E teksa të gjithë janë “sy e veshë” nga Big Brother Vip Albania,
pasi është dhe nata e parë e relity show-t më të famshëm në Shqipëri, veterania e këtij formati, Arbana Osmani ka vendosur që të “arratiset” nga Shqipëria.
Njëjtë si dhe në edicionet e kaluara, shqiptarët kanë “lënë punët” e tyre dhe janë mbërthyer mbrëmjen e sotme para ekranit duke parë me ngashëri vip-at që do të bëhen pjesë e këtij formati, ndërsa Arbana është duke shijuar një darkë të shijshme mes miqsh.
Ka qenë vetë moderatorja ajo e cila ka postuar një foto nga Zvicra ku dhe po darkon krah bashkëshortit të saj, Eduart Grishajt dhe dy miqve të tyre.
“Jeta është më e mirë me shokë”, shkruan Arbana krah fotos.