Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

‘Gjesti vuan nga ADHD…’ Ekspertja e njohur jep informacionin e papritur!

February 4, 2025
in Të Fundit
1.5k
VIEWS

Ndonjëherë mjafton një koment që lajmi të marrë dhenë dhe shumë personazheve

 

iu “vishen” karakteristika apo probleme që nuk i kanë.

TëFundit

Arsimi në Zl! Mësoi dhe edukoi breza, humb jetën një nga arsimtaret më të dalluara të Tropojës

Arsimi në Zl! Mësoi dhe edukoi breza, humb jetën një nga arsimtaret më të dalluara të Tropojës

November 6, 2025
LAJM I TRISHTE: Ish banorja e BBVA në Zl, humb njeriun e zemrës ‘Ma theve prap zemrën…’

LAJM I TRISHTE: Ish banorja e BBVA në Zl, humb njeriun e zemrës ‘Ma theve prap zemrën…’

November 6, 2025

E njëjta gjë ndodh edhe me “Big Brother VIP Albania”, ku njerëzit nuk hezitojnë të dalin në konkluzione lidhur me banorët, referuar sjelljeve që ata shfaqin.

Informacionet gjendet lehtësisht në internet, por jo gjithçka që lexojmë e kuptojmë siç duhet, ndaj të dalurit në përfundime që lidhen me shëndetin e tjerëve është diçka që ju takon vetëm ekspertëve.

Teoria e ADHD dhe Gjesti

Një teori “mbërtheu” rrjetet sociale, ku shumë njerëz pretendonin dhe shkruanin se Gjesti vuan nga ADHD.

Si fillim, çfarë është ADHD?

Deficiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv, i njohur ndryshe si ADHD, është një çrregullim neurozhvillimor i cili, ashtu siç edhe vet emri e sugjeron, karakterizohet nga vështirësia për t’u përqëndëruar dhe nga tendenca për të qënë hiperaktiv dhe impulsiv pavarësisht rrethanave.

A janë këto karakteristika që ne të gjithë mund t’i shfaqim në momente të caktuara? Sigurisht që po. A mjaftojnë për të dalë në konluzionin se vuajmë nga ADHD? Absolutisht jo.

Diagnostikimi përmes ekranit

Për t’u thelluar më shumë mbi rrezikun e diagnostikimit përmes ekranit, Anabel.al kontaktoi me eksperten e fushës, psikologen klinike, Ilva Mile.

Fillimisht, ajo thekson se dalja në të tilla përfundimi, komentimi dhe masivisimi i të tilla teorive është jo vetëm e gabuar, por dhe mjaft e dëmshme.

“Duke marr shkas nga përfundime të caktuara që qarkullojnë në rrjet mbi gjendjen psiko-emocionale të personazheve publikë që prej disa muajsh ndiqen në ekran nga një audiencë e gjerë, përkatësisht nga aludimet që janë bërë vazhdimisht mbi mundësinë që Gjesti të vuajë nga ADHD, e gjej shumë të nevojshme, si profesioniste e fushës, të ndalem tek kjo temë dhe të shpjegoj më tej pse dalja në këto përfundime është jo vetëm e gabuar por e dëmshme.”, shprehet ajo.

Sipas ekspertes, shumë njerëz mund të dalin në përfundime duke u bazuar në atë që lexojnë lehtësisht në internet, por e vërteta është se kuptimi i saktë i tyre është diçka që mund ta bëjë me lehtësi dhe përgjegjësi vetëm një profesionist i fushës. Dhe ka një arsye për këtë:

“Kur bëhet fjalë për diagnoza, kriteret që ju lexoni në internet apo kriteret e caktuara në DSM (Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore) për secilën prej tyre janë të përshkruara në vija të përgjithshme dhe vetëm një profesionist mund t’i interpretojë në mënyrën e saktë.

Ju e gjeni veten ose gjeni karakteristika të njerëzve të tjerë në ato përshkrime sepse fundja të gjithë njerëzit, në nivele sado të ulta, mund të identifikohen me ato përshkrime sepse janë karakteristika të natyrës njerëzore. Kjo nuk do të thotë se kemi automatikisht të bëjmë me një çrregullim sepse natyra e çrregullimeve është më komplekse se aq, pengon dhe dëmton cilësinë e jetës dhe funksionilitetin e personit dhe njerëzve që e rrethojnë. Vetëm një profesionist i shëndetit mendor (mjek psikiatër, neurolog, neuropsikiatër, psikolog klinik) mund të vendosë diagnoza (dhe kujdes!), këtë nuk e bën kurrsesi nga ekrani apo duke mos ndërvepruar kurrë me personin përkatës, por nëpërmjet takimeve, bisedave klinike, testeve psikologjike, pyetjeve dhe seancave terapeutike.”, thekson psikologia.

Por, “pre” e të komentuarit këto diagnoza nuk janë vetëm njerëz që nuk i përkasin fushës. Shpesh herë persona që theksojnë se janë profesionistë të fushës analizojnë banorët e “BBVA”, por jo vetëm, duke vënë diagnoza nga ekrani.

Por sa profesionale dhe e saktë është kjo?

“Vendosja e diagnozave nga ekrani, si në ato raste kur bëhet nga njerëz që identifikohen si “profesionistë” dhe si kur bëhet nga njerëz të thjeshtë me njohuri të limituara për fushën, është e gabuar, por më tepër në rastin e “profesionistëve”. Kjo sepse një profesionist i vërtet duhet t’a dijë që për vendosjen e diagnozave nuk mjafton thjesht vëzhgimi nga larg i sjelljeve të individëve (e aq më tepër në kushte të pazakonta siç është formati Big Brother) dhe duhet gjithashtu të dijë se diagnostikimi si proces duhet të ndodhë vetëm me miratimin e vet individit, në të kundërt përbën shkelje etike.”, shton ajo.

Madje, vendosja e të tilla diagnozave jo vetëm që nuk është profesionale dhe etike, por përbën shkelje të dinjitetit dhe të drejtave njerëzore të këtyre personazheve.

Megjithatë, siç ekspertja thekson, Gjesti nuk është rasti i vetëm që ky fenomen haset. Shumë herë, njerëz të ndryshëm shkruajnë se dikush vuan nga një problem i caktuar i shëndetit mendor, referuar sjelljeve që tregojnë në ekran. Madje, shpesh herë të tilla diagnoza përdoren për të fyer dikë.

“Rasti i Gjestit nuk është i vetmi që ka tërhequr vëmendjen time, përfundime të tilla të pasakta i has vazhdimisht në komente edhe për personazhe të tjerë, i kam hasur edhe vitet e kaluara dhe gjithmonë është e njejta histori: ka atje jashtë njerëz që dalin në përfundime që dikush është bipolar, skizofren, narcizist, me OCD, psikopat etj. vetëm duke i vëzhguar nga ekrani. Ndonjëherë edhe vetë këta personazhe e cilësojnë njeri-tjetrin me terma të tillë duke kontribuuar në stigmën që rrethon shëndetin mendor. Termat e mësipërm janë diagnoza serioze, ndonjëherë nuk mjafton as opinioni i një profesionisti të vetëm për të dalë në përfundim por kërkohet opinioni i një ekipi multidispilinar për të dalë në përfundime sa më të sakta.”, sqaron Mile.

Diagnozat psikologjike dhe psikiatrike ndryshojnë nga diagnozat mjekësore ku ndonjëherë mjafton një skaner apo analiza për të dalë në një konkluzion të caktuar, çrregullimet psikologjike janë më komplekse se kaq prandaj dhe duhet maksimumi i kujdesit në diagnostikimin e tyre sepse nuk janë aq lehtësisht të identifikueshme sa mendohet. Përpos kësaj, në fushën e psikologjisë, diagnoza nuk është veçse një emërtim dhe nuk përkufizon kurrësesi një individ, nuk përfaqëson atë që ai është.

Edukimi dhe informimi mbi problemet e shëndetit mendor nuk bëhet me qëllimin që ne të dalim sa më lehtësisht dhe shpejtë në përfundime bazuar në sjelljet që të tjerët shfaqin, përkundrazi bëhet që të kuptojmë më mirë natyrën njerëzore dhe sa e rëndësishme është të jemi aty emocionalisht për njeri-tjetrin në vend që të kategorizojmë unikalitetin e gjithsecilit në etiketa e diagnoza të marra shabllon/Te drejtat e lajmit ANABEL!

Tags: bbvaIlva Mile

Related Posts

Arsimi në Zl! Mësoi dhe edukoi breza, humb jetën një nga arsimtaret më të dalluara të Tropojës
Të Fundit

Arsimi në Zl! Mësoi dhe edukoi breza, humb jetën një nga arsimtaret më të dalluara të Tropojës

November 6, 2025

Dushë Dega, mësuese në shkollën 9 vjeçare "Besëlidhja e Malësisë" në Bajram Curri, ka ndërruar jetë këtë të enjte në...

Read moreDetails
LAJM I TRISHTE: Ish banorja e BBVA në Zl, humb njeriun e zemrës ‘Ma theve prap zemrën…’
Të Fundit

LAJM I TRISHTE: Ish banorja e BBVA në Zl, humb njeriun e zemrës ‘Ma theve prap zemrën…’

November 6, 2025

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një lajm të trishtë:...

Read moreDetails
Thellohet dhimbja! Dy vëllezërit u vr*në në derë të shtëpisë, para 3 ditësh kishin v*rrosur të atin
Të Fundit

Thellohet dhimbja! Dy vëllezërit u vr*në në derë të shtëpisë, para 3 ditësh kishin v*rrosur të atin

November 6, 2025

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në fshatin Gullbovc të Malishevës ka tronditur fshatin dhe jo vetëm. Dy vëllezër janë...

Read moreDetails
Kr*m tronditës në familje! Dhëndri vr*t dy vëllezërit e gruas, dyshohet se…
Të Fundit

Kr*m tronditës në familje! Dhëndri vr*t dy vëllezërit e gruas, dyshohet se…

November 6, 2025

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që...

Read moreDetails
Po priste të mbaronte turnin, por nuk e dinte që po i vinte vd*kja! Humb jetën punëtori 21 vjecar në vend, dyshohet se…
Të Fundit

Po priste të mbaronte turnin, por nuk e dinte që po i vinte vd*kja! Humb jetën punëtori 21 vjecar në vend, dyshohet se…

November 6, 2025

Sot rreth orës 06:30, një punonjës 21-vjeçar, J.B., dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një fabrikë në Bathore...

Read moreDetails
TRAGJIKE NE VEND: 17 vjecarja konsumon një sasi medikamentesh, URGJENTISHT dërgohet në spital
Të Fundit

TRAGJIKE NE VEND: 17 vjecarja konsumon një sasi medikamentesh, URGJENTISHT dërgohet në spital

November 6, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një vajzë 17-vjeçare ka tentuar t’i...

Read moreDetails
Nuk mbahen lotët nga kjo video e RRALLE e Fatos Nanos ‘Jam i pishmanit që bëra…’
Të Fundit

Nuk mbahen lotët nga kjo video e RRALLE e Fatos Nanos ‘Jam i pishmanit që bëra…’

November 6, 2025

Lideri historik i së majtës shqiptare dhe arkitekti i Partisë Socialiste, Fatos Nano nuk jeton më. Ai mbylli sytë në...

Read moreDetails
Jeni përgaditur? Moti për sot na surprizon të gjithëve, ja cfarë ndodh pasdite
Të Fundit

Jeni përgaditur? Moti për sot na surprizon të gjithëve, ja cfarë ndodh pasdite

November 6, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në...

Read moreDetails
NAMI I LEKUT! Këtyre 3 shenjave do u mbushen xhepat plot, ja cfarë i pret nga sot e mbrapa
Të Fundit

NAMI I LEKUT! Këtyre 3 shenjave do u mbushen xhepat plot, ja cfarë i pret nga sot e mbrapa

November 5, 2025

Më 5 nëntor 2025, Hëna në Dem sjell mundësi të reja për rritje dhe prosperitet për tre shenja të zodiakut....

Read moreDetails
LAJMI I FUNDIT: PIagosje me a*më zjarri në Tiranë, i riu shkon në spital me pIagë në trup!
Të Fundit

LAJMI I FUNDIT: PIagosje me a*më zjarri në Tiranë, i riu shkon në spital me pIagë në trup!

November 5, 2025

Një 30-vjeçar është dërguar për mjekim spital, i plagosur me armë zjarri në pjesën e krahut. 30-vjeçari me iniciale E....

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.