Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home Këshilla Shëndeti

Mjeku popullor, Ylli Merja: Si të shkrini gurët në veshka me çajin e…

January 30, 2025
in Këshilla Shëndeti
0
VIEWS

Gurët në veshka janë një masë e fortë që krijohen nga grumbullimi i kalciumit apo elementëve të tjerë.

Mungesa e ujit, konsumimi i tepërt i kripës apo infeksionet e ndryshme janë shkaktarët kryesorë që ndikojnë në këtë sëmundje.

Mjeku popullor Ylli Merja në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare” tregon se në vendin tonë numri i të sëmurëve me gurë në veshka nga viti në vit ka pësuar rritje dhe moshat që preken më së tepërmi janë në kufirin 20-70 vjeç.

Mjeku më tej tregon se kurat popullore kanë efekte çudibërëse në shkrirjen e gurëve dhe shpjegon se përdorimi i një çaji 6-7 herë në ditë i bën pacientët fitimtarë, pa qenë nevoja e ndërhyrjeve kirurgjikale.

TëFundit

Ylli Merja

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025
Ylli Merja

Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

May 21, 2025

Si ndodh procesi i formimit të gurëve në veshka?

Guri në veshka është një masë e fortë, që krijohet kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera nuk largohen nga epiteli renal i veshkës, por mbeten nëpër nefrone në formën e grimcave shumë të vogla.

Më vonë këto grimca bashkohen me njëra-tjetrën duke formuar kristale, që shkojnë 1-2 mm.

Nëse nuk kuptohet nga shenjat e para të dhimbjes që jep veshka, atëherë këto kristale vazhdojnë të tërheqin rreth vetes së tyre grimca të tjera. Pra, diametri i tyre vazhdon të rritet dhe mund të shkojë deri në 4 mm.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në formimin e gurëve në veshka?

Pirja e pakët e ujit bën që qarkullimi i gjakut në veshkë të jetë më i ngadaltë, kështu që mundësia e qëndrimit të mikroelementëve të jetë më e madhe. Acidi urik i lartë në gjak bën që këto kristale në veshka të bashkohen me oksalatet e kalciumit dhe të formojnë gurëza në fillim me të vogla se kokrrizat e sheqerit.

Si kategorizohen gurët në veshka?

Nga të gjithë llojet e gurëve kemi arritur në një konkluzion se këto ndahen në 3 grupe kryesore. Lloji i parë janë gurët e butë, baza e të cilëve është kalciumi e shkrihen lehtë, brenda 2-3 javëve dhe nuk japin komplikacione. Lloji i dytë janë gurët me fortësi mesatare, me përqindje më të madhe kalciumi. Koha e shkrirjes së tyre varet nga madhësia dhe shkojnë nga 2-5 javë. Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë gurët e fortë, që ngjajnë më shumë si gur qelqorë me ngjyrë të errët, që tregon se prania e silicit është e lartë. Në përgjithësi këta gurë shkëputen si bllok dhe dalin të pathërrmuar, ndërsa në raste të tjera dalin të shkëputur si ashkla dhe zgjatin 3-5 muaj.

Cilët janë më të predispozuarit që preken nga kjo sëmundje?

Kufiri më i mundshëm i formimit të gurëve në veshka më parë kanë qenë moshat 20-45 vjeç, ndërsa sot ky kufi është zgjeruar nga mosha 20-70 vjeç, por nuk përjashtohen edhe fëmijë të prekur nga kjo sëmundje. Ndërsa si përqindje, formimi i gurëve në veshka ka ardhur duke u rritur. Më parë ka qenë 2-3% të predispozuar të formonin gurë në veshka, ndërsa sot kjo normë shkon në 5-6%. Ndërsa seksi më i predispozuar për krijimin e gurëve janë meshkujt.

Cilat janë simptomat kryesore që paraqesin të sëmurët?

Në mënyrë të pakuptuar, kripëra të kalciumit të acidit urik dhe të mikroelementëve të tjerë vazhdojnë që të mbështillen rrotull këtij lëmshi. Në këtë pjesë, nefronet e veshkave ngjishen dhe fillojnë që herë pas here të japin dhimbje mesi, djegie të urinës, ethe, temperaturë ose të vjella. Pra, nëse keni këto shenja është mirë të kuptoni se ka diçka që nuk shkon me veshkat tuaja.
Si bëhet ekzaminimi?

Mund të bëhet një eko abdominale për të parë gjendjen e tyre. Nëse i lemë në “qefin e tyre”, atëherë gurët në veshka vazhdojnë t’i kapërcejnë kufijtë 12-14-20mm. Këto lloj gurësh vazhdojnë të shtojnë dhimbjet në mes, në pjesën anësore të stomakut e djegie urine. Ndonjëherë gjak në urinë dhe tendencë për të urinuar sa më shpesh.

Si mund ta kuptojë një person kur gurët arrijnë të dalin nga veshka në mënyrë natyrale?

Në disa raste gurët që janë 9-10-11 mm qëllojnë të dalin nga veshka duke u futur në kanalet urinare. Ky është momenti kur guri në veshka jep dhimbje të padurueshme, që shoqërohen me të vjella. Qetësuesi më i mirë i këtyre dhimbjeve të forta janë banjat me ujë të ngrohtë dhe përdorimi i çajrave bimore ose pirja e ujit të shumtë 2-3 litra në ditë.

Sa ndikojnë infeksionet e ndryshme në mosfunksionimin e veshkës?

Infeksionet e bajameve ndikojnë në mosfunksionimin e mirë të veshkës, duke pakësuar sasinë e prodhuar të urinës në veshka. Pra, bakteret koke që shtegtojnë nga bajamet në veshka vështirësojnë punën e filtrimit të gjakut në veshka dhe për pasojë këto mikroelementë mbeten në hapësirat brenda veshkave, duke formuar në fillim një re kristalore dhe pastaj formohen kristale.

A mund të shkrihen gurët në veshka me përdorimin e kurave bimore?

Nga përvoja e punës sonë kemi vëne re se përdorimi i bimëve mjekësore jo vetëm që lufton infeksionet urinare, reflukset urinare në veshka, rënien e funksionit të veshkave, por edhe shkrirjen e gurëve në veshkë. Produkti më i mirë për shkrirjen e gurëve në veshka është një përzierje bimore, e cila rrit fuqinë tretëse të çajit, duke dobësuar në fillim strukturën e gurit në pjesën e jashtme të tij. Kjo përzierje bimore konsiston në rritjen e acidit në organizëm që të ndikojë ndjeshëm mbi sipërfaqen e gurit. Nëse personi që ka gurë në veshka pi 6-7 gota në ditë nga përzierja bimore kundër gurit të veshkave, atëherë është e sigurt që del fitimtar dhe realizon shkrirjen e gurëve në veshka. Pasi dalin gurët nga veshka, përdorimi i çajit ndërpritet dhe mund të rifillohet pas një muaji vetëm 5-6 ditë. Kjo bëhet që në hapësirën ku ishte formuar guri në veshka të mos na riformohet sërish.

Cilat janë disa prej bimëve që përdoren për përgatitjen e këtij çaji?

Bimët që rriten në shkëmbinj mund të shkrijnë gurët në veshka. Pra, përdorim fierin e gurit ose gjarprin mjekësor, por edhe majdanozin e egër, që rritet në shkëmbinj e trumzën e Robertit që rritet në gurët gëlqerore. Edhe lastari i ashës ka rezultate pozitive në shkrirjen e gurëve. Por ndonjëherë nuk mungon edhe kombinimi i disa bimëve së bashku. Për shembull përzihen 2-3 lugë gjelle lëng limoni me një lugë gjelle vaj misri dhe kjo pihet gjatë di-tës e shoqëruar me ujë.

Tags: Guret ne VeshkaYlli Merja

Related Posts

Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025

Aguliçja, lulja që lulëzon në pranverë dhe shëron gjithë vitin Aguliçja është një nga bimët më të fuqishme që na...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

May 21, 2025

Ënjtja e këmbëve, shkaqet më të zakonshme dhe trajtimi natyral Ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset shpesh në...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

May 21, 2025

Propolisi, thesari i shëndetit, përdorimet e tij dhe vlerat në shëndetin tonë Në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV me...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve, Ylli Merja: Ky eshte trajtimi me i mire me…

May 21, 2025

Kapsllëku kronik tek të moshuarit, çfarë i lehtëson nga natyra? / Ja trajtimi më i thjeshtë natyral nga Ylli Merja...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me…

May 21, 2025

Çfarë tregon mpirja e duarve për shëndetin dhe si ta shërojmë me dy veprime të thjeshta. Të paktën një herë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Thundërmushka, magjia e shërimit / Ja si ta përdorni për këto sëmundje, Ylli Merja: Ilaç natyral për…

May 21, 2025

Thundërmushka, bima me emrin e veçantë dhe me veti shëruese kundër kollës, problemeve me mushkëritë, por dhe shumë problematika të...

Read moreDetails
Ylli Merja, Koliti
Këshilla Shëndeti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 % / Ja kura dhe receta ideale qe do tju…

May 21, 2025

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë...

Read moreDetails
Këshilla Shëndeti

Mos e injoroni këtë, çfarë tregojnë për shëndetin tuaj shenjat në këmbë kur hiqni çorapet

April 11, 2025

Nëse kjo ka ndodhur një ose dy herë, ka mundësi që buza e këpucëve   të jetë shumë e ngushtë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

March 16, 2025

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good...

Read moreDetails
Ylli Merja, Fara e Zeze
Këshilla Shëndeti

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

March 16, 2025

Mjeku Ylli Merja shpjegoi efektet të vajit të farës së zezë. I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.