Një video e postuar së fundmi nga këngëtarja Eranda Libohova në shoqëri të disa miqve dhe Eneda Tarifës, ka ngjallur dyshime për një shtatëzani të kësaj të fundit.

Në këtë video Eneda shfaqet me një bark të rrumbullakosur, duke lënë të mendohet se është në pritje të ëmbël, me partnerin e saj Gent Lasku.
Megjithatë, këngëtarja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për të konfirmuar ose mohuar këto zëra.
Eneda e ka bërë publike prej kohësh lidhjen me basketbollistin Gent Lasku, lidhje për të cilën u shpreh se është shoqëruar me shumë paragjykime.
Ajo tashmë ka rigjetur sërish dashurinë katër vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë.
Fotot e Endedës ku shfaqej në krahët e basketbollistit Gent Lasku në një lokal duke u përqafuar, bënë xhiron e rrjetit muaj më parë. Në një moment shihej se sportisti e puthi edhe në ballë këngëtaren duke dalë hapur publikisht për herë të parë.
Nga ana tjetër, Genti prej disa kohësh është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë.