Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Kujdes nga parazitët në organizëm! Dëmtimi i mëlçisë nga ekinokoku, shenjat në organizëm dhe…

January 23, 2025
in Këshilla Shëndeti
0
VIEWS

Dëmtimi i mëlçisë nga ekinokoku, një nga parazitët më të rrezikshëm, shenjat në organizëm dhe trajtimi alternativ

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për parazitët në organizëm,

të cilët janë të shumtë, një prej tyre është dhe ekinokoku i cili shkakton sëmundjen e ekinokokozës. Po çfarë është ekinokoku?

“Tenia e ekinokokut është një krimb i vogël 5-7 mm. Vezët e ekinokokut kanë përmasa 30-50 nanometër, ndërtohen nga segmentet koka, qafa, trupi. Përhapet nga qeni i shtëpisë kur ushqehet me plëndësin e bagëtive dele, lopë,

TëFundit

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

qengji, dhie, keci, dashi. Kur plehu hidhet nëpër sallata, qepë, presh, spinaq, hudhra, tenia ngjitet nëpër gjethe dhe gjethet e palara mirë bëhen burim infektimi. Burim tjetër infektimi është dhe uji i infektuar” thekson Merja.

Simptomat e ekinokokut në trupin e njeriut shfaqen brenda 1-3 vitesh, shumohen 3-10-12 vite. Kemi këputje trupore, anemi, dhimbje epigastrike, nauze dhe të vjella, alergji në trup ose zverdhje lëkure,

zmadhim i mëlçisë, vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në tretje, çrregullim në jashtëqitje si dhe rënie në peshë. Në studion e “Rreze Dielli”, zonja Ligjirije Biçaku rrëfen historinë e saj me sëmundjen e ekinokokut në mëlçi dhe në veshka, kalvarin e gjatë të ekzaminimit në spitale brenda dhe jashtë vendit si dhe kurimin e suksesshëm me bimë mjekësore.

“Para disa vitesh nuk ndjehesha mirë, kisha një lodhje trupore, dhimbje mesi, marrje fryme, djersitje natën, gjumë jo të qetë, dhe vendosa të shkoj në urgjencë, bëra analizat, ekot dhe doktori vendos të më shtrojë në spital. Deri më atëherë nuk e kisha dëgjuar sëmundjen e ekinokokut në mëlçi dhe veshka. U kurova në spital për 2 javë dhe më pas më thanë mjekët se kemi vendosur që të bëjmë ndërhyrje, por ajo ndërhyrje nuk u bë edhe pas qëndrimit tim një muaj e gjysëm në spital. Vendosa që të shkoja në një spital jashtë vendit, së bashku me vajzën shkuam në Francë, aty u shtrova në një nga spitalet më të mira ku kam qëndruar e kuruar për 2 muaj, por nuk po ndjeja asnjë përmirësim, e njëjta maratonë vijonte, pa oreks fare, kisha nauza dhe përshtjellime. Vendosa të kthehem në Tiranë, të gjithë më pyesnin si ndjehesha, një punonjëse e imja më thotë se do të sugjeroj një doktor që quhet Ylli Merja. E kisha dëgjuar emrin e doktorit, edhe pse isha e lodhur nga konsultat me mjekët, vendosa të shkoj tek Ylli, të cilin e falenderoj shumë nga zemra. Doktori më pa të gjitha analizat, i ribëra dhe një herë dhe më dha një kurë 45 ditore me çajra dhe bimë, një kurë të cilën e ndoqa me shumë rigorozitet dhe më dha menjëherë shenjat e para të përmirësimit, sot jam 100% e shëruar” tregon zonja Ligjirije.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon se pas analizave të bëra, të cilat tregonin të njëjtën diagnozë të përcaktuar si nga mjekët shqiptare ashtu dhe ata francezë, pamë një mëlçi të mbushur plot kiste dhe ndikuam fuqishëm me kura bimore në shëndoshjen e mëlçisë dhe në toksifikimin pak e nga pak të parazitëve. Së pari përdorëm pelinën e bardhë dhe pelinën e ëmbël për pastrimin dhe hollimin e gjakut, majat e rrënjës së shegës së egër, të cilën Merja thotë se e ka marrë si sugjerim nga një farmaciste shumë e nderuar 85 vjeçare, shtuam talektrumin e cila është shumë e mirë dhe për hepatitin. Mëlçia nga prezenca e parazitëve zmadhohet dhe arsyeja se përse mjekët kanë nguruar për të bërë operimin e zonjës Ligjirije, thotë Merja, ndoshta një nga këto kiste ka qenë afër cipës, në momentin që mund të bëhej ndërhyrja sikur padashje të plasaritej, parazitët do të shpërthenin nëpër zorrë dhe do ishte më pas e pamundur që të përballohej dhe komplikacionet do të ishin shumë herë më të mëdha.

“Për rastin e zonjës, unë u konsultova dhe me një hepatolog të vjetër, doktor Viktor Qereshniku rreth kësaj sëmundje dhe u mundova të gjej dhe të mbledh të gjitha ato bimë që kishin më shumë veti toksifikuese, dhe përveç pelinit, shegës së egër përdorëm dhe kuskutën” thekson Merja.

Higjena është një kusht parësor, sidomos konsumimi i ushqimeve të lara shumë mirë dhe të ziera mirë. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon kurën bimore për pastrimin e trupit nga parazitët, e cila ka rezultuar tejet efikase:

· Çaj me shegë të egër, rigon, pelinë të ëmbël, dëllinjë, kuskuta, mendër, angjinare, tambëlgjaku

· Hudhra çdo mëngjes, 2-3 thelpinj me 1 gotë qumësht (mirë është që hudhrat të vendosen të prera në feta në qumësht një natë më parë)

· Vaj për tretjen 2 x 1 lugë çaji në ditë para buke

· Në mëngjes konsumohet me qumësht dhe 1 lugë supe thekër, një lugë supe fara kungulli

· Në raste të kruarjes në lëkurë lahet trupi me çajin antimyk ose me angjinare.

Tags: MelciaYlli Merja

Related Posts

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Këshilla Shëndeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Këshilla Shëndeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Këshilla Shëndeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Këshilla Shëndeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Këshilla Shëndeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas
Këshilla Shëndeti

Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

October 24, 2025

Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo...

Read moreDetails
Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja

October 24, 2025

Ndjesia e djegies ose "ndezjes" në këmbë është një simptomë që mund të shfaqet nga lodhja e përditshme, por edhe...

Read moreDetails
Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…
Këshilla Shëndeti

Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…

October 24, 2025

A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Në...

Read moreDetails
Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…
Këshilla Shëndeti

Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…

October 24, 2025

A ndiheni të lodhur pa arsye? Keni fryrje, dhimbje koke, probleme me gjumin, lëkurën apo probleme me jashtëqitjen? Këto mund...

Read moreDetails
Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni

October 24, 2025

Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me rradhë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.