Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Kinematografia shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur Shqiptar…

September 1, 2025
in TvShow
0
VIEWS

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar.

Por kush ishte Anagnosti, një nga regjisorët më të njohur shqiptarë të shekullit XX?

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

TëFundit

Tërmet i fortë në Afganistan/ Mbi 600 TË VD*KUR e mijëra nën rrënoja…

Tërmet i fortë në Afganistan/ Mbi 600 TË VD*KUR e mijëra nën rrënoja…

September 1, 2025
Parashikimi i horoskopit 1 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot…

Parashikimi i horoskopit 1 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot…

September 1, 2025

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Ai është autor i shumë filmave shqip:

Gjoleka, djali i Abazit (2006)

Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)

Përrallë nga e kaluara (1987)

Gurët e shtëpisë sime (1985)

Kujtime nga Gjirokastra (1983)

Vëllezër dhe shokë (1982)

Në shtëpinë tonë (1979)

Monumenti (1977)

Lulëkuqet mbi mure (1976)

Kur hiqen maskat (1975)

Cuca e maleve (1974)

Përjetësi (1974)

Motive nga dita e diel (1973)

Malet me blerim mbuluar (1971)

Parafabrikatet (1970)

Plagë të vjetra (1968)

Duel i heshtur (1967)

Komisari i dritës (1966)

Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

Related Posts

Tërmet i fortë në Afganistan/ Mbi 600 TË VD*KUR e mijëra nën rrënoja…
TvShow

Tërmet i fortë në Afganistan/ Mbi 600 TË VD*KUR e mijëra nën rrënoja…

September 1, 2025

Mbi 620 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 1.500 të tjerë u plagosën nga një tërmet që goditi Afganistanin...

Read moreDetails
Parashikimi i horoskopit 1 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot…
TvShow

Parashikimi i horoskopit 1 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot…

September 1, 2025

Dashi Sot ndiheni të motivuar dhe energjikë. Është një ditë e mirë për të ndjekur synimet tuaja, veçanërisht në fushën...

Read moreDetails
Njihuni me katër shenjat e horoskopit më me fat për shtatorin
TvShow

Njihuni me katër shenjat e horoskopit më me fat për shtatorin

August 31, 2025

Ndërsa vera i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura dhe...

Read moreDetails
Aksident i rëndë, 3 persona dërgohen me urgjencë te Trauma
TvShow

Aksident i rëndë, 3 persona dërgohen me urgjencë te Trauma

August 31, 2025

Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me automjetin që...

Read moreDetails
Shtatori do të jetë një muaj i vështirë për këto shenja horoskopi
TvShow

Shtatori do të jetë një muaj i vështirë për këto shenja horoskopi

August 31, 2025

Pavarësisht nëse vera jote ka qenë plot me shpenzime ose jo, sezonit po i vjen fundi dhe ekuinoksi i vjeshtës...

Read moreDetails
“Kush na ka mallku”, aksidentohet me makinë Mevlani (Foto)
TvShow

“Kush na ka mallku”, aksidentohet me makinë Mevlani (Foto)

August 31, 2025

Këngëtari i njohur Mevlan Shaba ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram pamje nga një aksident që ka pësuar...

Read moreDetails
I mbijetoi aksidentit të rëndë kur ishte 8 vjeç/ Historia e dhimbshme e Gabriel Llucës që humbi jetën në Peqin
TvShow

I mbijetoi aksidentit të rëndë kur ishte 8 vjeç/ Historia e dhimbshme e Gabriel Llucës që humbi jetën në Peqin

August 31, 2025

Një detaj prekës ka dalë në dritë pas aksidentit tragjik që ndodhi në hyrje të qytetit të Peqinit, ku humbën...

Read moreDetails
Të mërkurën rikthehen reshjet, shtatori me temperatura deri në 35 gradë/ Çfarë paralajmëron meteorologia
TvShow

Të mërkurën rikthehen reshjet, shtatori me temperatura deri në 35 gradë/ Çfarë paralajmëron meteorologia

August 31, 2025

Anira Gjoni nga IGJEUM tha se nuk pritet të ketë përkeqësim i motit në ditët në vijim. Moti do të...

Read moreDetails
EMRAT/ Aksident i rëndë, makina del nga rruga dhe përplaset me shkallët e një banese, humbin jetën dy të rinj
TvShow

EMRAT/ Aksident i rëndë, makina del nga rruga dhe përplaset me shkallët e një banese, humbin jetën dy të rinj

August 31, 2025

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pas mesnate në hyrje të qytetit të Peqinit, ku dy të...

Read moreDetails
E nisin vjeshtën mbarë! Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin shtator, universi është në anën tuaj
TvShow

E nisin vjeshtën mbarë! Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin shtator, universi është në anën tuaj

August 30, 2025

Ndërsa vera i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura dhe...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.