Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Jorgo Pulla: Ja çfarë thonë yjet për 12-të shenjat e Horoskopit për këtë javë

July 14, 2025
in ShowBizi
41
VIEWS

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim javor për 12 shenjat e zodiakut.

Kjo javë është disi e ngarkuar nga ndikimet e Mërkurit në retrogradë, i cili sjell rishikime, vonesa dhe keqkuptime, veçanërisht në fushën e komunikimit, udhëtimeve dhe dokumenteve.

Prania e Afërditës në shenjën e Luanit rrit dëshirën për dashuri, vëmendje dhe emocione të thella, por në të njëjtën kohë sjell sfida në marrëdhëniet, për shkak të pritshmërive të larta që mund të mos përmbushen siç duhet.

Motoja e kësaj jave është: “Beso, kontrollo dhe më pas përfito”, një udhëzim i vlefshëm për të gjitha shenjat.

TëFundit

“Fabulë me 5 dëshmitarë” – Anaidi ua nxjerr të ‘palarat’ Eglit dhe Gjestit?/FOTO

“Fabulë me 5 dëshmitarë” – Anaidi ua nxjerr të ‘palarat’ Eglit dhe Gjestit?/FOTO

July 14, 2025
“Venusi në lojë sjell vështirësi”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Të tretët mund të prishin qetësinë në çift për këto shenja

“Venusi në lojë sjell vështirësi”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Të tretët mund të prishin qetësinë në çift për këto shenja

July 14, 2025

DASHI
Ju intensifikoni përpjekjet tuaja për të arritur qëllimet! Kjo javë ju shtyn të zbatoni planet tuaja profesionale, me një përqendrim më të madh në objektivat afatgjatë.

Mërkuri, duke u kthyer në shenjën e Luanit që nga e premtja, ju jep mundësinë të riktheheni te projekte të lëna përgjysmë apo ide kreative që më parë nuk kishin marrë vëmendjen e duhur.

Në aspektin emocional, do të ndiheni më të hapur ndaj njerëzve të afërt dhe ka gjasa të rilidhni marrëdhënie që ishin ftohur. Megjithatë, duhet kujdes me vendimet e nxituara financiare, veçanërisht për ata që kanë lindur në fillim të prillit. Mundësitë ekzistojnë, por kërkojnë durim dhe vlerësim të kujdesshëm.

DEMI
Përballje me të kaluarën! Kjo javë ngre çështje të brendshme, ndjenja të pashprehura dhe reflektime të thella mbi veten dhe marrëdhëniet personale. Do të keni një tendencë për të treguar më shumë ndjeshmëri dhe për ta vlerësuar më shumë qetësinë. Retrograda e Mërkurit që nga e premtja në sektorin familjar dhe emocional mund të sjellë keqkuptime me të afërmit ose kthime të papritura në tema që mendonit se i kishit lënë pas. Në punë, mos e teproni me ambicien apo imponimin; zgjidhjet vijnë përmes bashkëpunimit dhe fleksibilitetit. Nga mesi i javës ka zhvillime pozitive financiare, por nuk rekomandohen investime të mëdha apo lëvizje impulsive.

BINJAKËT
Jeni të shqetësuar për atë që do të sjellë periudha e ardhshme. Mërkuri, sundimtari juaj, duke hyrë në retrogradë nga fundjava, ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si komunikoni, udhëtoni dhe merrni vendime. Kujdes me keqkuptimet në marrëveshje apo me letra zyrtare! Kjo është një periudhë për të rikthyer lidhje të vjetra, për të reflektuar mbi zgjedhjet dhe për të përmirësuar qasjen tuaj në marrëdhëniet ndërpersonale. Venusi në shenjën tuaj rrit magnetizmin, charm-in dhe dëshirën për dashuri. Beqarët mund të takojnë dikë interesant, por përfshirja serioze duhet të shtyhet pas datës 11 gusht.

GAFORRJA
Pyetje financiare! Fillimi i javës është më i qetë për ju dhe sjell një lloj stabiliteti emocional. Por nga e premtja, kur Mërkuri kthehet në retrogradë në sektorin tuaj të financave, duhet të bëni shumë kujdes me mënyrën si menaxhoni paratë. Mos nënshkruani marrëveshje të reja, shmangni huadhëniet dhe analizoni me kujdes çdo ofertë që ju bëhet. Në jetën personale, prania e Afërditës në sferën e nënndërgjegjes suaj mund të sjellë ndjenja të pazgjidhura nga e kaluara që kërkojnë reflektim. Kjo është një javë për të kuptuar se çfarë vërtet vlen dhe për të lënë pas iluzione që nuk kanë më vend në të tashmen.

LUANI
Mendohuni përsëri! Java sjell tension të brendshëm, veçanërisht në marrëdhëniet personale. Mërkuri retrogradë në shenjën tuaj nga e premtja ndikon në mënyrën se si komunikoni dhe si shpreheni. Kjo është koha për t’u tërhequr pak, për të analizuar sjelljen tuaj dhe për të rishikuar vendime që nuk funksionuan më parë. Venusi në shenjën tuaj vazhdon të sjellë shkëlqim dhe tërheqje, por mund të keni pritshmëri të larta nga të tjerët që nuk realizohen. Në vend të zhgënjimit, fokusohuni në vetëpërmirësim dhe në projekte personale që i keni neglizhuar. Kthimi te një ish-partner është i mundur, por vetëm nëse ka reflektim real nga të dyja palët.

VIRGJËRESHA
Pyetje rreth dashurisë, por miqtë ofrojnë zgjidhje! Kjo javë është e ngarkuar emocionalisht dhe me shumë të paqarta në jetën tuaj personale. Nga e premtja, Mërkuri – planeti juaj sundues – hyn në retrogradë në një zonë më të errët të hartës suaj, duke aktivizuar dyshime, frikëra dhe mendime të thella. Është momenti i përkryer për të bërë një pastrim të brendshëm, për të lënë pas zakone apo njerëz që nuk ju shërbejnë më. Nëse jeni në një lidhje, është koha për të rikujtuar arsyet pse jeni bashkë. Në aspektin profesional dhe financiar, sfidat janë të pranishme, por vijnë edhe mbështetje nga rrjeti juaj shoqëror.

PESHORJA
Një tjetër shans! Kjo javë vë theksin tek marrëdhëniet sociale, tek projektet në grup dhe tek ndihma që vjen nga të tjerët. Mërkuri në retrogradë mund të sjellë kthim bashkëpunimesh të vjetra ose ide që nuk patën sukses më parë. Kjo nuk është koha për fillime të reja, por për të riparuar, korrigjuar dhe ristrukturuar. Jeta personale është në fokus: Afërdita favorizon dashurinë, por gjithashtu i nxjerr në pah vlerat e vërteta të një marrëdhënieje. Do të kuptoni nëse lidhjet që keni janë reale apo vetëm iluzione. Shfrytëzojeni Hënën në mes të javës për të bërë lëvizje strategjike dhe për të vendosur kufij të qartë.

AKREPI
Klimë konfuze në çështjet profesionale! Jeni të përqendruar në karrierë, por planet nuk ecin sipas pritshmërive për shkak të ndikimit të Mërkurit në retrogradë në sektorin e karrierës. Ka mundësi për korrigjime të gabimeve të së kaluarës apo për të përfunduar detyra të mbetura pezull. Megjithatë, nuk është momenti për nisje të reja. Në jetën personale, situatat janë më të qarta dhe mund të afroheni më shumë me dikë që ju intereson realisht. Kujdes me konfliktet me figura autoriteti, veçanërisht në fundjavë. Energjia e Venusit ju ndihmon të rishikoni marrëdhëniet intime dhe të vendosni më shumë ekuilibër emocional.

SHIGJETARI
Rregulloni atë që nuk funksionon! Kjo javë sjell nevojën për të reflektuar mbi qëllimet afatgjata dhe mbi rrugëtimin tuaj personal. Mërkuri retrogradë në një zonë që lidhet me arsimimin, udhëtimet dhe botëkuptimin, ju fton të ndryshoni perspektivën. Është koha për të riparuar një marrëdhënie të lënë pezull ose për të rishikuar një vendim që keni marrë nën emocion. Venusi favorizon marrëdhëniet dhe sjell energji pozitive në jetën tuaj personale. Beqarët mund të afrohen me dikë nga një kulturë ose vend i ndryshëm. Financiarisht, keni mbështetje nga njerëz që ju vlerësojnë dhe duan t’ju ndihmojnë konkretisht.

BRICJAPI
Financat kanë zhvillime, ndërsa të tjerat sjellin përgjigje! Java fillon me presion në lidhje me borxhet apo detyrimet që nuk po i zgjidhni dot. Mërkuri retrogradë në këtë fushë ju detyron të rishikoni planet tuaja dhe mënyrën si i menaxhoni angazhimet. Kujdes me shpenzimet e panevojshme dhe diskutimet për para në marrëdhëniet personale. Nga ana tjetër, mund të merrni një informacion të rëndësishëm që do t’ju ndihmojë të bëni lëvizjen e duhur në javët në vijim. Në dashuri, ndiheni më të lirë dhe të gatshëm për të dhënë, por edhe për të kërkuar ndershmëri dhe besnikëri.

UJORI
Rilidhje! Mërkuri në retrogradë përballë shenjës suaj sjell rikthime nga e kaluara, por edhe tensione në marrëdhëniet më të rëndësishme të jetës suaj. Mund të përballeni me sfida në komunikim, mosmarrëveshje me partnerin apo me bashkëpunëtorë. Kjo nuk është koha për të insistuar, por për të dëgjuar dhe reflektuar. Afërdita sjell mundësi për pajtime, por jo për aventura afatshkurtra. Në karrierë, projektet ecin ngadalë, por mund të rifilloni një ide që kishit braktisur më parë. Kujdes me prapaskenat dhe thashethemet, sidomos në ambientin profesional.

PESHQIT
Jeni të stresuar nga detyrimet, planet tuaja janë vonuar. Mërkuri retrogradë në fushën e përditshmërisë dhe shëndetit ju detyron të bëni një pauzë dhe të vlerësoni nëse po e shfrytëzoni siç duhet energjinë tuaj. Ka gjasa të ndiheni të mbingarkuar, por kjo është edhe një mundësi për të riorganizuar rutinën, për të ndryshuar zakone dhe për të përmirësuar stilin e jetesës. Në dashuri, nuk mungojnë momentet e ndjera, por përfshirja duhet të bëhet me maturi. Fundjava sjell më shumë qartësi në vendimet që duhet të merrni në lidhje me punën, por mos prisni zgjidhje të menjëhershme. Durimi është arma juaj më e fortë këtë javë.

Related Posts

“Fabulë me 5 dëshmitarë” – Anaidi ua nxjerr të ‘palarat’ Eglit dhe Gjestit?/FOTO
ShowBizi

“Fabulë me 5 dëshmitarë” – Anaidi ua nxjerr të ‘palarat’ Eglit dhe Gjestit?/FOTO

July 14, 2025

Anaid Kaloti, ka reaguar sot me një postim të gjatë e të drejtpërdrejtë në Instagram, ku shpërthen (sërish) ndaj dy...

Read moreDetails
“Venusi në lojë sjell vështirësi”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Të tretët mund të prishin qetësinë në çift për këto shenja
ShowBizi

“Venusi në lojë sjell vështirësi”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Të tretët mund të prishin qetësinë në çift për këto shenja

July 14, 2025

Parashikimi i Horoskopit javor nga astrologe Meri Gjini në emisionin 7pa5 në Vizion Plus. Gjatë kësaj jave dhe gjatë kësaj...

Read moreDetails
E RENDE/ Gjendet pa shenja jete 44-vjeçarja në Shijak
ShowBizi

E RENDE/ Gjendet pa shenja jete 44-vjeçarja në Shijak

July 14, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme (13 korrikut) në Shijak. Një 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete...

Read moreDetails
“Asnjë tolerancë!”/ Rama i prerë për ndërtimet pa leje: Sot do konfiskohet…
ShowBizi

“Asnjë tolerancë!”/ Rama i prerë për ndërtimet pa leje: Sot do konfiskohet…

July 14, 2025

kryeministri Rama ka paralajmëruqar sërish këtë mëngjes se ndërtimet në dëm të komunitetit nuk do të tolerohen. Më tej ai...

Read moreDetails
“Një mbretëreshë nuk e lë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë” –Me kë e ka  Egli Tako?
ShowBizi

“Një mbretëreshë nuk e lë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë” –Me kë e ka Egli Tako?

July 14, 2025

Egli Tako ka zgjedhur të flasë pa përmendur emra, por me një mesazh të qartë e të drejtpërdrejtë. Në një...

Read moreDetails
Cila shenjë do të bëjë deklarata dramatike? Horoskopi për sot: Nuk harroni dot një person nga e kaluara…
ShowBizi

Cila shenjë do të bëjë deklarata dramatike? Horoskopi për sot: Nuk harroni dot një person nga e kaluara…

July 14, 2025

Dashi Ndjenjat në çift janë të forta, por përsëri nuk është e mjaftueshme. Do të keni kontakte të shpejta dhe...

Read moreDetails
Gjesti i kundërpërgjigjet Laert Vasilit që e quajti ‘i pashkollë’
ShowBizi

Gjesti i kundërpërgjigjet Laert Vasilit që e quajti ‘i pashkollë’

July 13, 2025

Deklaratat e aktorit të njohur Laert Vasili në një emision televiziv kanë ngjallur reagime të forta në rrjet. Vasili u...

Read moreDetails
Neptuni ne Retrograde/ Zbuloni katër shenjat e horoskopit që do të “korrin” sukses gjatë javëve në vijim
ShowBizi

Neptuni ne Retrograde/ Zbuloni katër shenjat e horoskopit që do të “korrin” sukses gjatë javëve në vijim

July 13, 2025

Retrograda e Neptunit në shenjën e Dashit shënon fillimin e një periudhe intensive për pesë shenja të zodiakut, të cilat...

Read moreDetails
Anaidi tregon për takimin sekret mes Gjesti dhe Egli: Si ndodhi refuzimi?
ShowBizi

Anaidi tregon për takimin sekret mes Gjesti dhe Egli: Si ndodhi refuzimi?

July 13, 2025

Kur Egli mbrëmë puthi bluzën me fytyrën e Gjestit në koncert, shumë e panë si një moment romantik. Por për...

Read moreDetails
Zbulohet me ne fund emisioni që do e moderojë Arbana Osmani
ShowBizi

Zbulohet me ne fund emisioni që do e moderojë Arbana Osmani

July 13, 2025

Pas shumë aludimeve për angazhimet e saj televizive, Arbana Osmani ka konfirmuar planet për sezonin e ardhshëm. Në një intervistë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.