Reperi i njohur shqiptar, G-Bani, ka habitur ndjekësit me një postim të fundit në Instagram Story, ku shfaqet krah një vajze me fustan të bardhë nusërie, duke ngritur gota shampanje.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte përshkrimi që shoqëronte foton:
“I thashë ‘të du shumë! sa nuk kam dasht tjetër. a martohemi?’ Më tha ‘do shohim’. Nuk e di ça do shohi po un jam tu u martu.”
Sigurisht që kjo nuk është një dasmë e vërtetë, por me siguri foto e realizuar për një projekt.
Por ekziston edhe mundësia që fotoja të jetë krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale.