September 11, 2025

Nga Paolo Fox DASHI Orët e ardhshme do të sjellin disa takime veçanërisht interesante dhe lidhje të reja. Së shpejti...

Read moreDetails
‘Burgu me ngrica, leku tek c*ca…’ Florjan Binaj nuk përmbahet ndaj vendimit të Ramës!
Të Fundit

‘Burgu me ngrica, leku tek c*ca…’ Florjan Binaj nuk përmbahet ndaj vendimit të Ramës!

September 11, 2025

Aktori Florjan Binaj ka reaguar menjëherë pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të ministres së parë të krijuar me Inteligjencë...

Read moreDetails
Edi Rama me risi në qeverisje: Diella, ministrja e parë Artificiale, do te jete pergjegjese per…
Të Fundit

Edi Rama me risi në qeverisje: Diella, ministrja e parë Artificiale, do te jete pergjegjese per…

September 11, 2025

Për herë të parë në Shqipëri dhe ndoshta në botë, qeveria do ketë një ministre të prodhuar me Inteligjencë Artificiale....

Read moreDetails
E rëndë në Tiranë! Sherr me th*ka mes adoleshenteve, 5 të mitur përfundojnë në…
Të Fundit

E rëndë në Tiranë! Sherr me th*ka mes adoleshenteve, 5 të mitur përfundojnë në…

September 11, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 adoleshente, të moshës 15 deri në 17 vjeç, pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen...

Read moreDetails
U rrëzua teksa ecte në rrugë, humb jetën një person në vend!
Të Fundit

U rrëzua teksa ecte në rrugë, humb jetën një person në vend!

September 11, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në qytetin e Laçit, ku një 82-vjeçar ka humbur...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.