Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditën e sotme në Tiranë. Një 74 vjeçar ka goditur me thikë djalin e tij 37-vjeçar. Pavarësisht ndihmës mjekësore, i riu ka ndërruar jetë në spital.
Menjëherë pas ngjarjes, i moshuari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejeshme. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.