Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Java me Hënën e Plotë! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për çdo shenjë: Para dhe sukses! Kush do të përfitojë

November 3, 2025
in ShowBizi
13
VIEWS

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Të mërkurën kemi një Hënë të Plotë me ndjeshmëri shumë të forta.

Këtë javë duhet ta marrim shtruar dhe me qetësi. Nuk ka vend për ekzagjerim dhe risk. Në familje, nuk diskutoni gjëra të rëndësishme dhe kujdes me makinën.

Hëna e re te Shigjetarët lehtëson shumë diskutimet për pronësi. Tematikat e pronësisë brenda familjes nuk janë momenti i duhur.

TëFundit

U bë publik lajmi se kishte kerkuar zyrtarisht divorcin, ky është reagimi i fundit i Neda Ballukut…

U bë publik lajmi se kishte kerkuar zyrtarisht divorcin, ky është reagimi i fundit i Neda Ballukut…

November 3, 2025
Çfarë ndodhi?! Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin…

Çfarë ndodhi?! Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin…

November 3, 2025

Kemi edhe një hyrje shumë të fortë të Jupiterit me Venusin që ka një tendencë për të dashur më shumë para, më shumë pushtet, më shumë territor në punë.

Dashi
Kjo Hënë në familje të dytë i çon ose praktikisht ose në mendimet e tyre, në udhëtime të largëta, në udhëtime të gjata diku. Kanë një tendencë për të ëndërruar për udhëtimin. Jo çdo plan shkon siç e duan, pasi agjenda ka një tendencë për ndryshime të vogla ose të mëdha ditën e mërkurë. Prandja planet lërini pas datës 5 nëntor.

Demi
Me Hënën te vetja, do i kenë ndjeshmëritë dhe reagimet më të forta. Nëse ndihen të vlerësuar në shtëpi, nuk ka më mirë për ata; në të kundërt, do ketë shpërthime brenda shtëpisë. Familjarët e Demave duhet t’u shprehin dashurinë dhe vlerësimin. Të lindurit në pjesën e dytë të shenjës do merren më shumë me çështje konkrete që i përkasin ekonomisë ose për diskutime për rritje rroge.

Binjakët
Kujdesin duhet ta kanalizoni në jetën në çift dhe në jetën familjare. Kjo Hënë ka një tendencë për të qenë me presion ose për t’i vendosur njerëzit përpara kërkesës së llogarisë para partnerëve. Shprehuni në formë të pranueshme për dëgjuesin. Produkti final ka diskutime të mira sociale.

Gaforrja
Ka një agjendë të ngjeshur dhe produktive, me shumë detyrime. Jupiteri në hyrje me Venusin, nevoja për t’ia dalë mbanë dhe për të qenë të saktë është shumë e fortë. Do ju duhet shumë energji. Nëse doni të jeni të suksesshëm, flini dhe ushqeheni mirë. Jupiteri i ndihmon që edhe në ezaurimin e universit t’ia dalin.

Luani
Një Hënë e plotë në katërkëndësh me Diellin e tyre dhe një Mars që ka kaluar te Shigjetarët. Nga njëra anë, kjo hyrje i gjen shumë kreativ dhe optimist, nga ana tjetër, ka tendencë për të imponuar nxitim. Nëse gjeni mënyrën e duhur, do rezultojë një javë shumë e mirë.

Virgjëresha
Shtëpia është tematika e javës. Mund të jetë shitje-blerje, shkëmbim, arredim, rregullim. Kryefjala e kësaj Hëne të Plotë do jetë e tillë. Është e mirë, produktive dhe jep rezultatin që pret. Qëllimin java do e japë me buzëqeshje.

Peshorja
Në këtë periudhë, me Venusin në gradë të mëdha dhe në hyrje shumë të mirë me Jupiterin, planet e javës do të formatohen në një mënyrë që të ketë shumë kontakte sociale ose komunikim me njerëz që doni të bashkëveproni. Duan të konsolidojnë bazën që kanë, ata që duan të nisin bashkëpunime të reja, por edhe ata që kanë perspektiva për të zgjidhur problematika që kanë, do e mbushin agjendën me këtë ritëm takimesh.

Akrepi
Kjo Hënë e Plotë përballë, me hyrjen e Marsit, duket sikur lehtësohen çështjet e profesionit, nga lodhjet dhe ngarkesat nga data 7 shtator. Një pjesë e madhe ka zgjidhur me shumë lodhje çështje të rëndësishme të karrierës. Do ketë një ecuri shumë të mirë në çështje të mëtejshme. E sigurt është që ky Mars do jetë më i thjeshtë dhe më i shpejtë. Nuk ka vend për lëvizje të nxituara dhe vendime të mëdha jetike. Dita e mërkurë, të shmangni përgjigje përfundimtare dhe vendime të formës së prerë.

Shigjetari
Teorikisht duket një periudhë e shpejtë dhe me shumë detyrime në agjendë. Në fakt, jeni vetë ju që e ngjeshni dhe ngarkoni agjendën tuaj. Duhet të keni fokus në çështje dokumentash dhe letrash. Me Uranin përballë, mos u nxitoni t’i shprehni vendimet tuaja. Ka shumë hapësirë për të sjellë ndryshime të momentit të fundit. Lërjani në dorë Universit.

Bricjapi
Kjo Hënë nxit shumë ndjeshmërinë, si ndihet brenda shtëpisë. Martesat shumëvjeçare kalojnë në sitë për mënyrën se si ndihet dhe sa duhen. Është një grindje pa dëm. Me Marsin te Shigjetarët dhe Uranin te Binjakët, kujdes me binjakët në familje, jepini dashuri dhe mos i jepni rëndësi reagimeve të tyre këtë javë.

Ujori
Do rezultojë një javë shumë e mirë. Ka një tendencë për të zgjeruar bazën e prodhimit të lekut. Ose do kërkojnë të rrisin emrin e tyre, ose do kërkojnë një burim të dytë apo të tretë lekësh. Diskutimet, ofertat apo propozimet do jenë prezente në mesjavë. Mos u tregoni arrogant, pasi nuk duhet harruar që askush nuk është i pazëvëndësueshëm.

Peshqit
Me ekonominë dhe lekët kanë vëmendjen e kësaj jave. Kjo Hënë nxit nevojën për të marrë në kontroll pjesën e ekonomisë. Peshqit duhet të qëndrojnë larg çdo lloj abuzimi. Nuk ka jetë nate deri të enjten, sepse do e ekzagjeroni.

Tags: HoroskopiMeri Gjini

Related Posts

U bë publik lajmi se kishte kerkuar zyrtarisht divorcin, ky është reagimi i fundit i Neda Ballukut…
ShowBizi

U bë publik lajmi se kishte kerkuar zyrtarisht divorcin, ky është reagimi i fundit i Neda Ballukut…

November 3, 2025

Ne media diten e sotme u raportua qe Neda Balluku i ka dhene fund marteses se saje 10 vjecare. Ishte...

Read moreDetails
Çfarë ndodhi?! Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin…
ShowBizi

Çfarë ndodhi?! Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin…

November 3, 2025

Neda Balluku, moderatorja e njohur, i ka dhënë fund martesës dhjetë vjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e ministres Belinda Balluku,...

Read moreDetails
Rikthehet në detyrë Erion Veliaj, reagon Florian Binaj
ShowBizi

Rikthehet në detyrë Erion Veliaj, reagon Florian Binaj

November 3, 2025

Reagimi i Florian Binajt Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim....

Read moreDetails
Qeveria njofton BONUS për pensionistët! Ja sa lekë do të marrë mosha e tretë për festat e fundvitit
ShowBizi

Qeveria njofton BONUS për pensionistët! Ja sa lekë do të marrë mosha e tretë për festat e fundvitit

November 3, 2025

Qeveria ka marrë vendimin që të shpërndajë bonus për pensionistët në fund të vitit. Deklarata u bë nga ministri i...

Read moreDetails
Njihuni me 4 shenjat e horoskopit që mund të bëhen milionerë deri në vitin 2030
ShowBizi

Njihuni me 4 shenjat e horoskopit që mund të bëhen milionerë deri në vitin 2030

November 3, 2025

Sipas astrologëve, disa shenja të zodiakut janë “të destinuara” për sukses financiar. Kombinimi i ambicies, disiplinës dhe fatit i ndihmon...

Read moreDetails
Fokusi eshte tek financat dhe siguria juaj, vjen momenti per te bere p…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Fokusi eshte tek financat dhe siguria juaj, vjen momenti per te bere p…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

November 2, 2025

Ne mengjes, Hena ne Peshqit krijon trekendesh me Jupiterin ne Gaforre, duke na mbushur me optimizem dhe energji pozitive. Do...

Read moreDetails
Kengetari i njohur shqiptar ne Zl, i vd*es motra…
ShowBizi

Kengetari i njohur shqiptar ne Zl, i vd*es motra…

November 2, 2025

Këngëtari shqiptar, Shkelzen Jetishi, i njohur për publikun si Xeni ka bërë të ditur se i ka vdekur motra. Këtë...

Read moreDetails
“Turp kombëtar”/ Reagon ashpër Ngjela: Urgjentisht ky akt duhet ndalohet
ShowBizi

“Turp kombëtar”/ Reagon ashpër Ngjela: Urgjentisht ky akt duhet ndalohet

November 2, 2025

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas ceremonisë mortore të ish kryeministrit Fatos Nano. Në një postim në rrjete sociale, Ngjela...

Read moreDetails
“RREZIK për grindje…”/ Shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë KUJDES sot
ShowBizi

“RREZIK për grindje…”/ Shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë KUJDES sot

November 2, 2025

Jo çdo shenjë e horoskopit ka një ditë të lehtë – disa duhet të tregojnë kujdes me vendimet ose komunikimin....

Read moreDetails
Cako sulmon Fatos Nanon pas vdekjes: I neveritshëm, vr*sës dhe…
ShowBizi

Cako sulmon Fatos Nanon pas vdekjes: I neveritshëm, vr*sës dhe…

November 1, 2025

Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, konspiracionisti Alfred Çako ka reaguar me një postim të ashpër, duke bërë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.