Egli Tako do të debutojë këtë sezon si moderatore në Top Channel.
Burime për “Vip Magazine” bëjnë me dije se ajo do të jetë pjesë e emisionit “E Diell”, i cili transmetohet çdo të dielë.
Ky është angazhimi i parë i saj si moderatore në ekran, pas disa projekteve muzikore dhe eksperiencës në “Big Brother Vip”.
Egli është komentuar shpesh në media edhe për marrëdhënien e saj me reperin Gjesti, me të cilin u lidh gjatë spektaklit.
Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë së fundmi disa foto ku shfaqet duke u përgatitur për nisjen e këtij projekti televiziv.