Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë, ku një grua 78-vjeçare ka humbur jetën pak pas marrjes së një injeksioni në ambulancën e lagjes Savër.

Viktima, M. V., pësoi një reaksion pas injeksionit dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti të mbijetojë.
Policia e Lushnjës konfirmoi ngjarjen dhe bëri të ditur se materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.
Shkaku i saktë i vdekjes mbetet ende i paqartë dhe priten rezultatet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një mjekim të gabuar apo për faktorë të tjerë.