Xhaxha dhe nip janë dy viktimat e aksidentit të regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Mjede – Bushat në Vaun e Dejës.
Aksidenti tragjik ka ndodhur pranë fshatit Mjedë. Mediat raportojnë se dy viktimat janë konfirmuar se janë shtetasit Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga.
Xhaxhai dhe nipi ishin këmbësorë duke kaluar rrugën në momentin që dy makina
janë përplaur me njëra-tjetrën. Për shkak të përplasjes së fortë një nga automjetet ka dalë nga rruga duke i ërplasur dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, ndërsa në vijim pritet informacion i plotë nëse ka persona të lënduar që po udhëtonin në dy automjetet.