Rikthimi i Amberit, Jozit dhe G-Banit ka ndezur sërish atmosferën në Big Brother VIP Albania, duke krijuar dinamika të reja dhe përplasje të forta mes banorëve.

Një nga debatet më të ashpra ka qenë ai mes G-Banit dhe Eglit.
Bani nuk ka kursyer fjalët e rënda, duke e quajtur Eglin “patericë të të tjerëve”, ndërsa e ka cilësuar gjithashtu si “budallaqe”, “psikopate, e luhatur” dhe “shtrigë”.
Madje, Bani i tregoi Eglit se e ka dëgjuar të rënkojë në krevat me Gjestin.
Ky konflikt e ka prekur shumë Eglin, e cila është tensionuar dhe ka shpërthyer në lot, duke deklaruar: “Do të lë shtëpinë!”