Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Kur u ndava për herë të fundit, më kërkuan një…”/ Letra e babait që humbi dy vajzat në aksidentin tragjik: Luftuan të shpëtojnë vëllanë e sëmurë

September 12, 2025
in ShowBizi
40
VIEWS

Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë.

Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal. Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjecari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.

Përmes një letre, babai i vajzave të ndjera shpreh dhimbjen për humbjen e dy vajzave të tij dhe sfidën për kurimin e djalit, i cili vijon betejën me leuçeminë.

“Kur u ndava për herë të fundit nga vajzat e mia, më kërkuan një darkë, vetëm një mbrëmje me mua. Më folën me një zë që më dridhet ende në shpirt: ‘Dalim babi, të lutem, se ndoshta nuk shihemi më’. E dinin që do shkoja në stan, në mal, ku rrija më shumë se një muaj. Ndoshta e ndjenin diçka, një parandjenjë që unë e injorova”, shkruan babai në letrën që u lexua këtë mbrëmje në studion e “Për shqiptarët”, në nisje të sezonit të ri televiziv.

TëFundit

Mbaj shënim! Këto janë datat më të rëndësishme të Horoskopit në muajn nëntor…

Mbaj shënim! Këto janë datat më të rëndësishme të Horoskopit në muajn nëntor…

November 1, 2025
Nga skena e humorit në shtëpinë më të famshme, dy aktorët e Portokallisë pjesë e “Big Brother Vip Albania 5”?

Nga skena e humorit në shtëpinë më të famshme, dy aktorët e Portokallisë pjesë e “Big Brother Vip Albania 5”?

November 1, 2025

“Nuk pranova. Jo se nuk i doja por se nuk munda ta harxhoja lekët e vajzave të nxjerra me aq sakrifica. Ishim në luftë me leuçeminë e djalit të vogël, Islit. Dhe mendova se ishte më mirë të kurseja. Silueta e tyre më është ngulitur në mendje e shpirt. Qëndronin te dera, të heshtura me kokën ulur. I përshëndeta me dorë dhe humba pas kthesës së rrugës. Ngjita malin në këmbë, drejt stanit, 3 orë ecje mes ferrave, shkurreve në terrenin e thepisur. Ishte ora 20:30 kur më ra telefoni. Një zë i trazuar më tha: ‘Ka ndodhur një aksident, por nuk jemi të sigurt; mund të jenë vajzat e tua’. M’u ngri zemra. Elvisa dhe Rozina, a janë mirë? A janë gjallë?”

Vrapova nëpër natë, në terr, nëpër gurë e humnera për të mësuar të vërtetën. Nuk më mbante më toka, më mbante vetëm dhimbja. Në gjysmën e rrugës, një therje më çau kraharorin, si një parandjenjë tragjedie. Pas vetëm dy minutash, një tjetër telefonatë. E hapa me duart që më dridheshin e atë zë s’do e harroj kurrë: Riza, bëhu i fortë, vajzat na lanë”. Në atë natë të zezë, mes askundit, humba gjithçka. U ula aty, nuk doja të ngrihesha më. Zbritjen nga mali që zgjat tre orë, e bëra për një orë e gjysmë i shkatërruar, por i gjallë për të parë vdekjen me sytë e mi”.

Elvisa dhe Rozina u shuan në pak sekonda, mbrëmjen e 24 gushtit në aksidentin tragjik, ndërsa udhëtonin nga fshati i tyre drejt Sarandës.

Kishin marrë një tezgë këtë vit e punonin si shitëse ambulante në Sarandë, shisnin shishqebap, bukë me qofte e misra. Ishin shumë të lumtura sepse çdo para e fituar, i afronte edhe më shumë me kurimin e vëllait 7 vjeçar.

Isli është diagnostikuar me leuçemi para pothuajse 4 vitesh. Familja nuk i ka pasur kushtet për ta ndjekur, kanë bërë sa kanë mundur këtu në Tiranë dhe disa herë e kanë dërguar në Athinë, por asnjë rezultat.

Elvisa dhe Rozina ishin krahët e prindërve të tyre. Fëmijërinë e kaluan nëpër male, në stane, duke ndihmuar me bagëtitë.

“Flinin mbi xhupat e prindërve, të shtruar mbi gurë. Me duar të njoma mblidhnin çaj dhe e shisnin. Edhe sot, në muret e shtëpisë së tyre, varen tufat e fundit të çajit që ato mblodhën para se të ndodhte aksidenti. Kishin zgjedhur të ndihmonin familjen por dhe të përqafonin rrugën e dijes. Elvisa kishte mbaruar studimet për Teknik Laboratori, në 1 shtator do të fillonte punë. Ndërsa Rozina këtë vit do të ishte në vitin e tretë për infermieri. Dëshironin të vazhdonin ëndrrat për t’u bërë dikushi, por mbi të gjitha, një ditë të mund të shëronin vëllain e tyre nga leucemia”, shkruan i ati.

Por sot nuk janë më. Prindërit janë të shkatërruar e djali i vogël rritet pa dy motrat që ishin gjithçka për të. Shtëpia është bosh, dhimbja mbizotëron e zija ka pushtuar çdo cep. Vetëm rikthimi i Islit të shëruar mund të sjellë jetë sërish në familjen Dhimaku. Për të, Fondacioni Firdeus ka marrë përsipër kurimin e tij.

Tags: per shqiptaret

Related Posts

Mbaj shënim! Këto janë datat më të rëndësishme të Horoskopit në muajn nëntor…
ShowBizi

Mbaj shënim! Këto janë datat më të rëndësishme të Horoskopit në muajn nëntor…

November 1, 2025

Muaji nëntor i vitit 2025 premton të jetë një periudhë me emocione të forta, shërim dhe thellim të marrëdhënieve, duke...

Read moreDetails
Nga skena e humorit në shtëpinë më të famshme, dy aktorët e Portokallisë pjesë e “Big Brother Vip Albania 5”?
ShowBizi

Nga skena e humorit në shtëpinë më të famshme, dy aktorët e Portokallisë pjesë e “Big Brother Vip Albania 5”?

November 1, 2025

Moderatorët e projektit televiziv dedikuar fëmijëve tw realizuar nga Fondacioni “Dritan Hoxha” dhe Top Channel, “Fun Camp” Aleksandër Grami dhe...

Read moreDetails
Shenjat e zodiakut që tërheqin fat dhe bollëk në nëntor
ShowBizi

Shenjat e zodiakut që tërheqin fat dhe bollëk në nëntor

October 31, 2025

Këto shenja po tërheqin bollëk dhe fat të konsiderueshëm në nëntor 2025. Jupiteri është në Gaforre gjatë muajit dhe kthehet...

Read moreDetails
Ka kohë që nuk është aktiv në rrjete, ja çfarë bëjnë fansat për Gjestin
ShowBizi

Ka kohë që nuk është aktiv në rrjete, ja çfarë bëjnë fansat për Gjestin

October 31, 2025

Ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, vazhdon të mos jetë aktiv në llogarinë e tij në rrjete sociale. Që...

Read moreDetails
TRONDITËSE/ Gjendet i vd*kur 39-vjeçari në oborrin e shtëpisë, dyshohet për …
ShowBizi

TRONDITËSE/ Gjendet i vd*kur 39-vjeçari në oborrin e shtëpisë, dyshohet për …

October 31, 2025

Një 39-vjeçar në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit është gjendur i vdekur nga familjarët. Sipas burimeve, familjarët dyshojnë se 39-vjeçari ka...

Read moreDetails
Nga shëndeti te puna, 3 shenjat e horoskopit më me FAT të NËNTORIT: PASIONI ndizet si rrallëherë…
ShowBizi

Nga shëndeti te puna, 3 shenjat e horoskopit më me FAT të NËNTORIT: PASIONI ndizet si rrallëherë…

October 31, 2025

Akrepi rilind dhe fiton në dashuri e karrierë. Luani ndriçon me forcë dhe siguri. Peshorja gjen sërish ekuilibrin dhe dashurinë...

Read moreDetails
Zbulohet opinionistja e “Big Brother Vip Albania 5”? Ja per ke behet fjale
ShowBizi

Zbulohet opinionistja e “Big Brother Vip Albania 5”? Ja per ke behet fjale

October 30, 2025

Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka ndezur rrjetet sociale me një postim të vetëm. Ditën...

Read moreDetails
“Nëntori do të jetë transformues”, Meri Gjini bën parashikimin e muajit: Shenja që ka përmirësim të madh financiar
ShowBizi

“Nëntori do të jetë transformues”, Meri Gjini bën parashikimin e muajit: Shenja që ka përmirësim të madh financiar

October 30, 2025

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin nëntor në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e...

Read moreDetails
Dikur ish-partnerja e Ledri Vulës, sot me Erik Fullanin! Sara Hoxha i jep fund “dyshimeve”, publikon foton me dashurinë e jetës
ShowBizi

Dikur ish-partnerja e Ledri Vulës, sot me Erik Fullanin! Sara Hoxha i jep fund “dyshimeve”, publikon foton me dashurinë e jetës

October 29, 2025

Sara Hoxha e cila kohët e fundit është përfolur se është në një lidhje me Erik Fullanin, ka surprizuar ndjekësit...

Read moreDetails
Elgit Doda ben kete postim pas lajmeve për ndarjen nga Klea Huta
ShowBizi

Elgit Doda ben kete postim pas lajmeve për ndarjen nga Klea Huta

October 29, 2025

Prej ditësh në medien rozë po përflitet për një ndarje të mundshme të çiftit Kela Huta dhe Elgit Doda. U...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.