Një koncert i këngëtarit Luiz Ejlli në një nga beach bar-et e njohura të Ksamilit është anuluar në momentin e fundit, duke lënë fansat të befasuar.
Shkak për këtë ndryshim të papritur të planeve është bërë një emergjencë personale e artistit, e cila e ka detyruar të largohet menjëherë nga qyteti bregdetar.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga vetë organizatorët e eventit. Në deklaratën e tyre, ata sqaruan situatën për të gjithë ata që kishin rezervuar për të ndjekur performancën e këngëtarit, duke theksuar se mungesa ishte e pavullnetshme.
“Për arsye personale, artisti është larguar sot nga ambienti,” thuhej në njoftim, duke shtuar se Luizi ishte parë në ambientet e lokalit gjatë ditëve të mëparshme, gjë që e bëri anulimin edhe më të papritur.
Organizatorët gjithashtu u treguan korrektë me publikun, duke ofruar rimbursim të plotë për të gjithë ata që kishin bërë pagesë. “Nëse keni kryer pagesë për këtë event, na dërgoni emrin e rezervimit dhe do të kujdesemi për rimbursimin,” përfundonte deklarata.
Më pas, u zbulua se arsyeja e Luiz Ejllit lidhej me pjesmarrjen e tij në dasmën e producentit të njohur, Çelik Lipa.