Një aksident fatal është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor
“Korçë–Bilisht”, në fshatin Dishnicë, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet, duke shkaktuar vdekjen e një të moshuari.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 17:30, motomjeti që drejtohej nga shtetasi Lefter Liçenji, 66 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M. Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Drejtuesi i makinës është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plota të aksidentit.
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Korçë–Bilisht”, në fshatin Dishnicë, motomjeti me drejtues shtetasin L. L., 66 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. L.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.












