Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës
ku një 76-vjeçar ka tentuar të vetvritet me kabllo elektrike në oborrin e banesës.
Ai është shpëtuar nga familjarët dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim i Policisë:
Më datë 09.07.2025, shtetasi S. S., 76 vjeç, banues në Korçë, ka tentuar të vetëvritet me kabllo elektrike, në oborrin e banesës. Ai është shpëtuar nga familjarët dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.