Astrologe Meri Gjini bëri prashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emsionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
E nisim këtë 4-ditësh të dytë të javës me Hënën e Plotë te Bricjapi. Kjo Hënë ka tendencë shumë të fortë për të na kthyer në familje.
Do të ketë një rikthim apo zgjidhje të çështjes së së djeshmes. Urani tranzitor, në një hyrje jo fort komode, do të ishte mirë që të jemi shumë të kujdesshëm në lëvizjet që sjellin risk.
Dashi
Është i vendosur që këtë 4-ditësh të merret me gjërat personale. Ka pak firo në çështjet praktike që pret, ose vonesë, por edhe kjo do të largohet nga e shtuna. Hëna e Plotë do të bëjë që të jenë mes dilemës: të merren me detyrimet e djeshme apo të sotme. E sigurt është që do të angazhohen me një shqetësim të partnerit ose babait.
Demi
Kjo Hënë e Plotë nxjerr në sipërfaqe nevojën për pushim. Kanë nevojë për arrati në vende të qeta dhe të sigurta. Zgjidhni vende ku nuk jeni të detyruar të jeni aktivë. Marsi dhe Mërkuri vazhdojnë paralelisht, kështu që profesioni, puna mbetet prioritet me shqetësime të vogla.
Binjakët
Me Uranin te vetja, në hyrje të forta me Venusin, Marsin dhe Plutonin, bën që paqartësitë emocionale të jenë të theksuara dhe i bëjnë herë pas here të kenë nevojë të gjejnë një person që të flasë pa i gjykuar. Mërkuri do të sjellë një reagim pozitiv. Qëndroni larg analizave emocionale dhe mos merrni vendime në bazë të pasigurisë së momentit.
Gaforrja
Me një Hënë të Plotë ballë për ballë tyre, kanë në plan të vendosin pikat mbi “i”. Tendenca për të qenë pranë mamit dhe babait do të jetë shumë e fortë. Kjo Hënë do të ndihmojë dhe adresën ku do të shkojnë. Pra, personat ku do të shkojnë do të kenë nevojë për ta.
Luani
Me Mërkurin në një hyrje pak para Marsit, kanë një tendencë që të imponojnë fjalën. Kjo mund t’i bëjë njerëzit pranë tyre jo shumë komodë. Duhet të jenë më të maturuar në tonacionin dhe komunikimin me njerëzit në ambientet familjare. Nga sot, Hëna e Re kopsit një shqetësim të së djeshmes.
Virgjëresha
Me Marsin te vetja, në hyrje të mirë me Mërkurin, vazhdon të ketë ngecje të vogla. Por prodhimi i tyre përmirësohet çdo ditë e më shumë. Kjo Hënë e Plotë ndihmon pikërisht atë pjesë që ata duan: të gjejnë mënyrën se si ngecjet në profesion të sheshohen. Kjo lehtësohet nga fillimi i javës së ardhshme.
Peshorja
Venusi është në një pozicion shumë të bukur. Dashuria do të ketë vend të shtunë, të diel. Kjo Hënë e Plotë te Bricjapi nxjerr dëshirën për të shkuar te prindërit, por do të e gjejnë veten të dyzuar. Duhet të zgjedhin në moment të fundit ku do ta shpenzojnë fundjavën.
Akrepi
Urani në pozicionin që ndodhet, bashkë me Hënën e Plotë, bën që të kenë një dëshirë që duan të përcaktojnë trajektoren që do të ndjekin në zhvillimet e rëndësishme jetike të tyre. Projektojeni këtë gjë në vjeshtë. Tani është verë dhe është koha për pauzë dhe tolerancë me veten. Ose do të përballen me shpenzime dhe analiza.
Shigjetari
Venusi ballë për ballë me hyrje shumë të bukur me Uranin. Edhe kjo Hënë e Plotë jep mundësinë për pushim. Nga njëra anë do të kenë tendencën për të rikthyer çështje të vogla për t’i zgjidhur, ose objektivat që nuk kanë arritur në çift duan t’i arrijnë. Nga ana tjetër, do t’i japin mundësi vetes për t’u çlodhur.
Bricjapi
Kanë Hënën e Plotë te vetja. Obligimet, lodhja fizike dhe emocionale apo detyrimet për të dhënë suport te njerëzit pranë tyre do të jenë intensive. Do të ishte mirë të gjeni kohë për veten dhe të merreni me ushqimin tuaj. Fundjava do të japë mundësi shumë të mirë që të lëvizni dhe t’i jepni mundësi vetes për t’u marrë me veten.
Ujori
Faktori i të papriturës është prezent. Nuk është një Hënë e Plotë që do të interferojë drejtpërdrejt. Do të e gjejnë veten mes çështjeve të së sotmes dhe të së djeshmes. Por ritmi është i shpejtë dhe nuk do të lërë shenja. Planet për lëvizje janë të mbara.
Peshqit
Me një Hënë të Plotë te Bricjapi, detyrimi kryesor i tyre është çlodhja dhe të merren me veten e tyre. Detyrime ekonomike dhe pagesa që i dinë, por i kanë planifikuar gabim, do të jenë shqetësimi i kohës. Merruni me trupin tuaj, pasi energjia drejt fundjavës vjen në rënie dhe do të ndihen të lodhur. Gjeni kohë për vete.
/vizionplus.tv