Alba dhe Limi vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre edhe pas daljes nga Ferma VIP.

Dyshja kohët e fundit u përfol për ndarje, por ata i kanë hedhur poshtë thashethemet me postimet e fundit.
Si Alba, ashtu edhe Limi kanë postuar foto e video teksa kanë kaluar të dielën bashkë.
Madje Alba i ka bërë një dedikim Limit duke shprehur se pa të ndihet e varfër e bashkë me Limin ndihet e pasur.
Fotot nuk kanë munguar as nga ana e Limit i cili duket i lumtur në shoqërinë e Alba Pollozhanit.