Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

October 24, 2025
in Këshilla Shëndeti
0
VIEWS

Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo lule mund të ndihmojë në kurimin e një sërë sëmundjesh?

Po flasim për Lulen e Basanit, një bimë që rritet kudo në Shqipëri dhe që përdoret prej shekujsh në mjekësinë popullore për trajtimin e problemeve me stomakun, mëlçinë, tretjen, dhe më shumë…

Në ‘Bima dhe Shëndeti’ në Rreze Dielli në Report Tv, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë vlerat e jashtëzakonshme e benefitet shëndetësore të lules së basanit, dhe si ta përdorim në mënyrë të sigurtë dhe efektive për sëmundje të ndryshme.

Lule basani është bimë barishtore shumëvjeçare e familjes Hypericaceae.

TëFundit

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Në vendin tonë ndeshet e zakonshme në zonat e ulëta. Periudha që mblidhet lule basani është në fund të majit dhe në fillim të qershorit. Bima mund të përdoret e thatë, ose e njomë, dhe gjithashtu si vaj.

“Lule basani është një bimë çudibërëse, pasi jep efekte në të gjithë organizmin.

Ka një përdorim shumë të gjerë dhe ndikon si një qetësues i sistemit nervor, ndihmon depresionin, acarimin e nervave, ankthin, pagjumësinë, dhe urinimin e pavullnetshëm në fëmijëri. Eshtë një çaj tepër efektiv për inflamacionet e traktit gastrointestinal (gastrit, diarre, kolit ulçerativ, përfshirë hemorroidet) dhe dhimbje nevralgjike si shiatiku. Së jashtmi përdoret vaji i basanit për plagë, djegie, ulçera, mavijosje, hemorroide dhe dhimbje reumatike”, thotë specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja.

Lulja e Basanit është e pasur me vajra esenciale, acide organike, vitamina C, A, B dhe minerale si kalium, kalcium, magnez, hekur, zink, fosfor, baker. Përbërësit kimik të kësaj bime japin një veprim të menjëhershëm në organizëm.

– Hipericina: antidepresiv; antiviral; rrit nivelin e neurotransmetuesve në tru si serotoninë e dopaminë

– Hiperforina: antidepresive e fuqishme; antibakteriale; antiinflamatore; aktivizon receptorët që janë të përfshirë në rregullimin e humorit; nxit prodhimin e melatoninës, rregullon gjumin

– Flavonoidet: antioksidantë, stabilizojnë membranozën e qelizave, kapin radikalet e lira; bllokojnë enzimat që prodhojnë substanca inflamatore

– Taninet: veprim astrigjent; antimikrobial; mbyll plagë, rigjeneron lëkurën dhe indet

– Acidi klorogjenik dhe kafeik nxit dobësimin dhe tretjen

“Duhet patur pak kujdes, pasi lulja e basanit ndërvepron me shumë barna si antidepresivët, antikoagulantët, kontraceptivët, antiretroviralet, imunosupresantët. Gjithashtu fotosensibiliteti mund të shkaktojë skuqje ose djegie në kontakt me diellin”, thekson Merja.

Përdorimet e Lules së Basanit në mjekësinë popullore janë njohur që në kohët e lashta, duke zënë një vend të rëndësishëm në trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.

– Për rigjenerim të mëlçisë, stomak dhe zorrë pihen 2-3 gota çaj në ditë

– Kundër infeksioneve ose viruseve pihen 2-3 gota çaj në ditë

– Kundër plagëve, gërvishtjeve në lëkurë apo djegie konsumohet një çaj me lule basani kombinuar me pak bishtamith, livando dhe kumak

– Ekstraktet alkolike: në 100 ml etanol hedhim 20 gr lule basani, 10 gr bishtamith, 10 gr livando. Pihen 3 x 3 ml në ditë në 100 ml ujë

-Vaji i lules së basanit: Në një kavanoz 1 litër hedhim lule basani të pastruar mirë. Mbulojmë lulet me vaj ulliri dhe e lëmë për 30 ditë, përdoren rrezet e diellit si bashkëpunëtore dhe jo si katalizatore. Me vajin lyhen plagë, prerje, djegie të lëkurës, etj. Për dhimbje muskulare, reumatike mund të përdoret 2 javë dhe 1 javë pushim. Pihet 1-2 lugë çaji në ditë para buke.

“Përdorimi i vajit të lule basanit qetëson dhimbjet e stomakut dhe të zorrëve. Rekomandohet të përdoret nga persona të cilët kanë probleme me ulçerën në stomak. Vaji i basanit përmirëson funksionimin e aparatit tretës, redukton inflamacionin në zorrë duke ndikuar në mënyrë indirekte në qetësimin e venave hemorroidale. Gjithashtu konsumimi i vajit të basanit lehtëson simptomat e ankthit”, nënvizon Merja.

Vaji i basanit rekomandohet të përdoret në rastet e acarimit të lëkurës tek fëmijët ose në rastet e djegies apo mbylljes së plagëve në lëkurë tek të rriturit.

Tags: Lulja e BasanitYlli Merja

Related Posts

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Këshilla Shëndeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Këshilla Shëndeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Këshilla Shëndeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Këshilla Shëndeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Këshilla Shëndeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja

October 24, 2025

Ndjesia e djegies ose "ndezjes" në këmbë është një simptomë që mund të shfaqet nga lodhja e përditshme, por edhe...

Read moreDetails
Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…
Këshilla Shëndeti

Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…

October 24, 2025

A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Në...

Read moreDetails
Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…
Këshilla Shëndeti

Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…

October 24, 2025

A ndiheni të lodhur pa arsye? Keni fryrje, dhimbje koke, probleme me gjumin, lëkurën apo probleme me jashtëqitjen? Këto mund...

Read moreDetails
Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni

October 24, 2025

Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me rradhë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025

Aguliçja, lulja që lulëzon në pranverë dhe shëron gjithë vitin Aguliçja është një nga bimët më të fuqishme që na...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.