Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Fryrja e barkut, alarmi i heshtur i trupit tonë! Altin Joka tregon arsyet pse na fryhet barku dhe si të shpëtojmë

October 22, 2025
in Këshilla AI
1
VIEWS

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka,

i cili foli për fryrjet e barkut, fryrjet e zorrëve, për gazrat që krijohen dhe si mund t’i stabilizojmë.

“Fryrja e barkut është një proces kompleks që nis që nga momenti që kemi futur ushqimin në gojë, kalimi në stomak, e më pas fermentimi”,

tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se kur ushqimi arrin në zorrët e trasha, formohen gazrat, pasi të gjitha bakteret tona duan të ushqehen dhe teprica e gazrave mund të shkaktojë probleme.

TëFundit

Vuani nga dhimbja e mesit? Ja çfarë këshillojnë ekspertët për ta lehtësuar

Vuani nga dhimbja e mesit? Ja çfarë këshillojnë ekspertët për ta lehtësuar

October 28, 2025
6 gabimet që ju shëndoshin shumë nëse i bëni para se të flini

6 gabimet që ju shëndoshin shumë nëse i bëni para se të flini

October 27, 2025

Problemi me gazrat mund të shkaktohet nga mungesa e disa enzimave në organizëm, apo mund të kemi intolerancë ndaj laktozës. Ushqimi me shumë kripë është gjithashtu një element që krijon gazra dhe fryrje të barkut, pasi reduktohet sasia e ujit në organizëm.

Konsumimi i ushqimit në mënyrë të shpejtë është një element tjetër që ndikon, pasi gjatë ushqimit mund të gëlltisim gazra që krijojnë probleme.

Një element tjetër janë çrregullimet e zorrës, si sindroma e zorrës së irrituar, apo rritja e baktereve të këqija në zorrën e hollë.

Problem tjetër janë edhe ulçerat që shkaktohen te zorrët e holla. Përdorimi i ilaçeve në sasi të mëdha është një tjetër element që krijon probleme me fryrjen e zorrëve. Stresi dhe ankthi gjithashtu kanë shumë ndikim në fryrjen e zorrëve dhe barkut, pa harruar dhe kequshqyerjen.

“Çdo njeri duhet të jetë doktori i vetvetes, duke testuar ushqimet që i krijojnë probleme”, theksoi Joka.

Por cilat ushqime na bëjnë më mirë për të evituar gazrat dhe fryrjen e barkut?

Rekomandohen ushqimet e gatuara sa më mirë, ushqime që kanë nivele të pakta të fruktozës, si bananet, pjepri. Duhen shmangur drithërat; duhen konsumuar kuinoa dhe çajrat si xhinxheri, mentja, kamomili. Kryesisht lakra, qepa, produktet e qumështit krijojnë gazra, pa harruar pijet me gaz dhe ushqimet me fruktozë. Në aspektin e ushqimit, kur konsumojmë ushqim shpejt apo kur flasim, marrim ajër dhe kjo krijon fryrje në zorrë.

“Nëse zvogëlohet numri i baktereve të dobishme në zorrë, krijohen gazra të tepërt pas çdo ngrënie”, shtoi Altini, duke theksuar se konsumi i duhanit dhe alkoolit e irriton zorrën.

Por cilat janë disa këshilla naturopatike për të normalizuar situatën?

Së pari, përdorimi i uthullës së mollës; një tjetër element është përzierja e xhinxherit, disa fetave molle dhe mjaltit me limon. Çaji i karafilit, vaji i karafilit apo i qymyrit të aktivizuar. Nuk duhet të harrojmë ushqime që kanë nivele të larta të probiotikëve. Konsumi i koprës, finokut, borzilokut është shumë efikas, sikurse çaji i mentes. Ananasi gjithashtu është shumë i mirë.

Related Posts

Vuani nga dhimbja e mesit? Ja çfarë këshillojnë ekspertët për ta lehtësuar
Këshilla AI

Vuani nga dhimbja e mesit? Ja çfarë këshillojnë ekspertët për ta lehtësuar

October 28, 2025

Dhimbja e mesit është një simptomë që pothuajse çdo i rritur do ta përjetojë në një moment të jetës së...

Read moreDetails
6 gabimet që ju shëndoshin shumë nëse i bëni para se të flini
Këshilla AI

6 gabimet që ju shëndoshin shumë nëse i bëni para se të flini

October 27, 2025

Duke parë që sa vijmë dhe shëndoshemi, jo vetëm që na shqetëson dhe na mërzit, por gjithashtu mund të jetë...

Read moreDetails
Kjo barishte teper e njohur sipas Blerina Bombajt qeteson dhimbjet e nje problemi qe zakonisht prek moshat mbi 40 vjece
Këshilla AI

Kjo barishte teper e njohur sipas Blerina Bombajt qeteson dhimbjet e nje problemi qe zakonisht prek moshat mbi 40 vjece

October 26, 2025

Hithrat kanë veti antialergjike dhe qetësojnë dhimbjet e kyçeve Vitaminat dhe mineralet Hithrat janë një burim i mirë proteinash. Ndërkohë...

Read moreDetails
Fuqia e gjetheve të fikut: Një perlë e fshehur për shëndetin tuaj
Këshilla AI

Fuqia e gjetheve të fikut: Një perlë e fshehur për shëndetin tuaj

October 25, 2025

Kur mendojmë për pemën e fikut, shpesh mendja jonë shkon drejt frutit të ëmbël e të shijshëm që është shijuar...

Read moreDetails
Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj
Këshilla AI

Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

October 24, 2025

Ndiheni të lodhur vazhdimisht dhe pa energji? Kjo situatë mund të jetë jashtëzakonisht zhgënjyese për t’u përballuar, veçanërisht nëse nuk...

Read moreDetails
Mos i neglizhoni, këto shenja në fytyrën tuaj tregojnë se keni tension te larte
Këshilla AI

Mos i neglizhoni, këto shenja në fytyrën tuaj tregojnë se keni tension te larte

October 23, 2025

Shumë veta e injorojnë mpirjet e vogla në faqe dhe nuk duhet ta bëjnë këtë. Shenjat e tensionit të lartë...

Read moreDetails
Çaj mali dhe shegë, kura e fuqishme për shëndetin, ja per cfare sherben
Këshilla AI

Çaj mali dhe shegë, kura e fuqishme për shëndetin, ja per cfare sherben

October 21, 2025

Të kombinuara bashkë, vlerat e çajit të malit dhe shegës shndërrohen në një superfuqi të dyfishtë. Çaji i malit dhe...

Read moreDetails
Anila Kalleshi: Kura 1 javore për diabetin, kolesterolin në gjak, veshkave dhe shtatëzaninë. Ja perimja e stinës që nuk duhet të mungojë në tavolinat tuaja
Këshilla AI

Anila Kalleshi: Kura 1 javore për diabetin, kolesterolin në gjak, veshkave dhe shtatëzaninë. Ja perimja e stinës që nuk duhet të mungojë në tavolinat tuaja

October 20, 2025

Nëse keni probleme me veshkat, diabetin apo kolesterolin në gjak kura 1 javore me lëngun e bamjeve do të ishte...

Read moreDetails
Kujdes këto 5 ÇAJRA mund të jenë të RREZIKSHËM për shëndetin tuaj…
Këshilla AI

Kujdes këto 5 ÇAJRA mund të jenë të RREZIKSHËM për shëndetin tuaj…

October 19, 2025

Dihet se çaji jep shumë përfitime për shëndetin, por kjo nuk do të thotë që nuk ka asnjë rrezik. Në...

Read moreDetails
Njihuni me ushqimet, që luftojnë plakjen e trurit…
Këshilla AI

Njihuni me ushqimet, që luftojnë plakjen e trurit…

October 19, 2025

Hulumtimet e fundit kanë nxjerrë në pah një përparim të rëndësishëm në fushën e shëndetit të trurit dhe parandalimit të...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.