Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Gjesti vuan nga ADHD”: Ekspertja flet për rrezikun e diagnostikimit përmes ekranit

February 4, 2025
in TvShow
6
VIEWS

Ndonjëherë mjafton një koment që lajmi të marrë dhenë dhe shumë personazheve

 

iu “vishen” karakteristika apo probleme që nuk i kanë.

TëFundit

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Shtator 2025

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Shtator 2025

September 9, 2025
Tri shenjat më me fat të zodiakut gjatë këtij muaji: A jeni edhe ju mes tyre?

Tri shenjat më me fat të zodiakut gjatë këtij muaji: A jeni edhe ju mes tyre?

September 9, 2025

 

E njëjta gjë ndodh edhe me “Big Brother VIP Albania”, ku njerëzit nuk hezitojnë të dalin në konkluzione lidhur me banorët, referuar sjelljeve që ata shfaqin.

Informacionet gjendet lehtësisht në internet, por jo gjithçka që lexojmë e kuptojmë siç duhet, ndaj të dalurit në përfundime që lidhen me shëndetin e tjerëve është diçka që ju takon vetëm ekspertëve.

Teoria e ADHD dhe Gjesti

Një teori “mbërtheu” rrjetet sociale, ku shumë njerëz pretendonin dhe shkruanin se Gjesti vuan nga ADHD.

Si fillim, çfarë është ADHD?

Deficiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv, i njohur ndryshe si ADHD, është një çrregullim neurozhvillimor i cili, ashtu siç edhe vet emri e sugjeron, karakterizohet nga vështirësia për t’u përqëndëruar dhe nga tendenca për të qënë hiperaktiv dhe impulsiv pavarësisht rrethanave.

A janë këto karakteristika që ne të gjithë mund t’i shfaqim në momente të caktuara? Sigurisht që po. A mjaftojnë për të dalë në konluzionin se vuajmë nga ADHD? Absolutisht jo.

Diagnostikimi përmes ekranit

Për t’u thelluar më shumë mbi rrezikun e diagnostikimit përmes ekranit, Anabel.al kontaktoi me eksperten e fushës, psikologen klinike, Ilva Mile.

“Gjesti vuan nga ADHD”: Ekspertja flet për rrezikun e
Psikologe Klinike-Ilva Mila
Fillimisht, ajo thekson se dalja në të tilla përfundimi, komentimi dhe masivisimi i të tilla teorive është jo vetëm e gabuar, por dhe mjaft e dëmshme.

“Duke marr shkas nga përfundime të caktuara që qarkullojnë në rrjet mbi gjendjen psiko-emocionale të personazheve publikë që prej disa muajsh ndiqen në ekran nga një audiencë e gjerë, përkatësisht nga aludimet që janë bërë vazhdimisht mbi mundësinë që Gjesti të vuajë nga ADHD, e gjej shumë të nevojshme, si profesioniste e fushës, të ndalem tek kjo temë dhe të shpjegoj më tej pse dalja në këto përfundime është jo vetëm e gabuar por e dëmshme.”, shprehet ajo.

Sipas ekspertes, shumë njerëz mund të dalin në përfundime duke u bazuar në atë që lexojnë lehtësisht në internet, por e vërteta është se kuptimi i saktë i tyre është diçka që mund ta bëjë me lehtësi dhe përgjegjësi vetëm një profesionist i fushës. Dhe ka një arsye për këtë:

“Kur bëhet fjalë për diagnoza, kriteret që ju lexoni në internet apo kriteret e caktuara në DSM (Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore) për secilën prej tyre janë të përshkruara në vija të përgjithshme dhe vetëm një profesionist mund t’i interpretojë në mënyrën e saktë. Ju e gjeni veten ose gjeni karakteristika të njerëzve të tjerë në ato përshkrime sepse fundja të gjithë njerëzit, në nivele sado të ulta, mund të identifikohen me ato përshkrime sepse janë karakteristika të natyrës njerëzore. Kjo nuk do të thotë se kemi automatikisht të bëjmë me një çrregullim sepse natyra e çrregullimeve është më komplekse se aq, pengon dhe dëmton cilësinë e jetës dhe funksionilitetin e personit dhe njerëzve që e rrethojnë. Vetëm një profesionist i shëndetit mendor (mjek psikiatër, neurolog, neuropsikiatër, psikolog klinik) mund të vendosë diagnoza (dhe kujdes!), këtë nuk e bën kurrsesi nga ekrani apo duke mos ndërvepruar kurrë me personin përkatës, por nëpërmjet takimeve, bisedave klinike, testeve psikologjike, pyetjeve dhe seancave terapeutike.”, thekson psikologia.

Por, “pre” e të komentuarit këto diagnoza nuk janë vetëm njerëz që nuk i përkasin fushës. Shpesh herë persona që theksojnë se janë profesionistë të fushës analizojnë banorët e “BBVA”, por jo vetëm, duke vënë diagnoza nga ekrani.

Por sa profesionale dhe e saktë është kjo?

“Vendosja e diagnozave nga ekrani, si në ato raste kur bëhet nga njerëz që identifikohen si “profesionistë” dhe si kur bëhet nga njerëz të thjeshtë me njohuri të limituara për fushën, është e gabuar, por më tepër në rastin e “profesionistëve”. Kjo sepse një profesionist i vërtet duhet t’a dijë që për vendosjen e diagnozave nuk mjafton thjesht vëzhgimi nga larg i sjelljeve të individëve (e aq më tepër në kushte të pazakonta siç është formati Big Brother) dhe duhet gjithashtu të dijë se diagnostikimi si proces duhet të ndodhë vetëm me miratimin e vet individit, në të kundërt përbën shkelje etike.”, shton ajo.

Madje, vendosja e të tilla diagnozave jo vetëm që nuk është profesionale dhe etike, por përbën shkelje të dinjitetit dhe të drejtave njerëzore të këtyre personazheve.

Megjithatë, siç ekspertja thekson, Gjesti nuk është rasti i vetëm që ky fenomen haset. Shumë herë, njerëz të ndryshëm shkruajnë se dikush vuan nga një problem i caktuar i shëndetit mendor, referuar sjelljeve që tregojnë në ekran. Madje, shpesh herë të tilla diagnoza përdoren për të fyer dikë.

“Rasti i Gjestit nuk është i vetmi që ka tërhequr vëmendjen time, përfundime të tilla të pasakta i has vazhdimisht në komente edhe për personazhe të tjerë, i kam hasur edhe vitet e kaluara dhe gjithmonë është e njejta histori: ka atje jashtë njerëz që dalin në përfundime që dikush është bipolar, skizofren, narcizist, me OCD, psikopat etj. vetëm duke i vëzhguar nga ekrani. Ndonjëherë edhe vetë këta personazhe e cilësojnë njeri-tjetrin me terma të tillë duke kontribuuar në stigmën që rrethon shëndetin mendor. Termat e mësipërm janë diagnoza serioze, ndonjëherë nuk mjafton as opinioni i një profesionisti të vetëm për të dalë në përfundim por kërkohet opinioni i një ekipi multidispilinar për të dalë në përfundime sa më të sakta.”, sqaron Mile.

Diagnozat psikologjike dhe psikiatrike ndryshojnë nga diagnozat mjekësore ku ndonjëherë mjafton një skaner apo analiza për të dalë në një konkluzion të caktuar, çrregullimet psikologjike janë më komplekse se kaq prandaj dhe duhet maksimumi i kujdesit në diagnostikimin e tyre sepse nuk janë aq lehtësisht të identifikueshme sa mendohet. Përpos kësaj, në fushën e psikologjisë, diagnoza nuk është veçse një emërtim dhe nuk përkufizon kurrësesi një individ, nuk përfaqëson atë që ai është.

Edukimi dhe informimi mbi problemet e shëndetit mendor nuk bëhet me qëllimin që ne të dalim sa më lehtësisht dhe shpejtë në përfundime bazuar në sjelljet që të tjerët shfaqin, përkundrazi bëhet që të kuptojmë më mirë natyrën njerëzore dhe sa e rëndësishme është të jemi aty emocionalisht për njeri-tjetrin në vend që të kategorizojmë unikalitetin e gjithsecilit në etiketa e diagnoza të marra shabllon/Te drejtat e lajmit ANABEL!

Related Posts

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Shtator 2025
TvShow

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Shtator 2025

September 9, 2025

Dashi Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet...

Read moreDetails
Tri shenjat më me fat të zodiakut gjatë këtij muaji: A jeni edhe ju mes tyre?
TvShow

Tri shenjat më me fat të zodiakut gjatë këtij muaji: A jeni edhe ju mes tyre?

September 9, 2025

Shtatori është një muaj me një “stuhi” zhvillimesh astrologjike: dy eklipse, një hënor më 7 shtator dhe një diellor më...

Read moreDetails
Zbulohet qeveria e re e kryeministrit Rama
TvShow

Zbulohet qeveria e re e kryeministrit Rama

September 9, 2025

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ka paralajmëruar, ditën e enjte, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 11...

Read moreDetails
Ngjarje e rëndë / Preku kabllon elektrike duke ecur në rrugë, humb jetën 16-vjeçarja
TvShow

Ngjarje e rëndë / Preku kabllon elektrike duke ecur në rrugë, humb jetën 16-vjeçarja

September 9, 2025

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Zejmen të Lezhës, ku një 16-vjeçare humbi jetën duke ecur...

Read moreDetails
Lajm i trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur
TvShow

Lajm i trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur

September 9, 2025

Muzikanti, i njohur për hitet si “Goodbye Stranger”, “Breakfast in America” dhe “The Logical Song”, vdiq të shtunën pas një...

Read moreDetails
Shkundet Greqia/ Tërmeti i fortë godet pranë Athinës
TvShow

Shkundet Greqia/ Tërmeti i fortë godet pranë Athinës

September 9, 2025

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë tronditi Greqinë qendrore pak orë më parë, me epiqendrën e tij pranë Athinës në...

Read moreDetails
Parashikimi i horoskopit 9 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
TvShow

Parashikimi i horoskopit 9 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

September 9, 2025

Dashi Një ditë e mbushur me energji dhe iniciativë. Sot mund të ndërmerrni hapa të rëndësishëm në karrierë, por kujdes...

Read moreDetails
Aksident fatal/ Mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur kokë më kokë, raportohet për një v*ktimë (PAMJET)
TvShow

Aksident fatal/ Mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur kokë më kokë, raportohet për një v*ktimë (PAMJET)

September 8, 2025

Një aksident automobilistik është regjstruar pak minuta më parë në aksin rrugor Krumë-Golaj. Raportohet se mjeti ka dalë nga rruga...

Read moreDetails
E vetme 3 orë e “zhdukur”/ Egli Tako rrëfen tmerrin që i ndodhi: Humba në…
TvShow

E vetme 3 orë e “zhdukur”/ Egli Tako rrëfen tmerrin që i ndodhi: Humba në…

September 8, 2025

Një eksperiencë e frikshme i ka ndodhur ish-finalistes së Big Brother Albania 4, Egli Tako, gjatë një udhëtimi në Mal...

Read moreDetails
Horoskopi JAVOR 8-14 shtator 2025: Në punë do të keni një situatë të paqëndrueshme dhe…
TvShow

Horoskopi JAVOR 8-14 shtator 2025: Në punë do të keni një situatë të paqëndrueshme dhe…

September 8, 2025

Dashi (vlerësimi 6 pikë) Intuita juaj rezultoi të ishte e saktë. Situata në punë paraqitet më kërkuese nga sa pritej,...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.