Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Javë ka nisur mbrapshtë! Prapavija e Mërkurit ‘ndikon’ Meri Shehun, e nis ndryshe parashikimin për shenjat e horoskopit

November 10, 2025
in TvShow
1
VIEWS

“Çfarë jave!”, u shpreh Meri Shehu në fillim të parashikimit të javës për shenjat në programin “Rudina”.

Tre planetë të fuqishëm janë në prapavijë: Mërkuri, Urani dhe Jupiteri duke bërë që energjia të jetë e papërmbajtshme.

Mërkuri do të ndikojë në kontrata, komunikime e lëvizje, rikthen situata dhe njerëz nga e shkuara. Urani ndikon në punë dhe çështje të lidhura me familjen, kurse Jupiteri është pozitiv për të risjellë disa mundësi.

Meri Shehu: Sot është kthyer Mërkuri i kundërt në Shigjetar kështu që duhet të kemi kujdes çfarë themi, si veprojmë, fillojnë ngatërresat, keqkuptimet, duhen marrë parasysh udhëtimet në vende që s’keni shkuar ndonjëherë. Data 13 është konfliktuale sepse Marsi në Shigjetar takohet me Mërkurin e kundërt dhe është ditë me sherre e debate, duhet të hapni rrugë sepse situata shkon kokë më kokë. Gjërat duhen marrë më me qetësi, edhe pse ndonjëherë ngatërresat sjellin rregullime. Mërkuri i kundërt vjen për të rregulluar gjëra që i kemi lënë pezull nga e kaluara, kthehen edhe persona nga e kaluara. Nuk është fatalist. Rikthehen ish-at nga e kaluara dhe sqarohen disa situata që kanë ngecur.

TëFundit

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 11 Nëntor 2025

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 11 Nëntor 2025

November 10, 2025
Shkoi për takim int*m por u mor peng, si ra në kurth 27-vjeçari në Tiranë

Shkoi për takim int*m por u mor peng, si ra në kurth 27-vjeçari në Tiranë

November 10, 2025

Meqenëse Mërkuri, një nga planetët që ndikon më shumë në përditshmëri, është në prapavijë, parashikimi këtë herë nis me rend mbrapsht.

Peshqit – 4 yje

I ndihmon Jupiteri në Gaforre që është kthyer i kundërt, por i rregullon në kontakte me jashtë dhe situata ligjore. Në karrierë, fillon një vrull i madh, por situatat nuk do të ecin. Do të bëhet shumë zhurmë për asgjë, shumë lëvizje, kontakte e biseda, por jo një zhvillim konkret në situata. Kanë një aleancë të mrekullueshme me Afërditën në Akrep dhe Jupiterin në Gaforre, kështu që mund të kenë lajme të mira erotike e ekonomike.

Ujori – 4 yje

Janë aleatë me Shigjetarin dhe punët që s’i kanë bërë në të kaluarën përparojnë tani. Mund të jenë çështje personale, aktivitete, ide, gjëra që i fusin në një rutinë të re të jetës dhe është shumë pozitive. Afërdita në Akrep është një simbol i mirë për ta që të bëjnë më shumë publicitet dhe të bien në sy për karrierën. Të kenë kujdes të lindurit në 10-ditëshin e tretë sepse Urani është në Dem dhe i çorienton në projekte familjare ose punë të ndryshme.

Bricjapi – 2 yje

Janë në një moment reflektimi sepse Mërkuri e Shigjetari janë në shtëpinë e 12-të për ta, do të kenë shumë projekte e plane, do të mendojnë si t’ia dalin mbanë me pengesat apo punët që kanë ngecur dy muajt e fundit. Është një periudhë që do të mendojnë mirë si ta rregullojnë situatën dhe të përshtasin mekanizmat e vogla në jetën e tyre. Kanë një ndërlikim në zgjidhjen e disa situatave.

Shigjetari – 3 yje

Kanë disa mendime të çuditshme, por Mërkuri është në shenjën e tyre dhe mund të bëjnë disa gabime ose të marrin vendime jo shumë koherente për momentin. Kanë shumë energji, do të kenë shumë kontakte, biseda dhe do të jenë në qendër të vëmendjes. Ana shpirtërore e ekonomike do të jenë më në prapavijë, do t’i mendojnë mirë gjërat, do t’i mbajnë të fshehta projektet më të rëndësishme, sidomos në marrëdhëniet në çift. Do të ndiejnë çfarë pasioni e gjërash të rëndësishme kanë, por do të merren me çështjet ekonomike dhe detyrimet nga e kaluara.

Akrepi – 4 yje

Kanë aleancë shumë të mirë me Afërditën kështu që të lindurit në 10-ditëshin e parë do të shkëlqejnë në dashuri, kontakte, njohje të reja. Kanë aleat Jupiterin e kundërt në Gaforre për çështje ekonomike, jetë sociale e lidhje të mirë. Ekonomia do të jetë pika e dobët dhe e fortë ku do të ndikojë Mërkuri i kundërt.

Peshorja – 4 yje

Do të jenë shumë nervoze këtë kohë. Gjërat do të jenë deri diku mirë, në marrëdhënie e kontakte do të jenë të përcaktuara, do të dalin jashtë programit disa njerëz e situata që do t’i nervozojnë. Do të jenë shumë nervozë dhe nuk do të përtojnë të thonë gjëra që të tjerët nuk duan t’i dëgjojnë.

Virgjëresha – 2 yje

Vihen pak në sfidë në jetën personale, në punë dhe do të fitojnë ato që kanë më shumë durim. Mërkuri i kundërt në Shigjetar tregon disa vështirësi në lidhje me punën e jetën personale, do të ndeshen me disa ndërlikime e sfida të vështira deri në datën 19. Urani tregon që do të ndryshojnë mënyrën, do të reflektojnë dhe do të ecin mirë.

Luani – 3 yje

Kanë vendosur të rikthehen dhe të rimarrin çfarë kanë humbur, sidomos në jetën personale. Duan të rregullojnë shumë gjëra që mund të mos i kenë parë me imtësi në punë, në kontakte dhe në jetën personale për t’u ngritur një shkallë më lart. Disa gjëra që i kanë humbur do t’i rifitojnë në punë e ekonomi.

Gaforrja – 3 yje

Jupiteri është i kundërt dhe gjërat që erdhën si fat, por u vonuan, rikthehen sërish. Nëntori do të jetë shumë i mirë e po ashtu edhe fundi i vitit me rikthime situatash, shansesh e fati. Jeta e përditshme do të jetë e lodhshme, me punë e telashe kështu që do ta përjetojnë me intensitet.

Binjakët – 1 yll

Është shenja që penalizohet më shumë sepse Shigjetari nuk fal me idetë e filozofitë, kurse Binjakët duan zgjidhje më konkrete, më pranë vetes, nuk do t’i kuptojë situatat e bashkëpunëtorët. Egoizmi i tyre do të vritet pak duke u shkuar mbrapa të tjerëve.

Demi – 3 yje

Urani është i kundërt në shenjën e tyre dhe ndikon më shumë të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Demët e lindur në 10-ditëshin e tretë do të përjetojnë gjëra të papritura, ndryshime të mëdha në jetën e tyre që do të lënë shumë shenjë. Kthimi i Mërkurit të kundërt në Shigjetar tregon që çështjet ekonomike do të godasin në detyrime, shpenzime e investime. Gjithçka do të rrotullohet te çështjet ekonomike.

Dashi – 2 yje

Do të përballen shumë me çështjet ekonomike të lindurit në 10-ditëshin e tretë, do të ndryshojë komplet situata me Uranin e kundërt në Dem që i shpërqendron, u jep një terren të ri. Mërkuri i kundërt në Shigjetar thotë që gjërat që nuk i kanë bërë ndoshta duhet t’i ribëjnë. Aventurat duhet t’i lajnë në kohë ose do të vonohen për t’u futur në rrugën e duhur derisa të rregullojnë gabimet e së shkuarës. Kujdes me të shkuarën e ligjin, por do të keni shumë energji.

Related Posts

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 11 Nëntor 2025
TvShow

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 11 Nëntor 2025

November 10, 2025

Dashi Sot duhet te bëni zgjedhje te vështira juve qe jeni ne një lidhje. E ardhmja do jete edhe me...

Read moreDetails
Shkoi për takim int*m por u mor peng, si ra në kurth 27-vjeçari në Tiranë
TvShow

Shkoi për takim int*m por u mor peng, si ra në kurth 27-vjeçari në Tiranë

November 10, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga pengmarrja e 27-vjeçarit në Tiranë, ngjarje për të cilën janë arrestuar 2...

Read moreDetails
U jep fund spekulimeve? Paralajmërimi i Ledion Liços para nisjes së “Big Brother VIP Albania”
TvShow

U jep fund spekulimeve? Paralajmërimi i Ledion Liços para nisjes së “Big Brother VIP Albania”

November 10, 2025

Moderatori Ledion Liço u ka dhënë fund spekulimeve në media lidhur me jetën e tij personale dhe të ardhmen për...

Read moreDetails
Bledi Mane i shokuar: Në ceremoninë mortore të Fatos Nano ngela pa fjalë, ja ç’pashë
TvShow

Bledi Mane i shokuar: Në ceremoninë mortore të Fatos Nano ngela pa fjalë, ja ç’pashë

November 10, 2025

Gazetari i njohur, Bledi Mane, ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, ku temë...

Read moreDetails
Tragjedi në klasë/ Mësuesi ndërron jetë papritur para studentëve
TvShow

Tragjedi në klasë/ Mësuesi ndërron jetë papritur para studentëve

November 10, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkollën e Mesme “Marco Tullio Varrone” në Cassino, provinca Frosinone, ku mësuesi Enrico...

Read moreDetails
Gati 100 mln euro për rritjen e pagave/ Ja sa do marrin mësuesit, mjekët dhe administrata
TvShow

Gati 100 mln euro për rritjen e pagave/ Ja sa do marrin mësuesit, mjekët dhe administrata

November 10, 2025

Gati 100 milionë euro janë parashikuar në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm për rritjen e pagave në administratën qendrore dhe...

Read moreDetails
Rama jep SHIFRAT/ Ja sa lekë do marrin në muaj ELEKTRIÇISTËT dhe INXHINIERËT
TvShow

Rama jep SHIFRAT/ Ja sa lekë do marrin në muaj ELEKTRIÇISTËT dhe INXHINIERËT

November 10, 2025

“Për të gjithë ata që e konsumojnë dhe paguajnë energjinë elektrike me punën e tyre të ndershme, ajo që ndodhi...

Read moreDetails
Publikohet data zyrtare – ja kur fillon “Big Brother VIP”!
TvShow

Publikohet data zyrtare – ja kur fillon “Big Brother VIP”!

November 10, 2025

Pas muajsh pritjeje dhe thashethemesh, është bërë zyrtare — “Big Brother VIP Kosova” do të nisë më 17 nëntor 2025!...

Read moreDetails
PS fitoi 5 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme, Rama: Dobësi ekstreme e opozitës, ja si e justifikon pjesëmarrjen e ulët
TvShow

PS fitoi 5 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme, Rama: Dobësi ekstreme e opozitës, ja si e justifikon pjesëmarrjen e ulët

November 10, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke përgëzuar kandidatët fitues të Partisë Socialiste në...

Read moreDetails
HOROSKOPI I DITES/ Nga Puna tek Dashuria, java nis plot aventura për këto shenja
TvShow

HOROSKOPI I DITES/ Nga Puna tek Dashuria, java nis plot aventura për këto shenja

November 10, 2025

DASHI Gjatë kësaj jave të mesit të nëntorit – që nis më 10 nëntor – mund të ndjeni një dëshirë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.