Dashi – Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mirë në krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkojë ashtu si e keni ëndërruar prej kohësh. Beqarët do jenë të vendosur të gjejnë një person për ta pasur në krah dhe do ia arrijnë qëllimit. Financat duhet t’i menaxhoni me sa më shumë maturi dhe kujdes sidomos sot që do jete një ditë e vështirë.
Demi – Jeta në çift do ece më së miri gjatë kësaj dite. Mirëqenia dhe harmonia do mbizotërojnë gjithë kohës kështu qe mos u shqetësoni për asgjë. Beqarët do kenë komunikimin si pikën e tyre më të fortë dhe do arrijnë te tërheqin pas vetes shume persona. Ne planin financiar mund të kryeni edhe ndonjë transaksion duke qenë se situata do jetë e qëndrueshme.
Binjakët – Dita e sotme do jete e mrekullueshme dhe e mbushur me çaste të lumtura. Çdo gjë do shkoje për mrekulli kështu qe shfrytëzoni çdo minute. Për beqaret mundësitë për takime do shtohen edhe më shume. Ka shume mundësi ta gjeni personin e duhur. Situata financiare do konsolidohet mjaft keq. Do jeni te kujdesshëm me çdo shpenzim apo investim.
Gaforrja – Edhe pse nuk do jeni ne humorin e duhur, marrëdhënia në çift do jetë e qëndrueshme sot. Do kuptoheni me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni debate të forta. Beqaret do i neglizhojnë ftesat qe do iu bëhen dhe do mbeten ne te njëjtën gjendje qe ishin. Investimet e mëdha duhen shmangur patjetër. Të ardhurat nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme.
Luani – Ditë goxha e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar kështu qe matini mire fjalët. Beqarët do mbyllen ne vetvete dhe nuk do i shfrytëzojnë aq sa duhet mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar ka rrezik që gjërat të mos ecin si duhet. Bëni kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.
Virgjëresha – Bëni deklarata dashurie sot dhe do e shihni që ambienti ne çift do përmirësohet ndjeshëm dhe do nxehet me tepër. Partneri do jetë gjithë kohës në humor dhe gati t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret do lodhen më kot se kërkuari dashurinë. Nuk është koha e duhur. Perspektivat financiare janë të mira, megjithatë nuk duhen kryer aspak shpenzime të pamenduara.
Peshorja – Të dashuruarit do kenë here debate dhe here do dashurohen plot pasion. Këto janë gjera normale për një lidhje, mjafton që të mos e teprojnë. Beqarët do fillojnë një pune te re dhe ne atë mjedis do takojnë një person shume te veçante. Kujdes mos hidhni asnjë hap te nxituar. Financat do jenë delikate. Përveç shpenzimeve te domosdoshme nuk duhet te kryeni asnjë tjetër.
Akrepi – Yjet do ndikojë pa masë sot në jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të konsolidohet edhe më tepër. Do ndiheni mirë dhe të qetë. Beqarët duhet të mos i japin askujt fjalët edhe sikur personat që do takojnë të jenë mbresëlënës. Financat do jenë goxha te qëndrueshme. Nuk pritet asnjë problem aspo vështirësi në këtë sektor.
Shigjetari – Do jeni shumë të duruar me partnerin tuaj sot dhe do tregoheni të kuptueshëm kur ai te thotë edhe ndonjë gjë qe nuk duhet. Beqarët nuk do jenë aspak në humor dhe nuk do e kërkojnë personin e duhur. Gjërat do mbeten ashtu si ishin. Në planin financiar mos bëni çmenduri nëse nuk doni që të ardhurat të marrin tatëpjetën.
Bricjapi – Nëse i merrni gjerat shtruar dhe e lini paksa pas dore partnerin tuaj, situata edhe mund te ndërlikohet. Ai do ketë me te vërtete nevoje për mbështetjen tuaj. Beqaret do ndihen mire me lirinë qe kane dhe nuk do e kërkojnë dashurinë. Ne planin financiar do jeni të detyruar te merrni masa ekstreme sepse përndryshe situata mund të dalë jashtë kontrollit.
Ujori – Mos bëni asgjë me nxitim ne jetën tuaj ne çift nëse nuk doni që më vonë të pendoheni. Flisni qetësisht dhe mendohuni shumë herë para se te merrni ndonjë vendim. Beqarët do e takojnë me në fund shpirtin tyre binjak, por do presin edhe pakohe para se të fillojnë një lidhje. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do ndiheni mire.
Peshqit – Jeta në çift nuk do jetë në periudhën më të mire të mundshme sot. Do keni herë pas here edhe konflikte me atë qe keni ne krah. Beqarët ka shume mundësi që ta gjejnë personin qe do iu përshtatet në çdo pike dhe do ndihen të plotësuar. Financat duhen pasur në vëmendje. Do iu duhet te kryeni disa shpenzime te konsiderueshme kështu qe hiqni dore nga ndonjë shpenzim tjetër.