Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në provincën e Barit.

Dy automjete u përplasën “kokë më kokë”, duke shkaktuar vdekjen e të dy drejtuesve të mjeteve.
Mediat italiane raportojnë se viktimë mbeti një 19-vjeçar shqiptar, banues në Gioia del Colle, i cili humbi jetën në vend.
Ndërkohë, një 44-vjeçar, i cili u shpëtua nga ekipet mjekësore të emergjencës, ndërroi jetë pak pas mbërritjes në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti. Shoferi i një makine tjetër, e përfshirë në aksident, ka shpëtuar pa lëndime.
Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit dhe Karabinierët, të cilët punuan deri në orët e para të mëngjesit për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.