E ftuar në emisionin e “Big Brother Radio” në TAR me Elona Duron ka qenë moderatorja dhe modelja Françeska Murati, gjithashtu ish-banore e “Big Brother VIP 3”.
Gjatë episodit u fol për dinamikat në shtëpinë e BBV 4 dhe largimin e papritur nga loja e Redonit dhe Gilit.
Françeska Murati, e cila ndodhej pranë ambienteve të shtëpisë në Top Channel, tha se kishte parë Gilin duke dalë nga shtëpia, ndërkohë që ishte duke qarë.
“Unë sapo erdha nga ambientet e Top Channel. Unë sa po futesha në parkim, ku është praktikisht shtëpia e Big Brother, pashë Gilin duke qarë.
Edhe unë që fërkova sytë dhe thashë ‘Gili është kjo?’. U futa tek grimi dhe thashë ‘njerëz pashë Gilin, a jam çmendur?’.
Pastaj kur doli lajmi, kuptova që Gili ishte larguar dhe unë nuk isha çmendur. Duke qarë. Shumë e emocionuar. Dhe unë isha ‘çfarë po ndodh?’.”
Si e komenton Françeska pjesëmarrjen e tyre në BBV?
“Unë mendoj që ato ishin surpriza e këtij viti. Një nënë e bir që kanë treguar qytetarinë dhe realitetin se si mund të jetë një nënë me fëmijën e vet para kamerave me atë dashurinë, kujdesin që kishin për njëri-tjetrin dhe një marrëdhënie të vërtetë e të sinqertë e një mamaje dhe djalit të saj.”