Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e djeshme (14 korrik) pranë një plazhi në Dhërmi.
Screenshot_11
Uniformat blu bëjnë me dije se i riu me iniciale A.H dyshohet se humbi jetën për shkaqe natyrale.
Sakaq do të jetë autopsia mjekoligjore ajo që do të japë me saktësi shkakun e vdekjes së të riut.
Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes
Mësohet se i riu ndërroi jetë teksa ndodhej në fushën e volejbollit në afërsi të plazhit në Dhërmi.
20-vjeçari fatkeq kishte ardhur në Dhërmi me pushime së bashku me shoqërinë e tij.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij.
Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.