Moderatorja e njohur Kiara Tito ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio,

ku ndau disa momente të sinqerta nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Në bisedë me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ajo foli për përvojën në botën e televizionit, projektet që po përgatit dhe jetën e saj në çift pas Big Brother VIP.
E pyetur nëse ka qeshur më shumë me partnerin e saj Luiz Ejllin gjatë kohës në Big Brother apo tani, ajo u përgjigj me sinqeritet:
“Po, kemi qeshur shumë në fillim… pasi tani kemi edhe zënka.”
Tito u shpreh se, ashtu si çdo çift që po ndërton një jetë të përbashkët, edhe ata kanë momentet e tyre të tensionit, por gjithçka është pjesë e rrugëtimit që po bëjnë së bashku.
Sa i përket kujdesit për vajzën e tyre, Lunën, Kiara tregoi se Luizi është shumë i përkushtuar si baba, edhe pse disa detyra të përditshme të prindërimit, si ndërrimi i bebelinave, nuk janë pjesë e rutinës së tij.
“Më ndihmon, është një baba shumë i përkushtuar. Bebelinat nuk i ndërron, por e merr…”