Krisa Çaushi, një prej moderatoreve të Radio Televizionit Shqiptar do të bëhet pjesë e Big Brother Vip Albania, sipas Vip Magazine.

Sipas burimit, Krisa do të bëhet pjesë e reality showt më të ndjekur në Shqipëri në primen e mbrëmjes së kësaj të shtune.
Krisa nuk është emri i parë në këtë edicion të BBVA që vjen nga ekrani i RTSH-së.
Mes tyre janë edhe Gerta Gixhari dhe Valbona Mhilli, e cila u largua nga ky televizion në emisionin e mëngjesit, për t’u zëvendësuar pikërisht nga Krisa.