Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e hënë në plazhin e Darëzezës, ku ka ndërruar jetë një 48-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi B. Ç., banues në Ballsh, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Policia bën me dije se po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 15.07.2025, në plazhin e Darëzezës, ka humbur jetën, dyshohet për shkak të arrestit kardiak, shtetasi B. Ç., 48 vjeç, banues në Ballsh.
Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.