Në orët e para të 22 tetorit, një debat në dukje banal për një kafe përfundoi tragjikisht me vrasjen e dy personave.
33-vjeçari Flori Paluçi vrau me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti në Manëz. Edhe Paluçi mbeti i vdekur, pasi u qëllua nga 21-vjeçari Daniel Pepa.
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e “Shqipëria Live”, Semiljana Azizi, ka folur për herë të parë motra e Arianit Kurtit.
Flutura Gjimi ka treguar se si e mori vesh ngjarjen e kobshme, teksa shtoi se nuk e beson se vrasja ka ndodhur për një kafe.
“Lajmin e mora në mënyrën më të keqe. Atë ditë isha në gjumë dhe dëgjova vjehrrën që fliste në telefon. Dola e pyeta se çfarë ka ndodhur.
Ajo tha nuk ka gjë. Kam marrë telefonin dhe telefonova vëllain por ai nuk u përgjigj. Kur mora dikë tjetër ta pyesja a dinte gjë, më tha ‘vëllai yt ka vdekur’.
Kam lënë telefonin dhe më ka veshur vjehrra. Kam dalë në Manzë kërkoja vëllain. Më morën në telefon pastaj dhe më thanë ‘Mos e këkron më se ka vdekur’. Aty kam rënë dhe nuk di çfarë u bë. Më pas ka ardhur bashkëshorti im, i cili kishte shkuar e kishte parë.
Më pas vëllai im ka shkuar në vendngjarje dhe ai nuk e besonte. Shkoi në polici dhe ata ia konfirmuan. Nuk e besoj çfarë shteti është ky që të njihen të gjithë dhe ta marrim vesh n këtë mënyrë.
 
			











